Jump to content

Përdoruesi:Koka11/Hasan Alia luftëtar i Shqipërisës etnike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Data e 6 qershor 1951, mësuesi i Mustafë kunderpërgjigjet kërcnimeve për likudimin – Xhaferit dhe Voja Taliqit - nga Ramadan ASLLANI

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Meqë UDB-ja kishte informata se Hasan Remniku gjendet ne malet e Zhegocit, shefi i UDB-ës së Vitisë i dërgoi në Remnik operativistët e sipërpërmendur me detyrë që të merrnin në pyetje disa jatakë të Hasan Remnikut dhe mësuesin Mustafë Koka, me të cilin do të bisedohet me shumë kujdes, që të mos e kuptonte se UDB-a është duke e përcjellë - shkruante J. Bullajiq: “Duhej bërë përpjekje për të bindur Mustafën, që të bashkëpunojë me shërbimin e organeve të sigurimit jugosllav, por të mos hetohet aktiviteti “armiqësor” i tij. Oficerët e UDB-ës shkuan në Remnik në mbrëmjen e 5 qershorit 1951 dhe i morën në pyetje “disa jatakë” të Hasan Remnikut dhe tërthorazi edhe mësuesin Mustafë H. Koka. Sipas dëshmive të shumë remnikasve, Xhaferi dhe Voja arritën në Remnik pas drekës dhe fillimisht shkuan në shitoren e fshatit, e cila ishte afër shkollës. Aty e ftuan mësuesin Mustafë, i cili sapo i kishte lëshuar nxënësit në pushimin e gjatë. Ai sikur e parandjeu se me UDB-ën do ta ketë takimin e fundit. Thuhet se fshatarët që rastisën të ishin afër shitores kanë dëgjuar një zënkë të rëndë midis mësuesit Mustafë dhe dy oficerëve të UDB-ës. -Ti si mësues duhet të jesh më përparimtar!… Sipas J. Bullajiqit Xhaferi dhe Voja atë natë, u vendosën në shtëpinë ku banonte mësuesi dhe aty i morën në pyetje pos disa fshatarëve edhe Mustafë Kokën. Ishte kjo shtëpia e Ahmet Nezirit, në odën e të cilit banonte Mustafë Koka me nusen e posamarrë, Rabien, bijë e Remnikut. Pas darke mësuesi u ofroi udbashëve të shkonin për të fjetur në banesën e tij, pasi gruan e kishte dërguar në gjini, kurse Mustafa do të flinte te ndonjë fshatar. Në banesën e Mustafës dy udbashët i vazhduan hetimet me një vrazhdësi. Më në fund, sipas Bullajiqit i thanë se ata i dinë të gjitha lidhjet e tij me Hasan Remnikun dhe me organizatën ilegale antijugosllave. Mustafë Koka, më vonë ka treguar se udbashët e kishin urdhëruar: “Nesër ta sjellësh nusen që ajo të na shërbejë…! Ti si mësues duhet të jesh më përparimtar…!” Po çfarë mësuesi, ti i thue veti – E mshefë nusën prej hyqmeti? Me punue si arsimtar – Duhet t’jeshë përparimtar! Edhe ‘i fjalë, Xhaferi e flet: “Pa ngo mirë, o mësues i shkretë – Nji detyrë nesër të pret, T’na biesh nusën, t’na ban hyzmet!... Mësuesi patriot me moral të panëpërkëmbur duke ndjekur hijet e territ shkoi në shtëpinë e Arif Sylës dhe sipas të dhënave të UDB-ës ia dërgoi arkivin e organizatës së NDSh-së: -Merre dhe dërgoja Hasanit - le të gjendet te ai derisa të bashkohemi. Tërë natën nuk bëri gjumë duke menduar se si do t’ia dilte me aksionin e parë të armatosur!? Për t’i vrarë dy operativistët e UDB-ës, kishte vendosur qëkur ishin takuar në shitore para mbrëmjes, edhe për këtë qëllim i tërhoqi në banesën e tij – sepse ka shtrojë më të pastër..! Dëshironte që t’i vriste e të mos u linte telashe fshatarëve. Para agimit të datës 6 qershor 1951, e mori armën dhe e hapi ngadalë derën e dhomës ku po flinin udbashët – Xhaferi e Voja. “Bukur fort m’keni ngushtue – S’pata kafe me u marue! S’pata nuse me u ba hyzmet – Gjum’ të mirë bafshi