Përdoruesi:Gigabyte~sqwiki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Partia te Drejtave te Mohuara e Re[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programi 1) Qëllimi

PDM e Re ka si qëllim kryesor, zhdukjen e diferencave ekonomike, morale,politike dhe shpirterore te krijuara për shkak të sundimit komunist mbi shtresa të caktuara të caktuara të shoqërisë.Garantimi i moskthimit të diktaturës komuniste përmes fuqizimit të partisë sonë dhe bërjes së saj një faktor të rëndësishëm në jetën politike të vendit.Krijimi i kushteve për integrimin e shpejtë në B.E dhe Nato.

REALIZIMI I QELLIMIT BAZOHET

1) Krijimin e bazes ligjore per njohjen dhe demshperblimin e ish te denuarve politik dhe te perndjekurve te njohur si te tille nga ligji Nr.7748 dat 29-07-93. Per statutsin e ish te denuarve politike dhe te perndjekurve nga sistemi komunist, ndryshuar me ligjin Nr.7771 dat 07-12-1993.Mbi bazen e kritereve te sotme kushtetuese per demshperblimin e personave te izoluar apo denuar me te pa drejte.

2)Kompensimi moral dhe kerkimi i fjales publike nga ana e shtetit Shqiptar ndaj te gjitha shtresave qe u krijuan per shkak te luftes se klasave , kulaket ,ish pronaret ,te debuarit ,te prekurit.

3)Shpallja si te pa vlefshme dhe mbyllja perfundimisht ndaj publikut te gjitha dosjeve te krijuara nga sigurimi i shtetit dhe te gjitha organet e tjera qe jane mare me perpunimin agjenturor dhe denimin e shqiptareve te caktuar per te qene viktima te luftes se klasave.

4)Zhvillimin e plote dhe te qendrueshem te demokracise dhe shtetit ligjor nepermjet pastrimit te institucioneve publike dhe mentalitetit komunist dhe bartsit e tyre historik.Reformimi i institucioneve shteterore dhe publike per te qene sa me efektive , transparente,qytetare,konkuruese dhe alternative, te pergjithshme dhe te kontrollueshme .

5)Arsimimin dhe kualifikimin e shqiptareve ne pergjithsi dhe vazhdimin e ndihmes per mbushjen e diferencave kulturore dhe arsimore per grupet e diskriminuara me zanafilla nga sistemi diktatorial komunist.

6)Integrimi kombetar kulturor ekonomik ne hapesirat Etnike Shqiptare ne perputhje me kartat nderkombetare dhe me deshiren e vet shqiptareve .

7)Ngritja e vazhdueshme per zgjedhje ,ne te gjitha niveleve kombetare dhe nderkombetare dhe venia kusht ne bashkepunim me palet e tjera nderkombetare.

2) P.D.M. e RE

Mendon se Shqiperia ka nevoje per nje qeverisje te krahut te djathte, ne harmoni me demokracine perendimore dhe me SHBA.

3) Elektorati dhe Aleancat

P.D.M-Re ndryshe nga shume parti nuk pretendon te jete parti e te gjithe popullit.Me statut nuk mirepret dhe kufizon hyrjen ne radhet e saj te ish komunisteve.Mbeshtetja kryesore e jone eshte ajo pjese e elektoratit qe kane vuajtur nga regjimi komunist.Berthama mbesin ish te perndjekurit , ish pronaret dhe kulaket,te pakenaqurit dhe desidentet komuniste.P.D.M-RE nuk ndan elektoratin sipas moshes ,arsimit apo statutit te tere politik. P.M.R-RE ben aleance vetem me te djathten.

4) Programi minimal

Objektivi i programit afatshkurter eshte realizimi i hartimit dhe miratimit te bazes ligjore per kompensim material te ish te perndjekurve politike ,organizimin e partise ne te gjithe vendin ,thirja e kongresit te saj te pare dhe pergatitja per zgjedhje.

Ky objektiv do te arrihet nepermjet

1.Impenjimit serioz dhe konstruktiv ne dialog me aktoret e politikes shqiptare,me grupimet e ligjeshme e perfaqesuese,shoqerine civile dhe me institucionet nderkombetare.

2.Shfrytezimit maksimal te institucioneve te parlamentit, tryezave partiake,dialogut dhe mjeteve te komunikimit me publikun.

