Familja Bademi
Familja Bademi (Petrela) Si një familje fisnike autoktone tiranase, ( Haxhi Petrela Bademi 1897 - 1963 ). Historia dhe gjeonologjia e kesajë Familje,njihuni me fakte historike ,duke sjelle materjale te mara apo te trasheguara nga pjestaret tanë të kësaje familje,ndër vite.Do donim që kjo të jetë një nisëm për këdo që do kishte dëshiren e mirë ,të njihej me një historik te një trungu familjar siç është trungu i familjes sonë. __ Historia e një familje autoktone Tiranse ( Tironsish ) I.Histori që daton në shekullin e 18-të . I.Petrela dhe T.Kademi , reciprokisht në vitet , 1864 dhe 1878 ,lindur në Tiranën e asaj kohe ishin dy të rinj , që kaluan një femijri , ndryshe nga njëri tjetri. Kjo pasqyrohej, si për nga pozita e rangu shoqëror ashtu dhe ai ekonomik. Ai rridhte nga një familje e kamur tiranase, ndërkohë që ajo vinte nga një familje tiranase e shtersës së mesme.Kjo kohë i përket asajë perjudhe , kur shqipëtarët bënin përpjekjen e tyre të madhe për mbijetesë. Perjudhe kur Turqit sundonin ende shqipërin . Nëpërmjet kërcënimeve dhe presoneve, detyronin njerzit tju besonin atyre , hoxhallarve apo mashtruesve te rrugës .Duke i detyruar ata , që të jenë shpesh , preh e tyre , e pa kushte. Në një moshë të re I.Petrela, u njoh me një vajzë, dhe siç e donte tradita e soj , vajza duhet të ishte “Femër shqiptare pa havale”. Nga kjo lidhje , lindi një femijë, djalë . Vajza e quajtur Tire , një herë të vetme vizitoi shtëpinë e të shoqit, dhe shkoi siç e desh zakoni atje , nuse me çarçaf, bashkë me djalin. Familja e djalit, kurrë se si, sdo pranonte, që i biri të martohej me një vajzë të shtresës së varfër (siç e konsideroni ata ) familjen e vajzës.Si shkëmbim , ata i dhanë asajë (nënës së fëmijës ) për nipin e tyre ( ndërkohë që vetë ata , kërkuan ti vënë dhe emrin, Haxhi fëmijës së porsa lindur ) një tokë , ku sot ndodhet pertej urës së lanës në Tiranë pranë urës së tabakve tek rruga e elbasanit. Në trupin e fëmijës së porsa lindur, rridhte gjaku i familjes Petrela. E ema e fëmijës , Tiria . për tu hakmarrë ndaj familjes së babait të fëmijës , nuk pranoi që ti vendoste fëmijës së porsa lindur mbiemrin e të jatit (Petrela) por preferoi , që fëmija të mbante mbiemrin e sajë Kademi. Fëmija i rritur , u rinua, dhe shquhej për temperamentin e tijë dhe zgjuarsinë (mbase , këto veti i trashëgoi nga i ati i cili ishte i arsimuar) Haxhiu ,në një moshë shum të re , mori pjese në Luftën e Parë Boterore , duke i shërbyer forcaave austro - hungareze ,me detyrën , si furrëtar, bukë pjekës... (zanat i marë e trashëguar nga familja e të jatit Petrela, të cilët dispononin shumë ambjente si furra pjekje në Tiranën e asajë kohe ). Kjo perjudhë , në jetën e Haxhiut , ishte një lloj prove, për ti treguar vetes dhe atyre qe e rrethonin, se ai ishte i aftë të përballonte gjithshka vetë në kohë të vështira.E ëma e Haxhiut , Tiria , martohet përsëri dhe nga martesa e dytë ajo lind dy fëmijë. Pra Haxhiu, tani më kishte një vëlla e një motër nga e ëma .Gjatë rinisë së tijë, ai u mor kryesisht me zantin e furrava të pjekjes. Në moshën 16 vjeçare Haxhiu dinte 3 gjuhë të huaja , Arabisht Turqisht , dhe Hungarishten më vonë pranë Italainve ku shërbeu si furrë pjekës mësio dhe gjuhën Italane .Tërmeti i vitit 1926 u bënë shkak për rritjen e këresave për lendët e para të ndërtimit të asajë kohe .Gjatë rrjedhës së lumit të Tiranës , shumë biznese artizanale shtriheshin përgjatë tij.Një ndër këto biznise qe dhe prodhimi i tullave , tjegullave