Përdoruesi:Jasmina Kajlic/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo".(1973)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" eshte nje roman satirik i shkruar nga Dritero Agolli,roman i cili u botua ne vitin 1973.Per nga gjinite, veprimtaria e Dritero Agollit eshte e larmishme.Ai ka dhene nje kontributi te madh dhe te rendesishem ne krijimtarine e tij letrare per me shume se 60 vjet,si poet,prozator,dramaturg,perkthyes e eseist.Rrefimi i thjeshte dhe filozofia e tij jetesore e bejne D.Agollin nje shkrimtar te vecante.Ai dallohet per dinjitetin e tij letrar dhe njerezor.Solli nje risi,nje stil te ri me veprat e tij.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lloji i vepres :[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roman satirik.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romani eshte nje pasqyre ne dukje satirike (qesharake) ,por ne fakt ishte nje shuplake kunder regjimit te kohes.Nje shuplake kunder njerezve qe kerkonin te canin pa merite.Ajo qe e shoqeron romanin fund e krye eshte grotesku (një mënyre shprehjeje ose mënyre paraqitjeje ne te cilën bashkohen ane te stërmadhuara te vena ne kontrast te forte e te papritur, ose format me te përziera, te parregullta e te largëta te realitetit duke i shformuar deri ne përqeshje) dhe ironia.Ne grotesk del bashkekzistenca shpërthyese midis te qeshurës dhe te qarës, midis komikes dhe tragjikes, te ulëtës dhe madhërishmes, te bukures dhe te shëmtuarës etj, duke u kundërvene figurave me përmasa ose me shtrirje tepër shpërpjesëtimore.Ironia ze vend ku me fjalet e tij duhet te nenkuptojme te kunderten.Te qeshuren e nxisin veprimet e personazheve,kontrasti midis atyre qe thone dhe asaj cfare ndodh ne te vertet.Permes kontrastit dhe humorit jepen te verteta te medha.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personazhe:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romani ka ne qender nje burokrate te paafte,mendjembyllur i cili eshte viktime e vetvetes ne ambicien qe ka ndaj pushtetit.Pikerisht ambicia dhe etja per karriere te pamerituar e kane verbuar te shohe realitetin burokratik,te prapambetur te kohes.Ne roman eshte nje cift personazhezh kryesor:Zylo dhe Demka.Ata s'mund te ndahen , e duket sikur plotesojne njeri tjetrin.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zylo i paafte,i paditur,kerkon me cdo kusht te behet dikush.Eshte personazh tragji komik .Tragjikomizmi buron nga fakti se paaftesia dhe deshira per te patur ate qe nuk e meriton,e ben te mos njohe realitetin dhe te metat e tij.Etja per karriere dhe vendi qe ka zene ne hierarkine zyrtare e ben te mendoj se keto gjera i meriton.Mendon se eshte me i afte dhe di me shume se te tjeret.Kjo e ben personazh komik.Pikerisht kombinimi i mendjemadhesise me paaftesine jane frut i situatave komike ne roman.Gjithashtu Zylo eshte personazh tragjik pasi qellimet i ka te mira por veprimet qesharake.Nuk dallon forcen qe i jep pushteti me forcen qe zoteron vete.Zylo Kamberi me guximin e Dritero Agollit u shnderrua ne nje personazh "tip" qe per kohen ne te cilen u shkruajt kishte domethenie te madhe.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Demka nga ana tjeter ishte i zgjuar,kokeulur,dhe ndihmon Zylon te beje karriere,gjithashtu eshte personazh rrefimtar ne roman.Ai e kupton poziten e tij qesharake por ska guxim te dale prej saj.Ai eshte nje lloj "Sancoje" qe ndjek shefin e tij i bindur,pa patur kuraje te rebelohet, i perulur dhe i frikesuar edhe kur i pervetesojne punen e tij.Demka eshte i poshteruar jo vetem nga Zylo por nga sistemi.Gjate romanit ai vetem monologon.Nuk ka guxim te flase.Ai eshte shembelltyre e te gjithe atyre njerezve qe jane te nenshtruar e pa kuraje, qe i binden urdhrave, edhe atyre me te padrejta.Demka ka humbur identitetin e tij,eshte shnderruar ne vegel te te paafteve.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dyshja Zylo Demka eshte nje cift i pangjashem ne letersi,sbejne pa njeri tjetrin.Ata shpesh lidhen me ciftin e personazheve : Don Kishot dhe Sanco Panco.Gjithe suksesi i Agollit qendron ne faktin se ai nuk e zbukuron realitetin dhe personazhet.Ai tregon se njerezit kane dobesite e tyre.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrefimi:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ka disa menyra rrefimi gjate gjithe romanit.Pergjithesisht rrefehet ne veten e pare,njejes nepermjet personazhit kryesor Demkes por kemi gjithashtu edhe rrefim ne veten e trete nga autori.Shpeshhere mesazhet merren edhe nepermjet dialogjeve.Ne menyre te drejteperdrejte apo edhe me nentekst ne kemi mundesine te njohim permes fjaleve te tyre ,vete personazhet.Secili permes fjaleve qe thote identifikon veten.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Romani eshte i ndare ne fragmente te ndryshme , ne cdonjerin prej te cileve trajtohet pikerisht lidhje e te drejtave te individit me sistemin e kohes. Ne roman D.Agolli shpreh shqetesimin e madh si intelektual per kohen e diktatures por edhe shqetesimin si shkrimtar per mosekzistence te krijimeve gojore te popullit pasi sistemi i shkaterroi ato krijime duke krijuar nje letersi te imponuar.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]