Përdoruesi:InternetArchiveBot
![]() |
Ky përdorues është një robot i mirëmbajtur nga përdoruesi Cyberpower678 (diskuto).
Nuk është një llogari kukull lecke por një llogari e automatizuar ose gjysmë-automatizuar, e përdorur për të bërë redaktime të shumta të ngjashme që do të ishin tepër të vështira për tu bërë manualisht. |
InternetArchiveBot ![]() | |
InternetArchiveBot (Diskuto · Kontributet) | |
![]() | |
Mirëmbajtësi: | Cyberpower678 dhe Kaldari |
---|---|
Krijuesi | Cyberpower678 |
I aprovuar? | Po |
I shënjuar? | Po |
Shpeshtësia e redaktimeve: | E vazhdueshme |
Periudha/t e redaktimit: | E vazhdueshme |
Automatik apo manual? | Automatik |
Gjuha/ët e programimit: | PHP |
Mund të përjashtohet? | Po |
Është publikuar kodi? | GitHub |
Mund të fiket në mënyrë emergjente? | Po |
Procedura e fikjes
- Shtypni mbi adresën e mëposhtme dhe zgjidhni projektin te i cili doni të ndaloni punën e robotit. Vendosni një arsye pse doni ta ndaloni dhe shtypni butonin "çaktivizo" në fund të faqes. Kjo do ta ndalojë robotin nga ai projekt. Për ta aktivizuar sërish, mund të shtypni butonin "aktivizo". Roboti do t'i përgjigjet në mënyrë të menjëhershme komandës së fikjes. Nëse e fikni robotin nga një projekt i caktuar, ju lutemi, lini një mesazh te Cyberpower678 ku të tregoni arsyen e fikjes së bashku me disa nga redaktimet nga roboti që ishin të parregullta.
- Nëse roboti vazhdon të keqfunksionojë edhe pas fikjes, ju lutemi, bllokojeni atë dhe lini një mesazh te Cyberpower678.
Përshtatja e robotit
Sjellja e robotit mund të ndryshohet për t'ju përshtatur nevojave të projekteve përkatëse. Kjo gjë arrihet duke ndryshuar vlerat te faqja e përshtatjes. Shtypni adresën më poshtë për të arritur te faqja e përshtatjes. Përshtatja mund të kryhet vetëm nga administratorët dhe vetëm për projektet që administrohen prej tyre. Mund të lexoni shpjegimet për çdo vlerë te m:InternetArchiveBot#Configuration
Çfarë është Internet Archive Bot dhe për çfarë shërben?
InternetArchiveBot, IABot për shkurt, është një robot shumë i përparuar, i krijuar për luftimin e fenomenit të prishjes së lidhjeve si dhe për rregullimin e mospërputhjeve në burime si përdorimi i gabuar i stampave apo arkivat e pavlefshëm.
Në prapaskenë, IABot ka një bazë të dhënash shumë të madhe, gjithnjë në rritje, ku çdo adresë është ruajtur së bashku me detajet e saj arkivuese të marra ose nga Wayback Machine, ose diku nga Wikipedia.
Mbi të gjitha, roboti është tepër i përshtatshëm për të kënaqur nevojat e projektit ku po përdoret me mundësi të ndryshme si për shembull, kontrollimi se cilat burime të preken, cilat faqe të skanohen dhe zgjedhja nëse duhet apo jo të skanojë lidhjet e rregullta dhe të veprojë mbi atë informacion.
Ndërfaqja kontrolluese e IABot
Internet Archive Bot vjen së bashku me një komplet veglash që i ndihmojnë përdoruesit ta përmirësojnë robotin, të raportojnë probleme apo ta përdorin atë në faqe të caktuara.
Për të përdorur veglat, shtypni këtu dhe zgjidhni projektin me të cilin doni të punoni.
Veglat varen te komuniteti për të ndihmuar në lidhje me përkthimin e tyre në gjuhë të ndryshme. Ndihma e kujtdo vlerësohet shumë. Ndërfaqja përkthyese mund të gjendet këtu.