Përdoruesi:Hajredin Toca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Quhem Hajredin Toca, kam lindur me 10.02.1961 në fshatin Mustafe të rrethit Dibër. Kam mbaruar arsimin e lartë për Agronom dhe në vitin 2017 kam marr titullin "Doktor" në fushën e Mbrojtjes së Bimëve. Kam punuar si specialist dhe drejtues në ekonomi bujqësore në rrethin e Dibrës. Pas vitit 1990 kam jetuar dhe punoj në Tiranë. Nga viti 2010 deri ne vitin 2018 kam qenë pedagog i lëndës "Biologji Molekulare" pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Nga viti 2012 jam i pranishëm në media të shkruar dhe në qindra emisione televizive ku kam folur për vlerat e frutave dhe të perimeve. Jam autor i librit "31 Fruta dhe Perime" botuar në vitin 2021 nga shtëpia botuese M&B. Jam angazhuar me shoqatën "Mbrojtja e Konsumatorit Shqipëtar" që nga vitet '90 si dhe nga viti 2012 me shoqatën "Çidhna dhe Kastriotët". Për sa shpjeguam kam dëshirë të shkruaj në Wikipedia për profesionin tim dhe çfarë di si dhe kam arritur të grumbulloj materiale për të ndihmuar sado pak lexuesin e saj. Gjithashtu kam njohuri për vendlindjen dhe mbaj lidhje me të. Por më shumë më nxiti fushata juaj " Një Fshat, Një Artikull" të bëhem pjesë e krijimit të faqes tani dhe në të ardhmen. Tiranë 22.01.2024