Përdoruesi:Fisnik Tërshana/sandbox
Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale është degë ekzekutive e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).[1]
Misioni i saj është mbrojtja e shëndetit publik nëpërmjet garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të produkteve medicinale të plasuara në Kosovë.
Me qëllim të përmbushjes së këtij misioni, AKPPM përqendrohet në identifikimin dhe mënjanimin e problemeve me të cilat përballet sektori farmaceutik në Kosovë.
Historik:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AKPPM është themeluar në vitin 1999, fillimisht me emërtimin “Autoriteti për Rregullativ të Barnave i Kosovës” (ARBK), kurse në bazë të udhëzimit administrativ 7/2000 i 23 Marsit të vitit 2000 u bë ekzistimi legal i saj si Agjenci Ekzekutive e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës. Më vonë, baza ligjore e AKPM-së u rregullua me Ligjin nr 2003/26 i ndryshuar në vitin 2010 me Ligjin 03/L 188 për produkte dhe Paisje Medicinale, i cili ka hyrë në fuqi më 15 nëntor të vitit 2010.
Rregullat, detyrat dhe përgjegjësitë e AKPPM-së lidhur me prodhimin, importin, eksportin, mbikëqyrjen, etj. të produkteve dhe pajisjeve medicinale përcaktohen saktë në bazë të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 7 Prill 2014.
Me aprovimin e këtij ligji, AKPPM ka hartuar organogramin e ri duke u bazuar në propozimin e ekspertëve ndërkombëtarë.
Gjatë vitit 2013 AKPPM ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, me vonesa në procedurat e ndryshme të licencimit apo inspektimeve në departamente të ndryshme të saj. Kjo për shkak se janë zhvilluar hetime të cilat kanë rezultuar edhe me arrestime dhe me suspendim të disa zyrtarëve të lartë. Kjo gjë ka ndikuar edhe në krijimin e një opinioni negativ te operatorë të ndryshëm, të cilët kanë kërkuar shërbime në AKPPM.
Pas situatës së krijuar është kërkuar një mobilizim i përgjithshëm nga të gjitha departamentet për zhvillimin e veprimtarive, për të cilat ishte krijuar një vonesë e madhe në kryerje të procedurave të parapara dhe kjo më së miri mund të shihet nga rezultatet e dinamikes se shtuar te punëve, sidomos deri në periudhën e fundit të vitit - 31 dhjetor 2013.
Aktivitetet kryesore të AKPPM-së:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agjencia për Produkte Medicinale e Kosovës (APMK), në kombinim me Doganat e Kosovës, kontrollon importin e produkteve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale. Për importimin e këtyre produkteve kërkohet licenca valide për import.
Disa nga aktivitetet kryesore të AKPPM janë:
· Licensimi i produkteve medicinale pas rekomandimit nga Komisioni për Vlerësimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale (KVPPM);
· Licensimi i importit dhe i veprimtarive dhe aktivitetet përcjellëse;
· Kontrolli i kualitetit dhe kontrolli i efekteve anësore.
Këto aktivitete kompletohen me përcjelljen e administratës (financave, banderolave, arkivës, etj.), si dhe inspektoratit farmaceutik si pjesë shumë e rëndësishme në kuadër të zbatimit të ligjshmërisë.
Importi i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale rregullohet me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, nr. 03/L-188, Neni 14, dhe normat tjera ligjore. APMK është përgjegjëse për mbrojtjen e jetës së njerëzve duke ofruar produkte dhe pajisje cilësore dhe të garantuara mjekësore, dhe shërbime të ndërlidhura me produktet dhe pajisjet mjekësore përmes licencimit të kompanive profesionale dhe individëve.
Sipas Ligjit, AKPPM rregullon prodhimin, importin dhe shpërndarjen e produkteve medicinale, substancave aktive, produkteve bimore, shtesave dietale, substancave joaktive, vitaminave me dozë terapeutike, pajisje mjekësore (makineri për fotografime mjekësore, laserë mjekësorë, pajisje për asistencë jetësore, diagnostifikim artificial, etj.).
Departamentet:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kuadër të AKKPM funksionojnë këto departamente:
· Departamenti i autorizimit për marketing;
· Departamenti i licencimit;
· Departamenti i farmakovigjilencës;
· Departamenti i laboratorit për kontrollin e cilësisë;
· Departamenti i administratës, financës dhe buxhetit.
Për detaje për punën e secilit departament, vizitoni faqen zyrtare të AKKPM. (linku për hiperlink në artikull: https://akppm.com/Departments/SingleDepartment/marketingAuthorization)
Informatat kontaktuese për AKPPM:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Adresa: Lagjja e Spitalit – QKUK, 10000 Prishtinë, Kosovë;
Nr. i telefonit: +381 (0)38 512 066;
e-mail adresa: info@akppm.com
Website-i: https://www.akpm.com/
Orari i punës: 08:00 – 16:00