dhe qerpicit ( nje lloj tulle prej balte ) si dhe shume enëve prej balte , ku me pas këto piqeshin në furra artizanale, Lënda e parë për djegje ishte shqopa, një lloj drize që rritej , pranë lumit .Sistemi monarkik i sapoinstauruar në Shqipëri krijoi sigurinë dhe qetësinë e nevojshme për bizneset që u ngritën në qytet, ndërsa marrëdhënia e ngushtë politike me Italinë mundësoi një tregti të ethëshme me brigjet përtej Adriatikut .Kjo i mundësoi Haxhiut të hapte dhe furrën e parë të pjekes në ambjentet e famijes së të jatit (Petrela ) atje ku dikurë ndodhej pazari i vjetër (rruga Qemal Safa ) .Një tjetër biznes, me të cilin u mor Haxhiu ishte dhe tregtia. Ajo përbehej kryesisht prej lendve ushqimore, si misri , mjelli , mastika , prodhime shajaku të cilat i tregtonte tek marketi i krijuar brenda ambjenteve të banesës, nga ku i shërbente, gjithë lagjes përtheth.Me përmirsimin e kushteve të jetesës, ai krijoj dhe biznesin më fitim prurës (siç janë sot taksitë ) Ai krijoj "flotën" e Pajtonve , karrocat me kuaj, që shërbenin për transportin e njerzve brenda qytetit, dhe mallarave.Arritë të punsojë , në bizneset e tijë, shumë njerëz, që kishin dëshirën e mirë , për të punuar, njerëz fukarenj e të sinjqertë.Gjatë këasjë perjudhe që flasim, Haxhiu ishte i martuar , me një vajzë nga qyteti i durrsit. E bija e një Hoxhe. E shoqja e tij, quhej Emine Mezi nga i jati.Nga kjo martesë e Haxhiut me zonjën Emine ata sollën në jetë shtatë fëmijë.Katër djem dhe tre vajza.Djemt e Haxhiut i quanin, Ramazan , Zydi , Muhamet dhe djali i vogël Myslymi ..Ndërsa vjazat i quanin Tire , Sanije dhe vajza e pleqërisë Makbule.Në këtë lagje të vjetër të tiranës , që quhej ndryshe Braka , familja ishte e "rrethuar" me familje te varfra, por të ndershme , të rracave nga më të ndryshmet.Në këtë lagje banonin dhe motra me vëllanë nga nëna të Haxhiut, të cilit i përkisnin një sekti tjetër . Por , harmonia e kushtëzuar nga nevoja për mbi jetesë , i kishte eleminuar në zero këto dallime, për mos thënë ishin mos ekzistente.Haxhiu si fëmija e parë, dhe në gjendje të shkëlqyer ekonomike , ndihmoi motrën e tij duke i blerë dhe truallin e tokës së shtëpisë, të cilin gëzojnë dhe sot trashgimtarët e saj.Me çlirimin e shqipërisë dhe ardhjen e komunizmit , në vitin 1947 do behej dhe ndryshimi i kartmonedhës vendase, e cila do zbulonte nëpërmjet konvertimimit fuqinë ekonomike të familjeve me emër në tiranë.Franga do konvertohej me Lekun në raportin 1/9.Kjo në një farë mënyre për ata që nuk i kishin kthyer frangat në florinj , do zbulonte ata që komunizmi do i konsideronte si kuklakë.Me sloganin “Toka i takon atij që e punon”, qeveria e parë komuniste shqiptare në periudhën 1945-1946, ndërmori nëpërmjet disa fazave një reformë agrare radikale për shpronësimin e pronarëve të mëdhenj e të mesëm të tokave, përfshirë këtu dhe tokat në pronësi shtetërore, të kapitalit të huaj apo ato në pronësi të institucioneve fetare, dhe shpërndarjen e tyre në favor të fshatarëve të varfër e pa tokë.. Kolektivizimi i bujqësisë duhet të shërbente dhe për të aplikuar teorinë e planifikimit të centralizuar në bujqësi, e cila ishte inkopatibël me strukturën e prodhuesve të vegjël privatë e individualë.Nga kjo stuhi reformash nuk shpëtoi as Haxhiu , që deri në atë perjudhë, as që kishte menduar ndonjëherë, për prejardhjen e tij përfshirë këtu dhe mbiemtin .