n’jastek!...” -Populli nuk ishte fajtor për vrasjen e tyre – ishte vetëm Mustafë Koka Mustafa, duke mos dashur t’i vriste në gjumë i kishte zgjuar, duke u thënë se në emër të lirisë së Kosovës dhe të popullit shqiptar, organizata jonë u ka dënuar me vdekje. Kam nderin që jam zbatues i këtij vendimi. -Rroftë Shqipëria e bashkuar! “Çonju burra prej dyshekav’ Plani i likuidimit të Hasanit me shokë-Sylë Mehemti u bind se Hasan Remniku e ka brenda spiunin, ndaj dhëmbit të të cilit më nuk do ta shpëtonte njeri mbi fytyrë të tokës. Prandaj, asnjë sakrificë e Sylë Mehmetit -“Musa”, as vetëvrasja e tij. J. Bullajiqi, në vazhdim të fejtonit shkruan se tani “Musa” foli sinqerisht: “Qysh gjatë kohës së Jugosllavisë së Vjetër jam njohur me Hamzë Sylejmanin prej një katundi afër Gjilanit. Mbas çlirimit Hamza e fshehu në shtëpinë time djalin e vet, që gjatë luftës bashkëpunoi me okupatorin…!”. Përmbajtja e deponimeve të tjera, të Sylë Mehemti, para “Ismetit”, më 26 shtator 1951, mund të përmblidhet në këtë shkurtim:
“Nga fillimi i vitit 1945, kur filloi mobilizimi masiv i meshkujve shqiptarë nga 16-60 vjeç, Syla me djalin e Daut Kepës u futën në UNÇJ-në. Pas demobilizimit, UDB-ja nuk e kërkoi më djalin e Daut Kepës. Kjo u bë shkak për ta trashur miqësinë dhe besimin e ndërsjellë midis Dautit dhe Sylës. Filluan vizitat e ndërsjella. Në fund të muajit korrik, të 1951, Sylë Mehemti ishte mysafir i Daut Kepës dhe aty mësoi për vrasjen e dy oficerëve të UDB-ës në Remnik, nga mësuesi Mustafë Koka.Mundësitë e arratisjes në ShqipëriKur Syla erdhi për herë të dytë te Dauti, aty rreth 22 shtatorit 1951, Daut Kepa gjithsesi duke zbatuar kërkesën e Hasan Remnikut me shokët, kërkoi nga Sylë Mehemti që të angazhohej për të gjetur ndonjë “kallauz”, i cili do të merrte mbi vete kalimin e sigurt të Hasan Remnikut me shokët në Shqipëri. Dhe për këtë punë “Erdha në Prizren për ta gjetur një mik timin!” – tha Sylë Mehemti dhe pranoi bashkëpunimin për kurthin që do të thurte UDB-a për Hasan Remnikun me shokët!. Në këtë kurth, Sylë Mehemetin realisht e hodhi tradhtia që lëshoi shtatin. Brenda grupit të Hasan Remnikut, në lidhje me rrethin që kontaktonte ky grup!.
Në pyetjen e operativistit të UDB-së se a do të pranonte që “Bandën e Hasan Remnikut” t’ia sillte në vendin “Stupicë”, Syla i tha se ka për t’ia sjellë mu aty ku “do t’i caktohet!”. Për garanci të kësaj pune e ofroi vëllain: “Qe, sille vëllain tim në burg. Në qoftë se i bëj të gjithë që kërkon, atëherë do ta lirosh. Në qoftë se jo – ban me ta çka të duash…!” Kjo është dëshmia se Sylë Mehemti ishte i mllefosur edhe në mikun e shtrenjtë, Daut Kepën, pse ai e kishte humbur pusullën!?.
Propozimi i Sylë Mehemtit u hap provë udbashëve se më në fund gjetën personin e përshtatshëm për ta hedhur në kurth Hasan Remnikun. “Kjo do të jetë arsye e madhe, që “Musa “ të punojë shpejt dhe në mënyrë të saktë!”- mendoi shefi grupit të udbashëve për likuidimin e Hasan Remnikut me shokët.Inskenimet e burgosjesPa vonuar e futi Sylën në xhip dhe shkoi në Vraniq. Vëllai i Sylës, Idrizi, po punonte në ara dhe pa asnjë selam e futën në xhip e morën pa e hetuar fshati dhe e burgosën. Ai nuk kishte asnjë lidhje me grackën ku kishte rënë i vëllai. Kështu., Sylë Mehemti “pranoi” të bashkëpunoi me ne dhe duke ju paraqitur grupit edhe më tutje si mik për ta sjellë atë në kurth” – përfundon J. Bulajiqi.
