Përdoruesi:Haki Rrokaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

RADHIMA[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radhima është një fshat që ndodhet në Jug të qytetit të Vlorës ,tashmë gati e bashkuar me periferinë e qytetit .Në kufirin e hershëm të Radhimës ,në vëndin e quajtur Ura e Vrizit , sot ndahen kufijtë administrativë midis bashkisë së Vlorës dhe njësisë administrative teritoriale rajonit të Orikumit (2015). Radhima përfshihet nën administrimin e rajonit Orikum dhe ndodhet brënda paralelit dhe meridianit të më poshtëm: N 40 ° 24‟ 36 “ dhe E 19° 32‟ 36” N 40 19 „ 48” dhe E 19 ° 27 „ 36 “ Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2000 hektarë.Fshati është i vendosur në një kuotë 150 deri 180 m mbi nivelin e detit , distanca maksimale veri Jugë është rreth 7.5 km ndërsa lindje perëndim ( deri tek buza e detit )është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1100 m Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap një gjatësi prej 7450 ml ,ndërsa gjatësia e kufirit tokësor është 15 700 ml. Kufiri verior tokësor fillon tek Ura e Vrizit dhe ndjek në lindje,veri-lindje aksin e përroit të Vrizit ( versioni aktual ) por shih shënimin më poshtë *!, duke lënë në veri teritorin e ish bashkisë Vlorë ,para ndarjes se re administrative teritoriale, deri në lindje e veri lindje ,pasi kalon Bregun e Lëmënjëve ,del në Rrethin e Xhelit ,zbret në përroin e Kroit më në veri të vëndin ku ai bashkohet me përroin e Pallaramës ,pastaj vijon në aksin e këtij të fundit duke lënë teritore të Kaninës në veri në Majen e Shturos vijon në kufirin e sipërm verior të faqes së përroit të Pallaramës(zona e Shashicës), deri në ngjitje në krye të përroit te Pallaramës vijon në drejtim të majës së malit duke lënë në veri çesmën e Zonjës .

Shënim: ( Radhima ka një kufi verior Jonufër-Shashicë tek një varr i para bërë i Mehmet Halilit dhe një kufi Jugor tek një varr tjetër i para bërë i Miftar Musait. më [1]tej kisha në veri Jonufër. (sipas Vendimit gjyqit të vitit 1933 dhe miratuar mbreti Ahmet Zogu ” Konflikti me Kaninen i zgjidhur gjyqësisht” )

Lagja e Majës së Bregut-

Pasi ngjitet në kulmin e malit të Radhimës (Lungara) vijon në drejtim të Jugut dhe Juglindjes duke lënë në lindje teritoret e fshatrave te Mazharit dhe te Lapardhasë deri në kufirin me malin e Tragjasit përbri sheshit të Llustrës në krahun lindor të këtij sheshi ,zbret duke përfshirë ish trojet e vathërave të Ramosaçuet në krye të Bulgërit deri në drejtim të vënd ndodhjes së varrit të Zanko Manes , ngitet përsëri në kodrat e Lugut të Gegëve duke lënë në jug konakët e Stepet dhe Hoxhet deri në Qafën e Shegës e në vijim në kodrat e Petrit Radhimës ( shitur Yzeir ,Selfo dhe Ismail (Harizajt)Llakatundit deri tek konakët e Xhezo Iliazit duke u hedhur edhe në perëndim të derdhjes së lumit të Izvorit. (ky përcaktim i kufirit është vetëm orientues dhe nuk mund të merret për reference juridike)

Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Brënda këtij teritori ka pas qënë i zhvilluar gjith aktiviteti i fshatit , kjo zonë është pjesë e Labërisë nën administrimin e Vilajetit të Kaninës dhe të ish Sanxhakut të Vlorës. Nga të dhënat që arrijnë deri edhe në ditët tona, disa emërtime vëndesh jo të pakta në numër, (Gjiknikaj ,Gjonhila,Gjikhila, Nik Gjon Bitri ,Shënkoll,Baçat e Gjinet etj) ,si dhe gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në Majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vënd-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shekujve të III dhe II para erës sonë. Shih Bota Radhimiote dhe Historiku I Radhimës me autorë N.Lameborshi dhe Z.Hamiti si dhe harta e Radhimës me emërtimet dhe toponimet tradicionale H,Rrokaj dhe L.Tefa )

Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjat luftës së parë botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e Mavreneroit ,mbeturina të ndëritmit të më vonshëm kanë ekzistuar deri në ditët tona ,kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e përroit të Kroit ,gjat reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha si dhe çfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave. Për herë të parë në një hartë emri Radhimë gjëndet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjënden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi ,në muzeun arkeologjik të qytetit të Vlorës apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorezuar objektet e zbuluara. GROPASITRadhima ,Vlore Sipas historianëve , si edhe në gjithë jugun e Shqipërise pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vënd vendosje për shqipëtaret që kanë emigruar në jugun e Italisë , për një pjesë të tyre, u kthye në vënd banim.shumë emërtime vëndesh fisesh rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti. emërtime si Sokaku i Gjikniket ,Baçat e Gjinet, Maja e Nikgjonmitrit etj vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga të krishterë Katolikë dhe Ortodoksë. Po t‟i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve , vërehen kryesisht emra katolikë(“Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti dhe “Bota Radhimjote” Neki Lameborshi 2007). Gjat lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vëndit gjat luftës së dytë botërore Radhima ka dhë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj. Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativën e bashkuar. Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëzimi dhe teracimi i kodrave si dhe shkulja e lisave të zonës së Drumbesë për mbjelljen e vreshtarisë dhe agrumeve nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore”Rinia” Gjat kësaj periudhe dhe deri në ditët e sotme ,në Radhimë filluan t’a popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut dhe zonës së Tepelenës të cilat filluan të punonin në N.B.”Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat. Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje pas kësaj kohe u rrit numuri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit,duke krijuar një lagje të re nga Maja e Përrallit deri në afersi të Majës se Çukës

Me ndryshimet politike të pas viteve 90 e në veçanti me zbatimin e ligjit 7501 banorët e fshatit u përfshinë në ndërtime me drejtim turistik dhe tregun e tokës, duke pushtuar kryesisht vijën bregdetare dhe fushore të Mavreneroit,Viroit ,Moçales dhe Nisisë

Në stinën e veres vija bregdetare prej urës së Vrizit deri tek buza e lumit mbetet tërësisht e pushtuar nga pushues të Vlorës ,Fierit ,Beratit ,Tiranës , Durrësit e gjithë Shqipërisë ,Kosovës e Maqedonisë e më tej ,kështu që të ardhurat e banorëve janë rritur dhe kanë bllokuar pothuajse totalisht zhvilimin tradicional agrokulturor apo blegtoral

Rritja e numurit të pushueseve mbetet ende e kushtëzuar për shkak të infrastrukturës së dobët dhe të pa studjuar nga individët dhe pushteti lokal dhe qëndror Vitet e fundit ,megjithë se të ardhurat e individëve ,dhe pushtetit lokal dhe qëndror janë rritur si rezultat I hopit të madh të turizmit apo edhe të burimeve të tjera të tyre nga kava e gurit dhë bizneset ,në fshat është bërë shumë pak për përmirësimin e gjëndjes së infrastrukturës ,edhe disa investime që janë bërë lënë shumë për të dëshiruar me gjithë shpenzimet e mëdha që kanë thithur ,tashmë ka rreth katër vjet që po punohet me ritme shumë të ngadalta për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe atë të ujrave të zeza ,problem mbetet sidomos rruga nga Viroi ne fshat e cila mbetet në të njëjtën gjërësi të trasesë së viteve 1918 kur u ndërtua gjat luftës së parë botërore

Së fundi mbetet një shpresë e mire për lehtësimin e trafikut në drejtim të qytetit të Vlorës dhe anasjelltas ndërtimi I rrugës Vlorë ,Radhimë ,Tragjas Dukat me gjurmë kalimi në krahun lindor të fshatit

  1. ^ RADHIMA DHE RADHIMJOTET