Përdoruesi:Kambana
PAL SOKOLI-Lindur ne Qeshor 1959 në Radoniq-Gjakovë. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan ndërsa gjimnazin në Gjakovë. Me 1985, diplomon në Universitetin e Prishtinës,Fakulteti Filozofik në degën Filozofi-Sociologji. Poezi shkruan që nga rinia e hershme dhe boton në periodikun letrarë qe nga vitet tetëdhjeta,në revistën studentore "Bota e re",pastaj në "'Zëri i rinisë",' "Etja", Fjala", Rrezja" si dhe disa cikle me poezi ne revistën letrare"Shtigje" te vitit 1983/84/dhe /86 të Klubit letrarë"Gjon Nikollë Kazazi"të Gjakovës. Pal Sokoli ka qenë edhe aktivist politik qe nga vitet/80,ka shpërnda literaturë asokohe të ndaluar nëpër shkolla dhe Universitet dhe ne bashkëpunim me disa grupe "ilegale" ka shkruar parulla te ndryshme antiqeveritare serbo-Jugosllave,me pseudonime të ndryshme si psh."Alberti","Lumi","Hajredin Hoxha",etj. si edhe ka shpërndarë se bashku me Sanie Idrizin, Xhenc Bezhin, Ismet Dina e Shevqet Gashin pothuaj te gjithë numrat e "Zëri i Kosovës"nëpër njerëz të besueshëm,student,nxënës dhe punonjës të ndryshëm. Pas legalizimit të LDK-së,ka udhëhequr një nëndegë në KK. Gjakovës me veprimtarinë e vet ra në sy të UDB-së me ç´rast u keqtrajtua tri vite rresht,disa herë,u bastis dhe ju dogj shtëpia në vitin 1991, po ashtu nga agjent të UDB-së. Në Nëntor të vitit 1993 burgoset më grupin prej 8 veta "Grupi i priftit" se bashku me priftin katolik Ambroz Uka dhe kushëririn Gjergj Sokoli(tani dëshmor i Kosovës)dhe disa intelektual tjerë,ne ç´rast lirohen me intervenimin e Papës Gjon Pali i II,dhe vetëm një orë pas lirimit kërkohet nga policia për burgosje serish. Pali detyrohet të arratiset në Shqipëri me ndihmën e z. Zef Ndrejaj i cili mori përsipër dorëzimin e tij në Shkodër. Jetoj 6 muaj nëpër disa qytete të Shqipërisë,ku takoj udhëheqës të ndryshëm politik të asaj kohe në Tiranë, derisa në qershor të 1994 shkoj në Gjemani ku jeton edhe sot. Poezi dhe shkrime të ndryshme ju grabiten në dorëshkrim disa herë gjatë bastisjes dhe burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/92/ dhe /93.Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal-Gjermani. Përmbledhja poetike "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi,është libri i tij i parë të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Wupertal-Gjermani. Ndërsa Antologjia e 12 autorëve nga Gjermania "Asht e gjak arbërie " Pal Sokoli& Martin Çuni ((rrene eshte se ky liber nuk eshte vetem i juaji o rrenaveca o tradhtare, por kjo nuk eshte problem per ju se edhe fene e keni ashtu krejt falc.)) botuar dhe promovuar ne Hanover-Gjermani Maj 2007 si bashkautor. "Unazë Gjaku" është libri i tij i tretë.2009,ndersa "Gjaku i Dashuris" Libri i katert.Bukuresht 2010 Ka shkruar recensione për disa libra të rinj dhe disa shkrime edhe nga lëmi i Sociologjisë dhe e Filozofisë. Ka në dorëshkrim një roman me tematikë familjare dhe një përmbledhje më poezi. Pal Sokoli në luftën e fundit në Prill të 1999 ka humbur 6 anëtarë të familjes prej moshës 17-44 vj. Gjendja familjare; i martuar dhe ka 4 fëmijë.