Përdoruesi:Historiani Stiven
HISTORIA E ZHVILLIMIT TË ARTIT DHE KULTURËS
ZBUKURIMI I SHPELLAVE
Rreth 35.000 vjet më parë njerëzit filluan të zbukuronin shpellat.Ata bënin piktura në muret e shpellave ku jetonin.Ngjyrat i
përgatitnin prej shtufi të thërrmuar. Për ndriçim përdornin kandilin, të cilin e përgatitnin me fije myshku të zhytura në yndyre
kafshësh . Gëzofin e kafshës e lyenin me bojë dhe e ngjishnin në murin e shpellës. Shumica e pikturave të shpellave paraqisnin kafshë
të tilla, si : mamuthë , drerë , kuaj dhe bizone.Ata mendonin se kafshët e pikturuara ishin magjike dhe mund t`u sillnin fat ne gjueti,
dhe t`u shërbenin gjuetarëve për të manifestuar aftësitë e tyre në ceremoni të ndryshme. Në shumë shpella te Europes janë zbuluar piktura, ndër të cilat më të famshmet janë ato të Francës dhe të Spanjës.
VIZATIMET TRUPORE DHE OBJEKTET E ARTIT Njerëzit e famshëm e përdorin ngjyrën e kuqe për të pikturuar shpellat dhe për të zbukuruar trupat e të vdekurve përpara se t`i varrosnin. Këto zbukurime mund të ishin simbole të shenjta që i vizonin në trupat e tyre përpara zhvillimit të ceremonive fetare. Arti shprehej edhe nëpërmjet gdhenjdjeve, skulpturave, ornamenteve dhe objekteve prej balte të pjekur. Njerëzit e lashtë e punonin kockën, fildishin dhe guaskat. Me to bënin gjerdanë, byzylykë të cilat i përgatitnin prej dhëmbëve të kafshëve, rruaza prej fildishi e guri që i përshkonin në një rrip lëkure.
BESIMI TEK NJERËZIT E LASHTË
BESIMI LINDI SË BASHKU ME NJERIUN
Gjurmët e para të besimit fetar i përkasin periudhës së paleolitit. Njerëzit e lashtë nuk dinin t`i shpjegonin dukuritë natyrore dhe e ndienin veten të pafuqishëm përballë tyre. Kjo i bënte të mendonin se fati i tyre dhe dukuritë natyrore dhe e ndienin veten të pafuqishëm përballë tyre. Kjo i bënte të mendonin se fati i tyre dhe dukuritë e natyrës përcaktoheshin nga disa fuqi të mbinatyrshme: perënditë, prandaj për t`i kënaqur ato, njerëzit organizonin ceremoni të ndryshme. Njerëzit besonin për vazhdimësinë e jetës edhe pas vdekjes. Këtë e tregojnë varret e zbuluara të asaj kohe në të cilat vendoseshin enët me ushqime, zbukurime të ndryshme, vegla pune, armë, të cilat ishin përdorur kur njerëzit ishin gjallë.
NË LASHTËSI NJERËZIT BESONIN NË SHUMË PERËNDI
Në shoqërinë e lashtë, në vendet ku gjuetia luante një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve, perënditë shpesh kishin emra dhe forma kafshësh. Me zhvillimin e bujqësisë besimi fetar ndryshoi dhe shumë perëndish filluan t`u viheshin emra bimësh. E gjtihë jeta e shoqërisë primitive bëhej mbi bazën e ceremonive fetare. Të rëndësishme ishin ceremonitë që shënonin kalimin nga një fazë e jetës në një tjetër, si psh lindja, vdekja, kur një fëmijë fillonte të quhej i rritur, etj.
Grekët e lashtë mendonin se perënditë banonin në malin Olimp, malin më të lartë të Greqisë. Zeusi ishte zoti i qiellit dhe i tokës, babai i perëndive dhe i njerëzve. Vëllezërit e tij ishin Poseidoni, zoti i detit, dhe Hadi, mbreti i botës së nëntokës dhe i të vdekurve. Fëmijët e Zeusit ishin Apolloni, perëndia i diellit dhe poezisë, Athinaja, perëndesha e diturisë dhe arteve, Aresi, perëndia i luftës, Hefesti, perëndia e zjarrit dhe e artit të punimit të metaleve, hermesi, perëdnia e tregtisë dhe lajmëtari i perëndive, Afërdita, perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë, Artemisa, perëndesha e gjuetisë. Shpesh perënditë e perëndeshat martoheshin me gra dhe burra të vdekshëm dhe prej tyre lindnin burra dhe gra të cilët kishin vlera të jashtëzakonshme, force dhe bukurie. Fantazia e grekëve krijoi jetën dhe veprat e perëndive dhe të heronjve. prej tyre lindën përralla dhe legjenda të mahnitshme.