Jump to content

Përdoruesi:Lirisadriu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

FAKTORËT KLIMATIKË DHE ELEMENTET KLIMATIKE TË KLIMËS SË KOSOVËS

Klima: fjala klimë rrjedhë nga Greqishtja që do të thotë ( pjerrësi) është gjendja mesatare e kushteve dhe e dukurive meteorologjike gjatë një periudhe të caktuar të kohës ( javë, muaj, vite, dekada, etj.) Në një zonë të caktuar. Klima karakterizohet nga një regjim shumëvjeçar i motit[1], me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese, por edhe ato të mundshmet e motit, për një vend të dhënë ose më mirë të thuhet se në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjitha dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës, në një pikë të caktuar të rruzullit tokësorë. - Kosova, e gjendur në gjerësitë e mesme gjeografike të hemisferës veriore ( mes 41° 53’ dhe 43° 16’ ), ndërsa sa i përket gjatësisë gjeografike, në hemisferën lindore ( 19° 59’ dhe 21° 16’ ), me një reliev të larmishëm ( me shumë male, fusha, gryka malore, etj.) Me një lartësi mbidetare mesatare prej 811m, dhe me hidrografi[2] relativisht të pasur, në afërsi me Detin Adriatik dhe Detin Mesdhe, e hapur ndaj kuadratit verior, ngërthen brenda vetes tri lloje të klimës:

  1. Klima e mesme kontinentale
  2. Klima e modifikuar mesdhetare
  3. Klima malore

– Klima e mesme kontinentale është e përhapur kryesisht në rajonin lindorë të Kosovës, si dhe në pjesët lindore të rajonit perëndimorë të Kosovës. Klima e modifikuar mesdhetare, është e përhapur në rajonin perëndimorë të Kosovës, që depërtonpërmes luginës së Drinit të Bardhë. Ndërsa klima malore është e përhapur në malet e larta të Kosovës. Formimi i një lloji të klimës në një vend të caktuar, në këtë rast edhe në Kosovë, është në lidhje me shumë fakitorë dhe elemente klimatike. Andaj tri llojet e klimës që u përmendën më lartë, janë në lidhje me faktorët dhe elementet që do të ceken në vazhdim. Moti - paraqet gjendjen fizike të atmosferës në një territor të caktuar, në kohën e dhënë e karakterizuar nga një kombinacion i caktuar i elementeve meteorologjike. Hidrografia - është shkencë në kuadër të Gjeografisë që merret me studimin (përshkrimin) e ujërave.

–Ndër faktorët kryesorë klimatik që ndikojnë në formimin e klimës së një vendi ( në këtë rastë të Kosovës ), rajoni apo kontinenti janë:

  1. Pozita gjeografike
  2. Masat ajrore
  3. Relievi
  4. Lartësia mbidetare
  5. Ujërat
  6. Bimësia
  7. Përbërja e tokës (dheut)
  8. Faktori njeri, etj.

– Ndërsa elementet klimatike të cilat ndikojnë në formimin e një lloji të klimës në një vend, rajon apo kontinent janë:

  1. Diellosja (insolacioni)
  2. Temperatura e ajrit
  3. Reshjet atmosferike
  4. Mbulesa dhe trashësia e borës
  5. Erërat, etj.

FAKTORËT KLIMATIKË

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova, sa i përket gjerësisë Kosova gjendet në mes të Evropës Jug-Lindore. Kosova, shtrihet mes paraleles 42° e 44° të hemisferës veriore të Tokës dhe mes meridianit 20° e 22°. Duke zënë pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik. Kosova, pasi që gjendet në këto gjerësi dhe gjatësi gjeografike, edhe veçoritë klimatike të saj janë ato të cilat i karakterizojnë shumicën e vendeve që gjenden në brezin e mesëm klimatik. Në Kosovë, pozita gjeografike e saj kushtëzon që tiparet e klimës të jenë me karakter Mesdhetarë dhe Kontinental .

Sa i përket masave ajrore, mbi Kosovë depërtojnë masa ajrore të ngrohta nga gjerësitë gjeografike tropike veriore dhe masa të ftohta nga gjerësitë gjeografike mesatare veriore. Në viset perëndimore dhe jugore dominojnë kryesisht masat ajrore të ngrohta detare, kurse në viset lindore dhe veriore mbizotërojnë masat ajrore kontinentale.

