Përdoruesi:Jetmir Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fshati Llashkadrenoc-Drenoc,është fshati më i madh në komunën e Malishevës e poashtu ndër fshatrat më të mëdha në Kosovë.I banuar me mbi 6.000 banorë dhe mbi 650 shtëpi,i rrethuar nga fshatrat Bububavec,Llozicë,Vermicë,Shkarashnik,Carrallukë,Mirushë, Lubizhdë dhe Damanek,me mbi 700 nxënës,në të tri shkollat,të cilat zhvillojnë mësimet në tri nivele:niveli parafillor, fillor dhe i mesum i ulët. Është i banuar nga lagjet:Lacaj,Jahaj,Beqiraj,Shurdhan, Tupan,Mzez,Granta,Kapllanaj,Latifaj dhe Dyshek.Nga ky fshat kanë emigruar shumë të rinj e po ashtu edhe familje të tëra të cilët jetojnë dhe veprojnë jasht vendit por që vazhdojnë ta ndertojnë vendlindjën e tyre.Poashtu ky fshat njihet për traditën e folklorit, duke dalur nga ky fshat emra të shquar të folklorit si:Salih Bajram Krasniqi, Feriz Ramadan Krasniqi, të cilët në përfaqësimin e Kosovës në Langolen të Anglisë fituan medaljen e parë, duke paraqitur vlera të mirëfillta të folklorit tonë burimor.Poashtu edhe sot jetojnë dhe i kendojnë këtij zhanri edhe shumë figura si:Ali Krasniqi, Naim Krasniqi, Petrit Krasniqi, Adriatik Krasniqi,Sylë e Avdyl Krasniqi etj.

Fshati Drenoc edhe në luften e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dha shumë djem e vajza. Nga ky fshat ran shumë dëshmorë, martirë e mbeten shumë invalidë. Dëshmorë të fshatit Drenoc janë: Brahim Islam Morina, Liman Latif Morina, Visar Nebih Krasniqi, Adem Morina, Hajriz Morina, poashtu heroina Xhevë Krasniqi-Lladroci dhe martirë të shumtë.