Përdoruesi:Kristina Lulaj
Bloza e misrit (Ustilago zea Beckm.Unger,Ustilago maydis (DC) Corda
Kushtet më të përshtatëshme për zhvillimin e sëmundjes sigurohen kur ka thatësirë nga muaji shkurt-maj dhe me shira gjatë vjeshtës.
Simptomat
Sëmundja shfaqet në të gjithë pjesët ajrore të bimës, rrallë mund të preki dhe rrënjët.
Në pjesët e infektuara formohen tumore me madhësi 15-20 cm diametër me forma e madhësi të ndryshme. Tumoret sjellin deformime dhe shkatërrimin e bimës.
Në gjethe tumoret shfaqen në pozicione paralel me nervaturën dhe nuk arrijnë dimensione të mëdha (1-2 cm), kanë aspekte të galeve të shtrira me një gjatësi 20-30 cm dhe formojnë kreshta mbi panok.
Në fillim formohet një masë hipertrofike me ngjyrë të bardhë që më vonë merr ngjyrë të zezë. Në maturim tumoret mbulohen nga një cipë e bardhë e cila mbështjellë masën e zezë në formë pluhuri, klamidosporet.
Cikli jetësor.
Klamidosporet ruajnë fuqinë mbirëse 2-5 vjet dhe ruhen ose në tokë ose në mbeturinat e misrit.
Masat e luftimit
Zgjedhja e hibrideve të misrit të qëndrueshme ndaj sëmundjes.
Qarkullimi i gjatë në raste të infeksioneve të rënda në vitet e mëparshme. Mbledhja dhe shkatërrimi i tumoreve të sapoformuar (para pjekjes së plotë të tyre).
Punimi i thellë i tokës për të përmbysur mbeturinat e infektuara. Dizinfektimi i farës me Carboxine 200gr/kv farë, bavistine 150 gr/kv farë etj.