Përdoruesi:Kalterinameka/biobrafi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dea Halimi (e lindur në Prishtinë me 04.10.2008), një talente e re merret me shkrime letrare që nga mosha pesë vjeçare. E rritur pran babait poet dhe mamasë tregimtare ajo hyri në botën e shkrimit letrar shumë e re. Kjo gjë bëri që edhe librin e parë ta botoi në moshën gjashtë vjeçare. Horizontet e saj nuk mbetën pa u hetuar që në librin e parë i cili i tëri iu kushtohet shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe. Për secilën shkronjë ajo thuri nga një tregim të shkurtër nga jeta e saj e përditshme. Pikërisht kjo bëri që tregimet të janë të çarta dhe të kenë ngrohtësi të veçantë. Ky qe fillimi befasues të cilin ajo e dëshmoj edhe më bindshëm me librat që ajo i shkroi në vazhdim. Pesë vjet më vonë ajo prapë u morr me shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe, por kësaj radhe secilës shkronjë i përkushtoi nga një poezi të titulluar “Muzika e agut”, ky libër i solli dhe shpërblimin ndërkombëtar “Bulzat”.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri “ Yjtë farfuritës” dhe “Princesha e Dardanisë” janë blerë nga Ministria e Kulturës e Kosovës dhe janë shpërndar nëpër bibliotekat e ndyshme.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për librat e tjerë mori mbështetje financiare nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës.

Për librin “ Yjtë farfuritës” shkolla fillore “Elena Gjika” nxënëse e së cilës është Dea Halimi organizoi një manifestim letrar në teatrin “Dodona”ku morëm pjesë përveç nxënësve-shkrimtar edhe krijues të shquar të letrave shqipe siç janë Shaip Grabovci-dramaturg dhe Rrustem Berisha- studiues, autor i disa librave .

	Me  1, 2, 3, qershor prej vitit 2015 deri me 2018 Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës  i organizoi manifestim tre ditorë në Sheshin “Nëna Terezë” ku nxënës të shkollave të Prishtinës lexuan  poezitë dhe tregimet e saj.

Dea Halimi botoi poezi dhe tregime në gazetën “Zëri” , “Bulevardi”, “Fjala e Lirë”, “Bota Sot” , “Gazeta Letrare”, “Kultplus” etj. dhe ne revistën për fëmijë “Pionieri”, “Mollëkuqja” , “Zog mëngjesi” etj.


Libra të botuar:

1“ Yjtë farfuritës” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2014

2. “Princesha e Dardanisë” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2015

3. “Gishtoja” novelë, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2016

4. “Lepuri lazdrak” novelë, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë,2017

5. “Muzika e agut”, poezi, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë,2018

6. “Mbretëresha e Ishullit të Kaltër” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2019

7. “Kroi me sy prilli”, tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2020


Libra të ribotuara

“Princesha e Dardanisë” tregime, ribotuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2017, 2018, 2019

“Gishtoja” novelë, ribotuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2018, 2019 “Lepuri lazdrak” novelë, ribotuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë,2018,2019 “Muzika e agut” poezi, ribotuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2019 “ Yjtë farfuritës” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2017. 2019


Mirënjohjet dhe shpërblimet:

Për prezantime të suksesshme dhe pjesëmarrje në manifestime kulturore nderua me mirënjohje

  • Qendra Kulturore e Ulqinit, për deklamimin e suksesshëm të disa poezive siç janë: “Tri dëshirat”, “Guaca e art”, “Pema e jetës sime” dhe “Kroi me sy prilli” më 2015
  • Zyra e ambasadës Turke në Prishtinë e nderoi për deklamim të poezisë për mësuesin e pare “Pandeli Sotiri” me 2016
  • Organizata Joqeveritare “ETA” ne Prishtinë e nderoi me mirënjohje të posaçme për deklamimin e poezisë “ Piramida” në Ditën Botërore të librit ne Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me 2016.

Me poezinë “Anija ime prej letre” fitoi shpërblimin special për të rinj që ndanë Qendra Kulturore “Diti & Oli” Ulqin, 2017

  • Me librin “Muzika e agut” me poezi e fitoi çmimin “Bulëzat” në Takimet Tradicionale Ndërkombëtare “Azem Shkreli” në Pejë, 2019
  • Me 2019 fitoi vendin e parë për recitim në garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, nën përkujdesjen e Programit Nacional për Rini të Republikës së Kosovës.