Jump to content

Përdoruesi:Fatjeta Gashi/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjimnazi “Haxhi Zeka”

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjimnazi “Haxhi Zeka” është shkollë e mesme e lartë,e përgjithshme,3-vjeçare dhe gjendet në Istog.Njihet si një ndër gjimnazet më të mira të Kosovës si dhe është i vetmi gjimnaz në komunën e Istogut.Si në çdo gjimnaz tjetër,ekzistojnë dy drejtime:shkenca natyrore dhe shkenca shoqërore.

Në gjimnazin “Haxhi Zeka” janë 33 paralele dhe gjithsej 1056 nxënës.

Në dhjetor të vitit 1946, në Istog u themelua progjimnazi me 25 nxënës në fillim. Me ndihmën e organeve të atëhershme arsimore krahinore, këtë progjimnaz e themeloi Abdurrahim Gashi. Veq të përmendurit qe ishte edhe drejtor i këti progjimnazi.

Progjimnazi ka qenë bërthama e shkollës së mesme në Istog. Në reformën shkollore te vitit 1950, shkollat fillore fituan statusin e tetëvjeçares, andaj progjimnazi i këtushëm u suprimue, mbeti këtu një vakum i gjatë deri në vitin shkollor 1962/63.Viti i ngritjes së objektit është përafërsisht viti 1977. Gjimnazi ynë ka filluar të funksionojë në vitin shkollor 1962/63 si paralele e ndarë e Normalës së Pejës me tri paralele ( 2 në gjuhën Shqipe dhe një në gjuhen serbokroate), ndërsa është pavarësuar nga normalja e Pejës në vitin shkollor 1964/65 dhe në këtë vit shkollor u shëndrrua në gjimnaz.

Duke pasur parasysh reformat në arsim edhe kjo shkollë pësoj ndryshime konformë reformave duke kaluar nga sistemi katërvjeçar në atë trevjeçar dhe më në fund si shkollë për zbatimin e KKK-ës dhe KB.

Periudhën më të vështirë që e përjetoi kjo shkollë sikur edhe çdo shkollë shqipe ishte prej vitit 1991 deri 1999. Në këtë periudhë punuam jashtë objektit tonë shkollor, pa kushte elementare të shkollimit profesional.Procesi edukativo-arsimor u organizua në shtëpi-shkolla, e shpërndarë në këto lokalitete:Istog-Cerrcë,Vrellë-Studenic,Gurrakoc-Tomc,Saradran dhe Rakosh.

Kultura e mësimnxënies

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazë për kulturë të mësimdhënies dhe nxënies është njohuria profesionale cilësore dhe praktika e mësimdhënies dhe mësimnxënies të cilat elemente edhe sipas projektit të udhëhequr nga ekspertët norvegjezë të mbajtura me stafin mësimor të shkollës në fillim të procesit të punës së shkollës.Pastaj kemi vazhduar edhe me aktivitete të tjera trajnuese me qëllim që stafi të jetë i përgatitur për mësimdhënie të suksesshme e me këtë rast nxënie të bazuar në kompetencë.

Si shtesë, shkolla mund të ndihmojë që ta bëjë përvojën në shkollë dhe mësimnxënien më atraktive dhe praktike përmes një kurrikule kreative shkollore, e cila u ofron studentëve më shumë mundësi t’i studiojnë lëndët që janë të lidhura me nevojat e tregut në rrethinën ku ata jetojnë, urbane apo rurale.

Që nga viti shkollor 1964/65 e deri me tani në këtë shkollë mijëra nxënës kanë përfunduar shkollën e mesme dhe kanë vazhduar studimet në universitete të ndryshme ku janë ekspertë në fusha dhe lami të ndryshme të jetës.

Stafi administrativ i shkollës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ibrahim Bytyçi - Drejtor

Sinan Blakaj - Zëvendës drejtor

Lindita Kaliqanaj -KSC


ReplyForward