Përdoruesi:Kolegji Universitar i Biznesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kolegji Universitar  “ I Biznesit” (KUB) si institucion i arsimit të lartë jopublik, shënon fillesat e veta të veprimtarisë në sistemin e arsimit të lartë shqiptar në vitin akademik 2011-2012 me emrin  “ Akademia Profesionale e Biznesit” (KUB).  APB, lindi si një iniciativë e sipërmarrjes së lirë, duke u mbështetur në kushtet e rrethanat e krijuara, si një mundësi reale, për të dhënë një kontribut me vlerë në filozofinë e arsimimit shqiptar , me standarde bashkëkohore dhe me synimin e qartë për të kontribuar me seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj si dhe për të kontribuar në rritjen e prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit në vendin tonë.

APB  është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë (LAL)” dhe ka funksionuar bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Akademisë Profesionale të Biznesit” si Institucion i Arsimit të lartë.

Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH),  APB është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e tij  akademike qysh në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë). Në përputhje me vizionin dhe zhvillimin strategjik, KUB zgjeroi misionin e tij duke ofruar Studimet e Larta Profesionale me një njësi kryesore, Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale (KSLP), I cili filloi veprimtarinë e tij me urdhër të MASR Nr. 139 datë 23.03.2018 , me dy programe studimi .

Akreditimi i parë institucional i  KUB është bërë me Urdhër të MASH, Nr. 557, datë 16.11.2012, “Për akreditimin institucional të Akademisë Profesionale të Biznesit”, dhe  akreditimi periodik, me Vendim te BA Nr. 100 datë 10.11.2017  “Për Akreditimin periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë Akademia Profesionale e Biznesit” sot Kolegji i Universitar i Biznesit, si dhe është bërë akreditimi i pjesshëm institucional, për  shkak të hapjes se Kolegjit te Studimeve të Larta Profesionale,  me urdhër të MASR Nr. 139 date 23.03.2018 “ Për hapjen e njësisë kryesore “ Bazuar në ligjin nr 80/2015  “Për Arsimit të Lartë e Kërkimit Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH” dhe misionin e tij.

Të gjitha programet mësimore të ofruara nga Fakulteti i Ekonomisë, i Drejtësisë dhe Shkencave Politike si dhe KSLP në KUB, janë të akredituara,  dhe te licensuara.

KUB në këto vite të veprimtarisë së tij, është rritur si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe nga  pikëpamja sasiore.  Kjo ka ardhur si rezultat i:

  • përvojës dhe karrierës të gjatë akademike dhe profesionale të themeluesve të këtij Institucioni;
  • kujdesit ne përzgjedhjen e stafit akademik elitar në fushën e arsimit të lartë;
  • rigorozitetit në respektimin e standardeve akademike dhe ligjore;
  • kreativitetit në proceset e mësimdhënies;
  • ndërtimit të marrëdhënieve te shëndosha dhe funksionale me studentët;
  • ndërtimit dhe konsolidimit të një klime marrëdhëniesh dhe kulture akademike favorizuese për stafin dhe studentët, etj.

Në saj të këtyre vlerave, KUB tashmë ka një emër në tregun e arsimit të lartë por edhe në tregun e punësimit. Ai deri tani ka diplomuar shumë ekonomistë e juristë të cilët janë të angazhuar në funksione e detyra me përgjegjësi në institucionet e qeverisjes qëndrore, në kryeministri, ministri apo struktura të tjera të qeverisjes vendore. Këtë vit ka diplomuar profesionistë me program studimi të lartë 2 vjeçar duke përmbushur një boshllëk në tregun e punësimit në vend. Kështu si sektori publik e ai privat i ka të mirëpritur studentët e diplomuar në programet e studimit të KUB duke siguruar mbi 90% të tyre të punësuar.

Tashmë KUB ka vendosur në një balancë vlerash si rrallë ndonjëherë. Ato janë të dukshme dhe të prekshme në  kërkesat e tregut të punës në të gjithë dimensionet e tij. Kjo balancë vihet re si në cilësinë e procesit të arsimimit ashtu edhe në zgjerimin e misionit, duke ofruar diploma të profesionalizmit të gjerë për tregun e punës, si ato te ciklit të parë të studimit Bachelor, ne fushën e shkencave politike, teknologjisë se informacionit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ashtu edhe ato te ciklit të dytë Master, diploma të cilat e kanë dhënë verdiktin e tyre. Me urdhër te MASR Nr. 139 datë 23.03.2018 “ Për hapjen e njësisë kryesore “ Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale” (KSLP), KUB ofron një risi të re në rrugën e konsolidimit të vlerave të tij.Dy njësitë bazë të KSLP , Departamenti i Studimeve të Larta Administrative dhe Departamenti i Studimeve të Larta Teknike, janë përfaqësueset e të dy programeve themelore me nga tre profile secili. Këto njësi baze, ofrojnë për tregun e punës 6 diploma të reja te asistentit/teknik të lartë.Diplomantët e parë të vitit 2019-2020 shënojnë një faqe të re në historikun e KUB të cilët me siguri do të jenë një nxitje për zhvillime të reja të KUB.Mbështetur në këto themele, pasuri dhe vlera didaktike, akademike, ligjore, strukturore, infrastrukturore, tradicionale dhe novatore, KUB punon me përkushtim duke e  realizuar misionin e  tij, për të qënë një institucion gjithnjë atraktiv, konkurues dhe elitar në tregun e arsimimit e të punësimit.

Kolegji Universitar i Biznesit ka ndërtuar vit pas viti, marrëdhënie shumë funksionale me subjektet e ndryshme private e shtetërore, kombëtare e ndërkombëtare në funksion të arsimimit dhe kualifikimit të studentëve të tij por edhe të përmirësimit dhe përditësimit të kurrikulave të programeve të studimit.