Përdoruesi:Girl ES08/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përfaqësues dhe vepra të muzikës në klasicizëm.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfaqësuesit më të shquar të klasicizmit, kompozitorët e mëdhenj të shkollës  vjeneze: Franc Jozef Hajden (Fanz Joseph Haydn), Volfgang Amadeus Moxart (Wolfgang Amadues Mozart)  dhe Ludvig van  Bethoven (Lugvig van Beethoven) mbajtën gjithë peshën e ndryshimeve dhe  të zhvillimeve progresive të epokës së tyre , e cila  mëtonte risi muzikore .

Franc Jozef Hajden (1732-1809) lindi në Rorau të Austrisë . Në moshën 8-vjecare  u transferua në Vjenë ,ku filloi të këndonte në korin e Katedrales së Shën Stefanos dhe mori formimin e tij professional . Ai studio kanto , violinë ,klavicembal dhe kompozicion. Që nga viti 1761 e më pas , Hajdeni punoi rreth 30 vjet si drejtues orkestre  dhe kompozitor në oborrin e princit Esterhazi.Pas vdekjes së pricit shkoi në Londër,ku ai doli të bëjë jetën  e një muzikanti të pavarur.Gjatë kësaj kohe ai kompazoi 12 simfonitë e tij ,që morën emrin simfonitë londineze. Hajdeni , i quajtur ndryshe edhe babai i simfonisë dhe i muzikës instrumentale , la një vepër të pasur me mbi 100 simfoni.Vdiq në Vjenë më 1809.