Sylë Mehemti i hyri punës me shpejtësi dhe me rrezik për jetën e tij. Pas dy dite, më 28 shtator 1951, Sylë Mehemti u kthye në Livoç të Epërme, te Daut Kepa. Ai e kishte shtëpinë veç katundit dhe pranë kishte vetëm tre fqinjë, por me ta nuk kalonte mirë dhe aty mund të hynte lehtë, pa u diktuar. E informoi mikun Dautin e sinqertë, patriot e besnik, po që tashti, pa dije po e luante lojën e UDB-ës, se i ka “gjetur dy veta”, të cilët do t’i kapërcejnë Hasanin me shokët përtej, në kufirin e Shqipërisë. Kjo e gëzoi Daut Kepën pa masë. I dha darkë të mirë, ia shtroi vendin për gjumë dhe i tha: “Pusho, miku im, se tash unë e kam radhën…!” Natën, rrugë e pa rrugë, shkoi në Bresalc te “një mik”, të merrte lidhjen me grupin e Hasan Remnikut.Takimi me spiunin Daut KepaDaut Kepa tri ditë nuk është kthyer në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vonesës: nuk mund t’i gjente apo Hasan Remniku nuk bindej që ta lëshonte fatin e jetës së tij dhe të shokëve në duart e një miku të rastësishëm!? Daut Kepa do të kthehet në shtëpi në terrin e 1 tetorit 1951 dhe e informoi Sylë Mehmetin: “I gjeta. Do të takohemi me ta këtu në rrethinë në një vend të fshehtë!” Dy ditë më vonë, në terrin e parë të natës së 3-4 tetorit 1951, Daut Kepa i priu Sylës për në vendin e caktuar. Parullë për njohjen e thjeshtë, por me kuptim: Dauti “i ra gurit me kundakun e pushkës së vet…!”. Nga pusia, pa pritur doli Hasani, e pas tij Agushi dhe Mustafa.
Sipas J.Bullajiqit, Hasani, sikur t’i merrte në pyetje do t’i drejtohet herë njërit e herë tjetrit: “A je i sigurt se është ky njeri që nuk do të na tradhtojë!”- e pyeti Dautin. -Syla asht mik imi dhe unë garantoj për të! Tani ju drejtua Sylës: “Më thuaj, si mendon me
na qit në kufi?”. Syla, pasi tha se ai e merr përgjegjësinë vetëm nga Ferizaj, konstatoi: “Unë do t’ju çoj deri mbi Prizren, atëherë ju dorëzoj njerëzve të mi, që t’ju kalojnë përtej kufirit!” I tha se “kallauzët janë njëri prej Vërmicës, kurse tjetri prej Zhurit”. Në interesimin e Hasanit se sa “kërkon ti për shërbimin!”, Sylë Mehmeti u tregua dinak: “Unë punoj për hatër të Hamzës”- Daut Kepës, kurse për dy “prijësit duhen 20 mijë dinarë!” Vlera e këtyre të hollave u shpreh në “2,5 lira për një njeri”.Takimi dhe vendi me prijësin

Dita e nisjes u caktua e shtune, që do të thotë: 6 tetor 1951. Në këtë ditë Syla duhej të vinte te Dauti në Livoç, kurse koha dhe vendi, do të caktoheshin më vonë, pasi të arrinte Syla në Livoç. Sylë Mehemti, sipas J. Bullajiqit, me motivim se “duhej të vinte kontakt me prijësit!”, për t’i informuar për kohën e nisjes së Hasanit me shokë dhe për ta akorduar kohën e “takimit dhe vendin me prijësit!”, u përcoll për Prizren. Ai fare nuk shkoi në shtëpi, në Vraniq, shkoi në banesën e udbashit përgjegjës, “Ismetit” dhe informoi: “Puna u krye! Nisja të shtunden..!”. “Ismeti”, alias Aleksa Vuçiniqi me telefon e informoi shefin në Prishtinë, Dimitrije Kolkoviqin – Disha dhe ai pas pak orësh, i shoqëruar prej një oficeri të UDB-ës, dhe pikërisht prej Mazllum Nimanit, të kamufluar me emrin ”Shaban” arriti “në Prizren!”.
Na duket absurd që aksioni për likuidimin e grupit të Hasan Remnikut të jetë prej një qendre të UDB-së shumë larg vendit ku qarkullonte Hasan Remniku me shokë Sekreti i plotë mbi “fitoret” e UDB-së - Dihet se UDB-ja e Gjilanit ishte vetë qendra e saj, e cila ishte përgjegjëse për përcjelljen e lëvizjeve dhe të aksioneve të Hasan Remnikut me shokë. Duket se J. Bullajiqi duke e “transferuar qendrën” në Prizren dhe duke përdor pseudonime për udbashët e angazhuar në kurthin për Hasan Remnikun, kishte për qëllim t’i ruante nga ndonjë hakmarrje e ardhshme, jo vetëm udbashët, por edhe bashkëpunëtorët e tyre. Kështu grupi i udbashëve, arkitektëve realizues të kurthit për Hasan Remnikut me shokë ishin shefi nga Prishtina, Ismeti, Shabani (Mazllum Nimani), Mirko dhe Musa – Sylë Mehmeti, në natën e 4-5 tetorit 1951, e përpunuan strategjinë e kurthit, që ka mbetur sekret i plotë edhe pas disa shkrimeve mbi fitoret e UDB-së me kurthin për likuidimin e Hasan Remnikut.
