Përdoruesi:Fieri Gjeografia
FIERI
Fieri është një nga qytetet kryesore dhe të rëndësishme të Shqipërisë. Për herë të parë emri i Fierit ndeshet ne dokumentet osmane të vitit 1737. Atëherë quhej Fierza dhe nuk ishte tjetër veçse një fshat i vogël me disa shtëpi të vogla. Fieri është qytet bregdetar në Shqipërinë e jugut. Rrethi i Fierit ka një sipërfaqe prej 787 km² dhe me një popullsi e cila sipas përllogaritjeve eshte qyteti i dyte me popullsine me te madhe ne rajon me 296.324 banorë.Ai ka një vijë bregdetare të konsiderueshme që shtrihet nga grykëderdhja e lumit Vjosë deri në grykëderdhjen e lumit Seman në kufijtë e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.Gjithashtu pjesë e saj është dhe parku arkeologjik i Apollonisë, krahas objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore. Bregdeti i Mesdheut është më pak se 20 kilometra nga Fieri. Tirana është 100 kilometra më në veri. Qyteti është një vend i rëndësishëm për industrinë shqiptare. Megjithatë, shumë nga objektet e vjetra tani janë të braktisura dhe të lënë pas dore. Kjo vlen edhe për termocentralin e vjetër të naftës Fier-TEC, rrënojat e të cilit tashmë po kalben dalëngadalë. Disa prej fshatrave jane: Levan ,Arapaj, Bishan Marinez, Libofshë, Mbrostar, Darezeze, Ruzhdije ,Luar ,Seman Sheq ,Velmish.Dhe 3 Bashkite e Fierit jane: Patos,Roskovec,Fier.
Rrethi i Fierit gjithashtu ofron dhe potenciale të rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij. Në përgjithësi kemi të bëjmë me një rajon fushor me lartësi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore. Edhe relievet kodrinore janë përgjithësisht te buta dhe te mundshme për shfrytëzim bujqësor. Në zonat e rrafshëta zhvillohen tokat e hirta kafe. Kemi edhe lloje te veçanta tokash si aluvionale qe takohen ne luginat e Semanit e Vjosës, tokat e kripura qe shtrihen ne Hoxhare si dhe tokat moçalishte te Roskovecit. Ne rrethin e Fierit shtrihet një pjesë e Myzeqesë se Madhe, Myzeqeja e Vogël dhe fushat e Frakullës e te Cakranit. Rrethi i Fierit është ekonomikisht një nga rrethet me te zhvilluara te Shqipërisë. Ne këtë zhvillim veçojmë tre periudha te rëndësishme kohore: paraçlirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990. Persa I perket vlerësimit turistik nënkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. Elementë të tillë si: veshja, këngët dhe vallet, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh vlera të rralla e të papersëritshme.
Muzeu Historik Fier, një thesar i pashfrytëzuar në zemër të Myzeqesë
Muzeu Historik eshte një nga institucionet më të rëndësishme muzeore në Qarkun e Fierit ai përmban një fond të pasur objektesh materiale, artefaktesh dhe veprash arti, ku përfaqësohen historia, etnografia dhe kultura popullore. Përpjekjet e para për ngritjen e një muzeu në Fier lidhen me arkeologun e njohur Leon Rei në vitin 1936. Ky muze do të ishte i karakterit arkeologjik, me objektet e zbuluara gjatë gërmimeve në qytetin antik të Apolonisë, por nuk u realizua. Ngritja e muzeut u bë realitet vetëm pas çlirimit. Si hap i parë shërbeu një ekspozitë për faunën dhe florën e rrethit, si dhe një ekspozitë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me fotografi, dokumente, kujtime, objekte dëshmorësh etj., që u ekspozuan në një mjedis prej dy dhomash në një godinë pranë ish-turizmit.
Në vitin 1951 muzeu u transferua në lagjen “Liri”, në një mjedis prej tri dhomash, nga të cilat njëra dhomë ishte për LANÇ, njëra për etnografinë, tjetra për faunën dhe florën dhe korridori për objektet arkeologjike. Një zhvendosje e dytë u krye në vitin 1953, ku muzeu u vendos në një godinë dykatëshe, sot lagjja “Apolonia”. Që nga 18 korriku i vitit 1978, muzeu historik u vendos në ndërtesën dykatëshe që është edhe sot në lagjen “Kastriot”. Për ngritjen e tij punuan profesor Neritan Ceka; Myzafer Korkuti, arkeolog; prof. Paskal Milo, historian; dr. Iljaz Gogaj, historian; Kleanthi Dedej, studiues; piktori Vilson Kilica; arkitekti Mauricio Bega etj. Në përbërje të tij, muzeu ka pavijonin e arkeologjisë, ku mbi 70% janë objekte origjinale; pavijonin para dhe pas shpalljes së pavarësisë deri në vitin 1939 dhe eksponatin etnografik (ku paraqiten veshjet e trevës dhe objekte të përdorimit të përditshëm prej balte, hekuri, xunkthi, druri etj). Ka një fond të pasur arkivor në kujtime, ngjarje e data historike për LANÇ, studime historike, objekte të dëshmorëve dhe heronjve, veteranëve, armë mesjetare, të Rilindjes, të Luftës së Parë e të Dytë Botërore, si dhe një fototekë e filmotekë të pasur.