** (Për të qenë sa më të saktë , as vetë Haxhiu, skishte pasur kurrë dëshirë , ta sillte në biseda këtë temë, i ndikuar deri diku psikologjikisht nga faktori "buling" me format e asaj kohe, në fëmijrinë e tij , që kishte mbledhur në raport me të jatin dhe mbiemrin e nënës që kishte trashëguar, i rritur në një ambjent krejt ndyshe , si dhe dallimi prejardhjes së tijë ,me moshatarët në atë lagje që quhej Braka.) Pra , komunizmi pasi ju vuri taksa të pa përballushme , e detyroj Haxhiun në një farë mënyre , të falimentonte, duke sjellë familjen në buzë të katastrofës.Gjatë gjithë jetës së sajë, e shoqja e Haxhiut ( vlen për tu përmendur që Haxhiu ishte një njeri shum përparimtar, si në ide ashtu dhe në këndvështrimin për jetë dhe të ardhmen, me pak fjalë ishte një njeri i veçantë ) Eminia , ishte një amvisë e mirë , që rrallë herë dilte nga pragu i shtëpisë, jo se e pengonte njeri, por ndjente brenda vetes, se atje jasht derës së shtëpisë , nuk do gjente asgjë nga sa ajo kishte trashëguar nga familja e sajë, qoftë kultura, edukata veset apo zakonet.Shpesh herë, pas shumë e shumë vitesh, kur ne fëmijët e femijve të sajë, vizitonim shtëpinë e gjyshërve , as ne nuk na lejonte të dilnim jashtë oborrit të madh e të bukur të mbjellë me hurma, zambakë e lule bore....do ju marin në "syshë" na thonte...Eminea u mor me rritjen dhe edukimin e fëmijve.Por vështëristë ekonomike ,të lindura nga ndryshimet e këtyre raporteve në sistemin e ri komunist e detyruan atë të punësohej në fabrikën e qumshtit në Tiranë.Ajo puoj në atë fabrikë, për pak kohë deri sa ju lidh një penson simbolik nga sistemi i asajë kohe.Puna e vështirë e furrë pjeksit,( me praninë e zjarrit vazhdimisht )ndikuan negativisht në shëndetin e Haxhiut , nxehtësi e çliruar nga furrat i sëmurën mushkritë nga brenda , për mos thënë, se ja kishte tharë. Ky qe një ndër shkaqet , që ai në një moshë relativisht të re, por dhe i brengosur nga mbyllja e aktiviteteve me të cilat merrej dhe ishte në lëvizje të vazhdushme , u detyrua të mbyllej brenda oborrt të shtëpisë së tij. Gjatë viteve 1950 , djali i dytë i Haxhiut , Zydiu , një njeri shum shum i zoti, mëndje mprehtë e i shkathët , bëri të mundur me zgjuarsinë e tijë të hapte një temë brenda familjes e cila kishte dekada që nuk përflitej, sikur dikush ti kishte nëmur , temë e cila do i jepte kthesën një historie sa të dhimbshme por dhe aq tragjike. Zydiu , punonte si krye redaktor dhe krye kontrollor i gjithë shtypit të elitës shqiptare në atë kohë ,të broshurave të sistemit e deri tek periodikët e përditshëm .Ai , me punën e kryer , kishte fituar besimin e qeverisë e partisë. Ai mundësoi pas shum kërkimesh e bisedash mes tijë dhe të jatit si dhe rrethit fare fisnor përfshirë këtu dhe të familjes Petrela nga gjyshi tij, të nxjerrë në dritë një të vërtetë e cila do i distanconte dhe do i jepte përmasat rreale familjes. Kjo solli si rrezultat,që mes proceseve vendim marrëse e gjyqësore ( ku në kohën e komunizmit, fallcifiki,kopjimi dënoheshin rreptë me heqje lirie ) ndryshimin e mbiemrit. Pra mbiemri Kademi , që mbante familja, në respekt të gjyshes së madhe dhe familjes së sajë, nuk përfaqsonte vazhdimsinë e familjes së Haxhiut . Gjithësesi ata u përballën dhe me faktin, se ndryshimi që do pasonte , nuk duhet të përmbante as mbiemrin e të jatit të Haxhiut, I.Petrelës (me asyen se familja e tij braktisi nën bashkë me foshnjen e sajë ) !
Ndaj për të kënaqur të gjitha palët , por dhe për tu distancuar nga diçka që nuk i përkisnin, e nuk i përfasonte, si nga ana farefisnore ashtu dhe genetike , ata vendosën të marrin një mbiemr, atë që trashëgojn dhe sot , Bademi.