Sipas Bullajiqit, Sylë Mehmeti, më 5 tetor 1951, shkoi “këmbë” deri në Ferizaj. Aty hipi në autobus dhe në mbrëmje arriti në Livoç. Kur ra terri, tinëz shkoi në shtëpinë e Daut Kepës “pa e diktuar njeri!”.
Shkuarja e Sylës këmbë nga Prizreni deri në Ferizaj e mandej “me autobus!” është mashtrim për opinionin, sepse Syla ishte personi më i rëndësishëm i këtij aksioni për likuidimin e Hasan Remnikut dhe grupit, andaj UDB-ja nuk e linte të udhëtonte më këmbë dhe të pambrojtur, sidomos afër shtëpisë së Daut Kepës.“Kontakti” me grupin e HasanitPas darkës së 5 tetorit 1951, sipas Bulajiqit, Daut Kepa shkoi për të marrë kontakt me grupin e Hasn Remnikut. Aty, sipas të gjitha të dhënave më relevante, ishte edhe Ismail R. Zenuni, Hasan Alia për ditë të nisjes e caktoi të dielën, më 7 tetor 1951, kurse për vend të takimit “me Sylë Mehmetin” e caktoi një vend në male të fshatit Gumnishtë. Ndërkaq, për orë të takimit: “koha rreth orës 21..!” Sipas J. Bullajiqit, grupi i Hasnit nga Gumnishta u nis të shtunën, që do të thotë më 6 tetor 1951. Kjo fare nuk është e saktë. Dihet sigurt, se grupi i Hasan Remnikut, dhe pikërisht: Hasani, Agush Mehmeti, Qibrije Mehmeti, Mustafë Koka dhe Rabije Koka u përcollën nga kulla e Agush Mehmetit, në Bresalc, të dielën, më 7 tetor 1951, rreth orës 20. Agush Mehmeti mori katër lira dhe dy palë vathë të arit, që kishin vlerën e një lire. Ishin këto stolitë e nusërisë së gruas së tij dhe të kunatës, gruas të Ibushit, i burgosur në kazamatin e Mitrovicës së Sremit. Motra e Hasan Remnikut, Arifja, ngul këmbë se Hasani me dy shokët dhe gratë e tyre, u përcollën për Shqipëri, edhe nga shtëpia e Hasan Remnikut.
Me atë rast ishin ë pranishëm bijat dhe disa kushërinj, të cilët i dhuruan Hasanit, rreth 20 lira për shërbime të prijësit dhe për nevojat më parësore, derisa të fillonin jetën në Shqipëri. Po kështu, edhe Mustafa kishte marrë 5 lira për kallauzët dhe para të tjera për nevojat e rëndësishme.Ecja drejt të panjohurësBullajiqi shkroi se Dauti dhe Syla u nisën për në Gumnishtë, ku ishte Hasani me shokë. Dautit dhe Sylës u kishte dalë disa km larg nga vendi ku i kishte lënë Agushin dhe Mustafën me gra. Me këta të fundit ishin edhe dy të rinj, të cilët Sylë Mehmeti nuk i njohu. Njëri ishte Sylë Q. Arifi i Remnikut, që kishte qenë edhe në Bresalc, kur ishin përcjellë nga shtëpia e Agush Mehmetit, kurse tjetri ishte një i afërm i Rabijes.
Sipas autorit të fejtonit, grupi i Hasanit nga Gumnishta deri në Bistricë udhëtoi natën, kurse ditën pushoi, nuk lëvizi. Natën e parë kaloi vetëm “disa km” deri në një “vend” në male të Sllakocit! Para se të niseshin nga Gumnishta, Hasan Remniku ia hoqi fishekët pushkës dhe ia dha Sylës, që ai ta bartte. Nuk kishte hënë dhe ecën nëpër mal pa rrugë. Renditjen në rrugëtim e caktoi Hasani: Syla, Ai, Agushi, Mustafa, gratë. Hasani nuk ia hiqte pushkën Sylës nga shpina. Bullajiqi nuk e përmendi fare anëtarin tjetër të grupit të Hasan Remnikut, Ismail Zenunin. “Hasani pati ndryshuar shumë. Dyshonte, bërtiste, ishte i pasigurt! – shkroi Bullajiqi.
