Jump to content

Përdoruesi:Harilla/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dita Verës. Shpat.

Në datën 13 Mars pasdite ,pa perënduar mire dielli mblidheshin lulet ,kryesisht bimë qe kishin celur ,nga një degë për cdo lloj bime si brushull lule thane kokoxhele, lulbardhja, manushaqa, thana merrej patjetër pasi ishte bima që celte e para lule nga të gjitha pemët .po ate dite sapo kishte perënduar dielli me lulet qe u mblodhen pregatiteshin tufa të vogla ;behëshin shtate tufa me lule ose edhe më tepër edhe lidheshin me nje fije të kuqe .më pas Brenda në shtëpi vendoseshin tufa me lule ne formë ‘’X’’-i vendoseshin tufa me lule mbi trarët e shtëpise ,në hatulla vendoseshin tufa me lule edhe në cepat e shtëpise nga jasht dhe më pas hidheshin tufa lule mbi cati. Mbi cati vendosej nje plis dheu. Dhe vijonin dialoge te pa ndërprerë ‘’Çar po ban ashu’’ose ‘’Çar ve ashu’’edhe tjetri I pergjigjej ‘’po hedh lule per fëmi e per shtëpi’’dhe hidhte një tuf lule ‘’Çar ban ashu’’ ‘’po hedh lule per ara‘’u beft bereqeti ‘’Çar po ban ashu’’po hedh lule per dele e per dhi’’ paste marsi e u shtofshin’’ dhe hidhte një tjetër tufë me lule ‘’Çar ban ashu’’ U rritë fëmija u shtoft shpija’’Ne cdo rast personi dyte permendte fëmijet,shtepinë ,arat, gjenë e gjallë,….etej duke hedhur gjithnjë nga një tufe lule që shoqeronte me fjalët qe shprehin urim ‘’te shtohen e te gëzohen’’me pas hyej Brenda në shtëpi ,ndizej zjarri pjestarët e familjes mblidheshin perqark zjarrit merrej me tej nje gjethe brushulli,e hidhnin në zjarr në emër të një personi .Nëse gjethja e brushullit lëshonte menjehere xixa edhe kerciste duke u djegur ,ai person do te gezonte shendet dhe do te ishte i fortë atë sene vit ;kur brushulli merrte flakë me nga dale dhe xixat dhe kercitjet vononin ai /ajo do te ishte më dembel ose më I dobët atë vit .Gjithashtu në darkën e datës 13 Mars ziheshin disa kallxa misri ziheeshin veze ,ziheshin thane si pas deshires mund te gatuhej nje lakror i bardhe ose Oshmar.


Me datën 14 mars në mëngjes fillimisht ndizej zjarri ;ose sic thuhej nga te vjetrit ‘’Çelnin vatren’’ Atë dite nuk I fryhej zjarrit kur ndizej ;pasi zjarri ishte ndezur ,merrej një degë brushulli,vendosej mbi zjarr dhe thuhej ‘’Ver e mar’’;më pas majtorja ose e zonja e shtëpise ndante fruta të thata ,sic ishin thane te thata, fiq te thare ,arra ,lajthi,molle, geshtenja,etj ne mengjez njerzit benin vizita tek njeri tjetri dhe me tej dilnin ne qender te fshatit. ‘’Kamsur’’kembesor quhej personi I pare qe hynte në shtëpi .ky person nuk ishte I shtëpise ;ne mengjes ai u’’ shtinte’’pulave ushqim dhe pastaj rrokulliste enën ose shoshen me te cilen u kishte shtire pulave ,Nëse ena binte mare do thoshte se kishte marsi;nëse ajo binte ters do te thoshte se nuk ishte mirë dhe viti nuk mund te ishte I mbare. Ishte rregull I pashkruar qe Ditën e verës nuk punoheJ;ndalohej prerja pemeve ,nuk punohej toka,madje edhe buka nuk pritej me thike por ate dite thyhej me dore . Pasi kishin ngrëne drekë njerzit dilnin ne qender te fshatit ku grate luanin me’’ haje prej larushku’’ ose benin lojra te ndryshme ate dite kendoheshin kenge shpatarake kercehej edhe nje valle qe quhej ‘’gegaz’’gratë kapeshin pas brezit të njëra tjetrës ne formë rrethi te pa shkeputur dhe vinin rreth e përqark Ndersa burrat zakonisht benin lojra te ndryshme force si rrokje qitje me pushk. Mblodhi Harilla Hazizi. Jeronisht Shpat.