Përdoruesi:Evis Fico
Evis Fico ka lindur në qytetin e Gjirokastrës më 16 shtator 1978. Fillimisht, ajo kultivoi edukimin e saj në institucionet më të mira arsimore të qytetit(, duke vijuar më tej shkollimin jashtë vendit ku ndoqi Fakultetin e Drejtësisë, Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Universitetin Kombëtar të Athinës( Εθνικό και Καποδιστριακό Πανεπηστίμιο Αθηνών) , ku u diplomua si juriste dhe më vonë u specializua në Shkenca Politike.
Gjithashtu, ajo ka ndjekur studime pasuniversitare dhe një sërë trajnimesh kualifikuese, brenda dhe jashtë vendit, si Letoni, Hungari, Francë etj, të cilat e kanë kalitur akoma edhe më shumë edukimin e saj duke e çuar përherë në një nivel të ri.
Si pjesë e një trungu familjar të njohur për personalitete të shumta që i kanë shërbyer me përulësi atdheut në faza të ndryshme të historisë, znj. Fico ndoqi po të njëjtën traditë duke e vendosur shkollimin e saj në dispozicon të shtetit shqiptar.
Pas kthimit nga studimet, gjatë viteve 2006 – 2019, ajo ka mbajtur një sërë pozicionesh në administratë ku është dalluar dhe vlerësuar për angazhimin e saj në mirëqeverisje të detyrave që i ishin caktuar. Midis të tjerash, ajo mbahet mend si anëtare e grupit të punës për liberalizimin e vizave, puna e së cilës u vlerësua me nota të shkëlqyera nga ekspertët ndërkombëtarë.
….
Në vitin 2019, znj. Evis Fico është emëruar si këshilltare për marrëdhëniet me parlamentin në Ministrinë e Drejtësisë ku efektivisht ka kontribuar në realizimin e mjaft detyrave të rëndësishme duke përfaqësuar denjësisht institucionin.
Ndërkohë, prej fillim vitit deri në Tetor 2021, znj. Fico mbajti postin e Drejtoreshës së kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë krah ish ministres Etilda Gjonaj ku udhëhoqi drejt finalizimit një mori arritjesh. Ajo ka qenë njëherazi anëtare e delegacionit shqiptar në Grupin e Shteteve Antikorrupsion të Këshillit të Evropës/GRECO.
Më tej, ajo vijoi punën pranë kabinetit të ministres së Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj si këshilltare ligjore e specializuar në fushën e antikorrupsionit, detyrë të cilën vijon ta mbajë ende.
Znj. Fico ka marrë mjaft vlerësime brenda dhe jashtë Shqipërisë, për meritat dhe cilësitë e saj të dallueshme në punë dhe angazhime të tjera të cilat kanë kristalizuar ambicien për të vijuar më tej misionin e saj për ligj dhe drejtësi.
Krahas angazhimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, znj. Fico njihet si aktiviste e të drejtave të njeriut kryesisht të grave dhe grupeve të margjinalizuara, të drejtave në punë, duke kontribuar si pjesëtare e shoqërisë civile dhe eksperte e fushës për vite me radhë. Ajo është njohëse e gjuhës Greke(përkthyese zyrtare), angleze dhe italiane.