Sipas variantit të UDB-së, grupi i Hasan Remnikut gjatë natës së dytë kaloi shumë kilometra, deri mbi Vraniq të Suharekës.Dyshimi për tradhtiPara se të arrinin atje, një pushim e bënë mbi kazermat e Ferizajt. Gruaja e Mustafës, Rabia (shtatzënë) ecte me vështirësi, saqë edhe Mustafa me të mbetnin shumë larg prej shokëve. Nga këto vështirësi, Hasani disa herë u detyrua të ndalet për t’i pritur. Gjatë tërë rrugës, Hasan Remniku ia mbante Sylës tytën e automatikut në shpinë dhe në mëngjes arritën mbi Vraniq, në Gradinë, ku shtëpia e Sylës nuk ishte larg. Aty u ndalën dhe kaluan ditën.
Më 9 tetor 1951, në mbrëmje, sipas Bullajiqit arritën në malet e Kabashit. Aty, Sylë Mehmeti i tha Hasanit: “Nesër është e mërkurë, ditë pazari, prandaj jemi marrë vesh me prijësit të gjendemi në treg!” Hasani fillimisht, nuk i besoi. I tha: “Me ty ka për të ardhur edhe njëri prej nesh”. Syla nuk reagoi. Kjo bëri që Hasani ta linte Sylën që të shkonte vetëm në Prizren, kështu thotë Bullajiqi.
Megjithatë, një e vërtetë e pamohueshme është se të nesërmen (e mërkurë ditën e pazarit), pra, më 10 tetor 1951, herët në mëngjes, Hasani me shokë kanë qenë të ekspozuar në Bazhdarhanen e Prizrenit. Pra, del se Syla, si njeri i vendit, në mos edhe Ismaili, kanë shkuar ditën e martë nga “Kabashi” në Prizren.Mobilizimi i “mbrojtjes popullore” dhe i policisëTë dhënat e tjera sipas UDB-së tregojnë se ditën që u nis grupi i Hasanit prej Bresalci, përkatësisht Gumnishtës, shefi i UDB-së së Kosovës, Dimitrije Kolkoviqi – Disha, arriti në Prizren dhe i vuri në lëvizje njësitë e korpusit të mbrojtjes popullore dhe të milicisë së këtij territori. Tani, rrethina ishte e bllokuar. Prijësit ishin përgatitur. Njëri prej tyre ishte Ragipi, e tjetri oficer i UDB-së, që erdhën me shefin prej Prishtinës. Sipas variantit të UDB-së të përhapur në opinion përmes J. Bullajiqit, “Musa” alias Sylë Mehmeti, të mërkurën, më 10 tetor 1951, tërë ditën e kaloi në grupin e udbashëve të angazhuar në kurthin për Hasan Remnikun. Meqë e mërkura i çeli të vrarë, nëse ka diçka të vërtetë në atë që thotë Bullajiqi, del se Syla ditën e martë e kaloi në UDB të Prizrenit. Fillimisht udbashi “Ismeti” e njoftoi Sylën me dy prijësit- “Ragipin” (Ismail Zenuni) dhe “Shabanin” (Mazllum Nimanin), se në mbrëmje në grupin e Hasan Remnikut, do të kthehesh vetëm me “Ragipin”, kurse “Shabani” do të presë afër centralit elektrik! Nëse nuk do të tregohet e nevojshme fare nuk do të paraqitet në skenë! Sylë Mehmeti mori pjesë edhe në studimin e planit strategjik me udbashët: “Shefin”, “Ismetin”, “Mirkon”, “Ragipin”, “Shabanin”: “Shikoni (në hartë, ku ishte skica e terrenit) - tha “Ismeti”, – kjo është Bistrica

'Vizitorët që i shihnin kufomat e pagjakosura “lexonin” tradhtinë, ku Hasani me shokë ishin prerë në besë të të pabesëve, mjerisht shqiptarë.Nga 'Ky është vendi nëpër të cilin duhet ta shtysh grupin që të kalojë lumin. Menjëherë përtej lumit, do të jenë të hapura hendeqet. Detyra juaj është kjo: posa grupi ta kalojë lumin, të dalë në terren të pastër, ju do të vraponi me çdo fuqi që keni dhe të kërceni në hendeqe. Në të njëjtën kohë, njëri prej jush do të zbrazi një fishek prej ndonjë arme. Kjo do të jetë shenjë për ne. Të gjitha tjerat janë detyrë jona. Është e rëndësishme që të mbeteni në hendeqe derisa ne të kryejmë punë”.
