Jump to content

Përdoruesi:Instituti i Historise

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkodran IMERAJ

TË DHËNA BIOGRAFIKE

Shkodran (Cenë) Imeraj, është lindur me 27.8.1984, në Isniq të Deçanit. Shkollën Fillore, shtator 1991-maj 1998, e përfundoi në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq, ndërsa shtator 1998-qershor 1999 (klasën e tete) në Shkollën Fillore “Shaqe Mazreku” në Durrës të Shqipërisë. Shkollimin e mesëm e kryen në Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan me 11 qershor 2003. Në vitin vitin akademik 2003/2004 është regjistruar në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë fakultet ka diplomuar me 4.7.2007 me temën: “Deçani gjatë shekujve XIV-XVI”. Në vitin akademik 2007/2008 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, fillon studimet pas-diplomike për master në periudhën Koha e Re shek.XIX-XX dhe e ka mbrojtur tezën e masterit me 21.1.2011, me temën: “Arsimi shqip në komunën e Deçanit gjatë viteve 1990-1999”, dhe ka marrë gradën shkencore master i shkencave të historisë. Është njëri ndër historianet e rinjë të Kosovës. Që në moshën 23 vjeçare boton librin e parë shkencor. Që nga 1.12.2009, punon në Institutin e Historisë në Prishtinë. Aktualisht ka gradën shkencore Hulumtues i pavarur shkencor.

MONOGRAFI TË BOTUARA

1.“Fillimi i jetësimit të Kushtetutës së Kaçanikut në komunën e Deçanit”, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Deçan dhe Shtëpia Botuese “Focuc”, Prishtinë 2008, (bashkautor);

2.“Arsimi shqip në Deçan 1990-1999”, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Deçan 2012.

Shkodran Imeraj, është themelues i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Deçan.