5) Programi zgjedhor

P.D.M-RE me programin e saj paszgjedhor synon qe ne nje periudhe kohe te arsyetuar mbi bazen e zhvillimeve konkrete ekonomike dhe politike te krijoje ose plotesoje te gjitha kushtet e faktoret per te realizuar qellimin e saj kryesor.

P.D.M-RE pranon te qeverise se bashku me forcat e qendres se djathte qe arrijne te kalojne pragun elektoral.

Ne kuader te pergjithshem qeverises P.D.M-RE do te synoje :

-Rritjen e shkalles se lirive dhe te drejtave te individit si dhe garantimin ne praktike te tyre , shtimin e mundesive per arsim,kulture dhe punesim.

-Forcimin e identitetit dhe dinjitetit kombetar,rritjen dhe zhvillimin e vlerave kombetare dhe integrimin ne rritje te faktorit shqiptar ne nje rafsh rajonal dhe evropian.

Arritja e reformave do te mundesohet nga nje program afatmesem dhe afatgjate reformash institucionale ekonomike dhe sociale.

Programe ne fushen e lirive dhe te drejtave themelore

Ne perputhje me qellimin kryesor te themelimit te partise ne do te synojme ne rivendosjen e balances se te drejtave karshi grupeve te krijuara artificialisht si rezultat i shtypjes se ushtruar nga diktatura komuniste.Do te behen adaptimet e nevojshme ne legjistlacionin e brendshem qe rrjedhin nga konventat dhe dokumentat e tjera nderkombetare te drejtave themelore vetjake dhe kolektive ,si dhe do te forcohen institucionet e ngritura ose do te ngrihen te reja per zbatimin efektiv te tyre.

P.D.M-RE

1-Do te angazhohet te mbroje te drejtat e gruas dhe te femijeve.I quan keto te drejta kryesore ne programin e saj.Per gruan duhet te persosen kuadri ligjor dhe nenligjor,si dhe institucionet per ndeshkimin dhe eleminimin e fenomeneve te shfrytezimit te gruas ,trafikut dhe prostitucionit,dhunes familjare,diskriminimit ne pune dhe profesion.Per femijet duhet qe urgjentisht ,jo vetem te prezantohet legjistlacioni i nevojshem ne zbatim te Koventes se Kombeve te Bashkuara te te Drejtave te Femijeve (ratifikimit nga Shqiperia ),por edhe legjistlacionin e nevojshem per denimin e shfrytezimit ne pune ,abuzimit seksual ,pedofilise,dhunes ndaj femijeve .Per te dyja keto kategori nje vemendje te vecante do tu kushtohet rehabilitimit,arsimimit dhe kualifikimit te tyre nepermjet sistemit shkollor dhe skemave te posacme te kualifikimit profesional.\

P.D.M-RE angazhohet te krijoje lehtesira strukturore e materiale per mundesi te arsimimit te femijeve te braktisur dhe femijeve te rruges

2-Te garantoje te drejten e qytetareve per informim.

Nga te gjitha organet shteterore dhe personat qe ushtrojne funksione shteterore do te kerkohet njohja dhe zbatimi i perpikte i se drejtes se informimit nepermjet programeve dhe instrumenteve te pershtatshme.Kujdes i vecante do te tregohet per informimin dhe nxitjen e publikut per ushtrimin e kesaj te drejte si dhe shmangien e rasteve te mungeses se transparences nga ana e individeve te veshur me pushtet nepermjet zbatimit te plote te ligjit.

3-Te zhvillohet liria e mediave dhe e drejta e shprehjes nepermjet tyre.

Media do te konsiderohet si nje element shume i rendesishem i shoqerise , e cila jep nje kontribut te padiskutueshem ne progresin demokratik e civil te saj.

B) Lirira e levizjes

Politika diplomatike e P.D.M-RE do te jete nje politike aktive dhe pragmatiste.Drejtimi kryesor i perpjekjeve ne politiken e jashtme do te jete sigurimi i lehtesive te levizjes per shqiptaret neper bote dhe kryesisht ne vendet e zhvilluara perendimore nepermjet politikave te ekuilibrave te leshimit dhe te kerkeses.