Këtu nuk është e tepërt të konstatohet se nuk mund të ta përthekojë mendja atë që UDB-ja të mos i dërgonte paraprakisht, të tre prijësit, për ta njohur terrenin dhe për t’i parë hendeqet. Këtu nuk mund të lejohej gabimi, sepse ishte fjala për një Hasan Remnik, për të cilin ishte ngritur në këmbë e tërë një ushtri e specializuar. Për 7 vjet, për të parën herë pushtuesi kishte marrë guximin vërtet t’ia zinte pritën me njësitë më efikase të UDB-së!? Por, tashti i vinte pritë Hasanit të vdekur!.Inskenimi i “vrasjes”Sipas J. Bullajiqit, pasi sahanlëpirësit, rrogëtarë të pushtuesit, vrapuan dhe u hodhën në hendeqe, në atë moment janë ndezur dritat e kamionëve, duke e ndriçuan terrenin, ku ishte grupi. Prej të gjitha anëve kërcitën mitralozat. Mbas pak kohësh, çdo gjë është qetësuar. Në hapësirën e ndriçuar gjendej i shtrirë Hasan Remniku, i rrethuar prej bashkëpunëtorëve të vet të vdekur.
Megjithatë, trupat e pajetë të tyre nuk janë me shenja plumbash në trup, sikur mendohet për gjithë atë arsenal armësh të asaj ushtrie. Të zbrazësh shumë municion mbi pesë vetë dhe të mos ketë as gjurmë gjaku, vërtetë është për të dyshuar se ata janë vrarë aty. Si duket, ata paraprakisht janë helmuar, më pas janë shenjuar me disa plumba dhe gjurmë mjetesh të forta si sëpatë etj. në mënyrë që kur të ekspozohen të shihen disa gjurmë se janë mbytur nga prita e pjesëtarëve të sigurimit dhe të ushtrisë.
Së këndejmi, “Prita në Bistricë”, në natën e 9-10 tetorit 1951, ishte vetëm një manovrim ushtarak për të manifestuar “aftësinë” e UDB-së para popullit, kinse për të treguar aftësitë e tyre për luftimin e grupeve të ndryshme dhe njëkohësisht për të frikësuar popullin që të heqin dorë nga veprimet e tilla, sepse sigurimi jugosllav është shumë efikas dhe i vendosur për të likuiduar çdo kundërshtar dhe rezistencë shqiptare ndaj Jugosllavisë.Shkrim me pompozitet negativ për masakrënKjo “vrasje” u bë “top lajm” për gazeta, e posaçërisht për gazetën e vetme shqipe të asaj kohe“ ”Rilindja”, që lexohej nga pjesë dërrmuese e shqiptarëve për të kuptuar operacionin e shërbimit të sigurimit shtetëror jugosllav. Gazeta, “Rilindja”, sipas urdhëresës së UDB-së, më 14 tetor 1951, informonte lexuesit dhe qytetarët e mbarë në ish-Jugosllavi me titullin “U vranë pesë banditë informbyroistë”, të cilët mbas shumë krimeve ishin nisur të shkonin te Enver Hoxha për të marrë shpërblim për krimet e bëra. Ja çfarë shkrimi me pompozitet, kinse këta janë nisur për të marrë grada apo dekorata për vrasje, e jo që luftonin për çlirimin e popullit shqiptar në viset e ish-Jugosllavisë nga okupatori sero-jugosllav.
Më 10 tetor 1951, e mërkurë, në Prizren ishte ditë tregu.
Pjesëtarët e shërbimit të UDB-së, herët në mëngjes i kishin ekspozuar kufomat e tyre dhe kishin dalë nëpër fshatrat e rrethinës së Prizrenit për ta ftuar popullin të vinte në Prizren për t’i parë kufomat e pesë ballistëve shqiptarë: Hasan Remnikut - Aliut, Agush Mehmetit, Mustafë Kokës, Qibrije B. Mehmetit dhe Rabije A. Kokës. Ekspozita e trupave të tyre ishte vendosur në qendrën e pazarit - Bazhdarhane. Kufomat ishin renditur në dyshemenë e kamionit ushtarak të tipit gjerman “Doç”. Përreth kufomave, roja e sigurimit jugosllav me uniformë dhe pa të. Kufomat ishin me uniforma ushtarake e policore, por të pastra dhe të papërgjakura, çka do të thotë se nuk janë vrarë drejtpërdrejt. Disa shqiptarë që e njihnin llojin e kufomave se ishin apo nuk ishin të vrarë kthenin kokën herë në një anë e herë në tjetrën dhe thoshin me zemërim mallkimin: -Zoti e marroftë besëpremin! -Pjella e tij mos u shtoftë, duke nënkuptuar se ata paraprakisht ishin të helmuar, pastaj të mbytur me mjete të ndryshme.Morti që nuk mbylli kapakun e flijimtarëvePjesëtarët e ndryshëm të UDB-së u shpërndanë nëpër katundet e Anamoravës, përkatësisht në komunën e Vitisë prej nga ishte Hasan Remniku, si dhe në atë të Gjilanit prej nga ishin Agush Mehmeti dhe Mustafë Koka. I patën ftuar katundarët (ata që nuk kanë ditur shkrim-lexim) nëpër shkolla e xhamia për t’i njoftuar për vrasjen e pesë ballistëve të rrezikshëm, kufomat e të cilëve do të silleshin për t’u ekspozuar të enjten, më 11 tetor 1951, në pazarin e Vitisë, kurse të premten, të shtunën dhe te dielën, më 12 -14 tetor 1951, do të ekspozohen në Pazarishten e Gjilanit.