C) E drejta e prones

P.D.M-RE duke qene nje parti e qendres se djathte ,e konsideron te drejten e prones si nje nga te drejtat themelore te njeriut ,garanci per zhvillimin e tregut ,shtylle te demokracise dhe shprehje konkrete e lirise se individit.Duke pare ne kete kendveshtrim , ne mendojme se problemi i prones gjate tranzicionit eshte politizuar ne sherbim te forcave qe kane qeverisur.Perqendrimi i te dy partive kryesore te qeverisjes tek i njejti elektorat ka cuar ne trajtimin politik dhe jo juridik te konceptit mbi pronen.Trajtimin politik te prones ne favor te pasardhesve pa prone.Te mendojme zgjidhjen e ketij problemi si domosdoshmeri madhore per stabilitet politik dhe zhvillimin ekonomik te vendit.

D) E drejta e votes per te gjithe shtetasit

P.D.M-RE do te krijoje te gjitha kushtet ligjore e institucionale si dhe do te kembengule per nje regjistrim te sakte e dinamik te popullsise ne vendin tone per te mundesuar realizimin e se drejtes se votes se lire,te barabarte e te drejte per te gjithe shtetasit qe sipas ligjit ju takon te votojne .

E) Formimi institucional

P.D.M-RE konsideron se reforma institucionale ka mbetur prapa dhe eshte larg synimeve per nje shtet institucional dhe ligjor.P.D.M-RE mendon per nje reforme administrative institucionale te thelle dhe konkrete duke rishikuar te gjitha ligjet dhe emerimet politike ne administraten publike.Vemendje te vecante partia jone do ti kushtoje reduktimit te shpenzimeve administrative nepermjet zvogelimit drastik te numrist te ministrive dhe thjeshtimet e skemes institucionale.

Objektivi i reformes institucionale do te jete:

Forcimi dhe persosja e shtetit modern dhe demokratik si shprehje e unitetit te tre pushteteve , te ndara dhe te pavarura , qe funksionon vetem nepermjet institucioneve dhe qe kane ne thelbin e vet harmonizimin e veprimtarise se shtetit te se drejtes me te drejten per te qene qytetare te lire.

1.Struktura ekzekutive

Ne kete drejtim do te realizohen reforma si ne nivelin politik ashtu edhe ne ate civil me qellim shkurtimin ne maksimum te numrit te ministrive dhe dikastereve te tjera qendrore per te ulur shpenzimet administrative dhe zhdervjelltesimin dhe rritjen e eficences se administrates.Do te kerkohet studimi i thelle i strukturave te sotme ekzekutive , do te studiohen praktikat e funksionimit te niveleve politike me qellim qe vendim marrja e ketyre niveleve te ndryshme ne rraport me ngjyren e forces politike qe mer pushteti ,te mos demtoi punen dhe objektivat afat gjate te aparatit civil dhe teknik.

2) Persosjen dhe forcimin e administrates civile

P.D.M. e Re.Angazhohet ne zbatimin e plote te kuadrit ligjor aktual dhe te persosjes se tij.Statusi i nenpunsit civil do te gjeje zbatim te plote ne te gjitha nivelet e administrates .Rekrutimi dhe karriera do tu nenshtrohen ligjeve dhe kritereve tersisht profesionale duke e cliruar administraten nga politizimi,klientelizmi,nepotizmi dhe krahinizmi.

3) Organet e rendit publik

Organet e rendit publik do ti nenshtrohen nje seleksionimi te kujdeseshem dhe largimin nga rradhet e policise te gjithe atyre personave te cilet kane mare pjese ne nivele te larta te shtetit te diktatures apo jane perfshire ne akte dhune kunder shtetit ne pergjithesi.

4) Forcat e armatosura

Do te vijoje reforma ne forcat e armatosura si ne modernizimin dhe aftesimin e tyre brenda mundesive ekonomike njerezore dhe integrimin e strukturave ushtarake ne NATO.

5) Qeverisja vendore

P.D.M.e Re.Angazhohet ne vazhdimin e reformes se decentralizimit dhe vecanerisht te zbatimit efektiv te saje ne perputhje me karten Evropiane te autonomise vendore,me strategjine kombetare te decentralizimit dhe me tendencat e zakonshme te zhvillimit te komuniteteve vendore dhe rajonale ,do te reformohet shperndarje e kompetencave te strukturave qendrore te ekzekutivit.

6) Sistemi i Drejtesise

Ne radhe te pare i gjithe sistemi i Drejtesise duke filluar qe nga Keshilli i Larte i Drejtesise dhe te gjitha insitucioneve qe japin drejtesi ne Republiken e Shqiperise ,do ti nenshtrohen nje seleksionimi te sakte dhe te thelle per te gjithe ish gjykatesit ,hetuesit dhe prokuroret e kohes se diktatures qe kane mare pjese ne gjygjet politike te asaj kohe.Do te permiresohet mbi baza rreale te panvaresise ,depolitizimit e vetkontrollit ,ne te tria shkallet juridike te saje .Ne qender te vemendjes do te jene te drejtat e individit dhe mbrojtja e tij ne menyre profesionale dhe transparente.Sistemi i drejtesise ka nevoje per permisime brenda strukturore ,rritje te nivelit profesional.

7) Sistemi Shendetesor

Sistemi shendetesor ne Shqiperi le shume per te deshiruar .Nga ana e qeverise problem i shendetit publik eshte konsideruar i zgjidhur vetem nepermjet nje kuadri ligjor te mjaftueshem per kushtet e vendit tone P.D.M. e Re do te kembengul per te permbysur pozitivisht gjendjen duke rritur kontrollin ne lidhje me shpenzimin e fondeve publike a po donacioneve si dhe kontributin me fondet e buxhetit te shtetit per kete sektor.

 Ekonomia dhe financa

P.D.M-RE mendon se ekonomia shqiptare ka hedhur hapa perpara ne saje te hapjes dhe te demokratizimit te Shqiperise duke krijuar kushte te pershtashme per lirine e individit dhe iniciativen e lire.

Ekonomia shqiptare megjithate vuan nga centralizimi i tepruar shteteror,monopolet dhe korrupsioni i gjithanshem.Ne te tilla kushte del e nevojshme qe te ndryshohet totalisht qendrimi dhe filozofia e deritanishme e zhvillimit duke je lene vend reformave te reja zhvilluese,pranimi total dhe pa kushte i globalizimit si fenomen i papermbajtshem ekonomik ,stimulimi i financave private vendase ,krijimi i zonave te lira doganore,krijimin e nje sistemi fiskal modern te kompjuterizuar per te gjithe.Pa kapital te madh vendas nuk ka kapitalizem,nuk ka lob nderkombetar,nuk ka zhvillim normal.

P.D.M-RE mendon se zhvillimi i rrjetit rrugor te brendshem dhe nderkombetar te standartit evropian, eshte nje problem shume i rendesishem qe per shkak te fondeve jashtezakonisht te medha qe kerkon duhet te zhvillohet me tekniken e koncensionit te brendshem dhe te jashtem.

Sistemi energjitik eshte i vjeteruar dhe i paafte te plotesoje kerkesat e ekonomise ne rritje,per kete qellim partia jone mendon se ndertimi i kapaciteteve te reja prodhuese eshte i domosdoshem ashtu si lidhja e qendrueshme ne sistem me feqinjet tane ballkanike dhe evropiane.Pa nje sistem furnizimi 24 oresh me enregji elektrike,me parametra teknike te garantuar sot nuk eshte e mundur te pretendosh per nje ekonomi te zhvilluar.

9) Politika Sociale

Politika sociale e shtetit do te jete mbeshtetja e shtresave domosdoshmerisht ne nevoje dhe e pa afte per te prodhuar vete te mira materiale. P.D.M-RE eshte kunder stimulimit te papunesise ,mbrojtjes se panevojshme sociale apo krijimit te grupeve te privilegjuara sociale per efekt te mbeshtetjes elektorale ne rast fushatash.PDM e RE nuk e quan politike sociale demshperblimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike,ajo eshte nje ceshtje qe ka te beje me nje padrejtesi te vene ne vend.

10) Politika e jashtme

Ne jemi pro Amerikane sepse Amerika eshte shteti qe perkrah Shqiperine ne bote dhe garanti antikomunist ne te gjithe boten , jemi proevropian sepse jemi ne europe. Politika e jashtme e Shqiperise duhet te jete politike thjesht aktive,fleksibel.Ne rradhe te pare Greqia duhet te pranoje te heqe pa kushte ligjin e luftes dhe te negocioje per ceshtjen Came.

Te marrin perparesi marredheniet me Italine , duke e konsideruar fat qe e kemi fqinj.Kosova te kthehet ne nje nga sensibilitetet e kohes,shtet i pavarur.Shqiptaret e Maqedonise dhe te Malit te Zi mbeten preokupim i politikes sone.