Ky lajm nuk ishte i mirëseardhur për atdhetarët shqiptarë të Kosovës, sepse ishte një mort që mbyllte kapakun e flijimtarëve të fundit të Lëvizjes për çlirimin e popullit shqiptar dhe të territorit.Ekspozimi i trupave të vrarëTë enjten në pazarin e Vitisë UDB-ja ekspozita e trupave të pajetë është bërë po ashtu me kamionin ”Doç”. Shumica e banorëve të kësaj ane e kanë njohur Hasan Remnikun, sepse ishte i kësaj ane, por edhe kishte bujtur në shumë konaqe, e besa edhe ishte ushqyer e siguruar, jo vetëm nga njerëzit e fisit dhe gjakut, por edhe nga miqtë e katundeve të tjera përreth Remnikut e më gjerë. Po ashtu, vitiasit dhe qytetarët e tjera nga terreni e njihnin edhe pedagogun, mësuesin Mustafë Koka, kishin dëgjuar edhe për trimërinë e Agush Mehmetit e kështu me radhë, duke qenë figura të njohura edhe për së gjalli. Vizitorët që i shihnin kufomat e pagjakosura “lexonin” tradhtinë, ku Hasani me shokë ishte prerë në besë të të pabesëve, mjerisht shqiptarë. Por masa e tubuar përreth trupave të pashpirt thoshin: “Nuk ka vrasje pa gjak, këto xhenaze nuk kanë gjak – janë të pastra…!
Dikush nga shokët e Hasanit, që kishte ndenjur kohë të gjatë me të dhe kishte dëgjuar mesele prej tij, mbante mend kur Hasani thoshte me metaforë: ”Lisin e çan vetëm pyka prej degës tij

Të premten, më 12 tetor 1951, kufomat e tyre riekspozohen Te Pazarishta e Gjilanit, ku është sot shtëpia e mallrave.
Gjatë kësaj dite te kufomat ishte edhe nëna e Agush Mehmetit dhe i vëllai i tij Mehemti, si dhe mijëra qytetarë gjilanas e nga periferia.
Të shtunën, me 13 tetor 1951 ditë pazari. E tërë rrethina e Gjilanit u derdh në Pazarishtë, por t’u bërë nderin e fundit pesë dëshmorëve të lirisë e të shqiptarisë së Kosovës. UDB-a kufomat e pesë martirëve i ekspozoi në tokë. Të parin, afër çezmës, Hasan Ali Remnikun, të zdeshur deri në brez me gjoksin leshatak, ku në të djathtë afër gjirit i dukeshin 4-5 vrima të plumbave të revoles. Vrimat nuk ishin me gjak, bile as pantallonat, por as në xhaketën e ndeshur.
Disa hapa në të majtë të Hasanit ishte Agush H. Mehemtin me bashkëshorten Qibrien. Më tutje Mustafë Koka me gruan Rabien.Të gjithë ata që i kanë parë kufomat e ekspozuara, madje edhe nga dy e më shumë herë vërtetojnë, se vetëm Rabije Koka ka pasur një njollë të zbehtë të gjakut në këmishën e bardhë mbi brez, në anën e majtë!. Asnjë plumb nuk i dukej se t’i kishte depërtuar nëpër tesha e në trup?!
Nga shënimet e terrenit, Shaban Kajtazi, ka ritreguar se Ismail Zenuni i ka thënë se vetëm gruaja e mësuesit ishte gjetur e gjallë pas plojës, se ajo kishte rënë në lumë dhe se e kishte bartur ujët bukur larg, sa që mezi e gjetën. Ndërkaq, disa pjesëmarrës të korpusit të mbrojtjes popullore që morën pjesë në këtë “aksion” të UDB-ës “Prita në Bistricë”, vërtetojnë se një oficer boshnjak ka thënë: -Njëra grua kishte mbetur gjallë dhe më është lutur ta vras dhe e vrava”.Në mbrëmjen e së dielës, më 14 tetor 1951, UDB-a e mbylli ekspozitën e grupit në Pazarishten e Gjilanit. Kufomat e luftëtarëve të lirisë i ngarkuan në “Doç”, dhe i dërguan në oborrin e kazermës së JNA-së, ku edhe i varrosën me një gropë. Me një shkrim të dr. Muhamet Pirrakut, thuhet se kufomat janë djegur me benzinë, por ne nuk e kemi hasur këtë të dhënë në terren, kurse vendvarrimi është identifikuar në muajin tetor, edhe pse ka pasur disa të dhëna edhe më parë.Për realizimin e kërkesave jetësore të kombit! UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare i burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasan Remnikut dhe bashkëluftëtarët. Një numër të madh i dënoi me dënime drakonike. Selim Remnikun me pushkatim (me vonë me burg maksimal) , vëllain e tij Hajdinin me 20 vjet . Me pushkatim u dënua edhe Azem Uruqi i Bresalcit (më vonë 20 vjet), sikur edhe Arif Q. Syla I Remnikut. Nën 7 vjet u dënuan dhjeta veta. Latif Mehemti, Ismail Qorrolli, Smajl Deli Muji, Sadik Vranoci, Shukri Hajrizi, Mehemt Syla, Selman Arifi, Arfi Sherifi, Xhemshit Bilinca. Me 9 vjet u dënua Daut Kepa etj.

Mustafa i Hetës dhe i Habibës, kishte lindur më 1931 në Kokaj të Gjilanit. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në Tiranë, kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila vdes shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit, më 1951.Rrëfimet e shkurta të Ismail Kokës, (1944) për Mustafën dhe familjen e tijKokaj është katund i komunës së Gjilanit, 18 km. larg tij, i shtrirë në Karadak. Ky vendbanim ka emërtime të ndryshme nga pushteti administrativ serb. Është një emër i ri i quajtur Inatoc për shqiptarët dhe emër tjetër Renatoc për muhaxhirët e Kokajve. Deri më 1999 ka pasur 15 shtëpi, kurse tani janë 4-5 sosh. Janë dy lagje: e Epërmja e dhe e Poshtmja. Është një shkollë katërklasëshe e quajtur “Liria”, një paralele e ndarë e Pogragjës.
Ismaili thotë, se Mustafa shpesh është konsultuar me Remzien e axhës Muharrem (të vetmin fëmijë të tij) për çështje të ndryshme. Në fillim të tetorit 1951, pasi takohet me Hasanin dhe Agushin në Kokaj, ku Mustafa e merr edhe gruan ashtu si edhe Agushi, sepse këtë nuk kishin fëmijë dhe të gjithë kanë qenë të veshur me uniforma me ngjyrë teget dhe nisen për të dalë në Shqipëri.
Pas 3-4 ditësh, Gani Ahmeti nga Kokajt e kumtoi lajmin e mbytjes së Mustafës me grua dhe me grupin, dhe tha se vetëm nëna e Mustafës të vijë për t’u përshëndetur me kufomën e të birit në Gjilan, ku kufomat ishin të ekspozuara. Sipas shumë bashkëbiseduesve nëna e Mustafës është afruar para kufomës së të birit dhe e ka hequr ferexhenë, duke i rënë për fytyre tri herë dhe i ka thënë: “Hallall të qoftë gjiri bir, se nuk më ke shkuar gjak falë”, pastaj ka lëshuar prapë ferexhenë dhe është larguar.
Ismail I. Koka mendon se Mustafa me grupin janë helmuar në trekëndëshin e Gumnishtës e pastaj vrasja e tyre është inskenuar në Prizren, duke qenë paraprakisht të helmuar.
Pas mbytjes së tyre, kufomat janë ekspozuar në Prizren, Viti, Gjilan dhe Kamenicë. Ne Gjilan është bërë një ceremoni ahengu nga UDB-a për aksionin e tyre të suksesshëm për mbytjen e grupit të fundit të kaçakëve të Kosovës. Thonë se gjatë ekspozimit të kufomave, vetëm gruaja e Mustafës ka pasur shenja gjaku, kinse për shkak të shtatzënisë, kurse të tjerët jo.
Pas mbytjes së tyre UDB-a ka ardhur në shtëpinë e Mustafës dhe të familjes së tyre dhe i ka bastisur ato, duke konfiskuar material të ndryshëm.
Pos bastisjeve, familja më pas ka pasur edhe pasoja të tjera në aksionin e armëve më 1955, duke u torturuar aq shumë, sa që për herë të dytë janë detyruar të blejnë armë për t’i dorëzuar, vetëm të shpëtojnë nga rrahjet mizore deri në mbytje. Një dosje e hapur e familjeve të tyre ka qëndruar e hapur deri më 1999, duke mohuar edhe te drejtën e shkollimit, të punësimit, ndoshta edhe të martesës me familjet e tilla kundra “shtetit dhe popullit”, siç i ka quajtur okupatori serb. Për këtë dëshmon edhe vetë Ismaili, i cili më 26 mars 1999 në mbrëmje është gjuajtur me pushkë snajperike nga një fqinj serb, ku fatmirësisht nuk ishte goditur, kurse gjurmët e fishekut gjenden edhe sot në librat e bibliotekës së tijFund

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]