Relievi ndikon tek klima nëpërmjet lartësisë së madhe mbi nivelin e detit (me rritjen e lartësisë ulet temperatura, rritet sasia e të reshurave, rritet numri i ditëve me reshje bore dhe trashësia e saj). Relievi i Kosovës është i llojllojshëm dhe përbëhet prej formave të ngritura ( maleve dhe vargmaleve ), formave të ulëta ( fushëgropave dhe luginave ), formave të krijuara me lëvizje tektonike ( vargmalet, malet, fushëgropat, luginat tektonike ), format erozive, format akumulative, etj.

-Malet përbëjnë rreth 63% të territorit të Kosovës dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe malet qendrore, ndërsa sipas lartësisë: të larta, të mesme dhe të ulëta. Malet periferike kanë pozitë skajore, e rrethojnë Kosovën, janë në formë vargmalesh, grup malesh dhe si male të veçuara, të cilat shtrihen edhe jashtë territorit të saj. Në grupin e maleve periferike bëjnë pjesë: Bjeshkët e Nemuna, malet e Hasit, malet e Sharrit, etj. Këto male shquhen edhe për lartësi të madhe mbidetare, ndërsa maja më e lartë malore në tërë këto është Gjeravica (2656m), e cila gjendet në Bjeshkët e Nemuna. Këto male kanë ndikim shumë të madh në formimin e klimës së Kosovës, pasi që e pengojnë depërtimin e erërave të ngrohta detare në drejtim të lindjes dhe veriut, ndërsa në anën tjetër e pengojnë depërtimin e erërave të ftohta kontinentale në drejtim të jugut dhe perëndimit. Malet qendrore shtrihen në pjesët e brendshme të territorit të Kosovës, përkatësisht në mes rrafshit të Dukagjinit dhe rrafshit të Kosovës. Grupi i maleve qendrore që shtrihen në pjesët e rrafshit të Dukagjinit përbëhet nga këto male: Zatriq (1039m), Bajrak, Gremnik, të larta në mes 706 dhe 1039m. Grupi i maleve qendrore që shtrihen në pjesët e e rrafshit të Kosovës përbëhet nga këto male: Carraleva, Lipovica, Goleshi, Berisha, Kosmaçi, Drenica, etj. Të larta në mes 800 e 1200m . Ndikimi i këtyre grupeve të maleve në formimin e klimës në Kosovë qëndron në atë se në njërën anë e pengojnë depërtimin e masave ajrore mesdhetare në drejtim të veriut dhe lindjes, ndërsa në anën tjetër e pengojnë depërtimin e masave ajrore kontinentale e të ftohta në pjesët jugore dhe perëndimore.

Fushat dhe luginat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Relievi zbritur (ulët) është i pranishëm me fushëgropa, fusha, lugina lumore, pllaja, lugina grykore dhe forma te tjera të brendshme (shpella) e të jashtme (cirqe, tarraca, rrafshe liqenore, etj.) Fushëgropa më tipike është ajo e rrafshit të Dukagjinit, e cila është e lëshuar mes maleve periferike dhe atyre qendrore, konkretisht në rajonin perëndimorë të Kosovës. Dimensionet e rrafshit Dukagjinit janë 70 km gjatësi dhe rreth 43 km gjerësi. Kjo fushëgropë ka rreth 3000 km katrorë dhe është e prerë nga shumë lumenj. Kjo fushë ka ndikim të madh në klimën e Kosovës, e sidomos në rajonin perëndimorë, pasi që përmes luginës së Drinit depërtojnë masat ajrore të nxehta mesdhetare, e ku rëndësi të madhe ka sidomos në bujqësi. Luginat lumore të rrafshit të Dukagjinit paraqesin hapësirat më të përshtatshme për banim dhe prodhimtari bujqësore, andaj edhe janë shumë të dendura për nga numri i banorëve. Nëpër të rrjedhin lumenjtë: Drini i Bardhë, Lumëbardhi i Pejës, i Deçanit, i Prizrenit, Ereniku, Mirusha, etj. Rrafshi i Dukagjinit edhe pse paraqet një tërësi, ndahet në disa fusha si: fusha e Istogut, Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe e Mirushës. Fusha e Kosovës ose Rrafshi i Kosovës: Është një fushë tjetër, e lëshuar mes dy sistemesh malore, atij qendrorë dhe atij lindorë, ka formë të zgjatur (84 km) e të ngushtë gjerësi mesatare (16km) dhe shtrihet prej Mitrovicës në veri deri në Kaçanik në jug, me një sipërfaqe rreth 1300 km katror. Kjo Fushë është e krijuar me lëvizje tektonike dhe përmban shtresa thëngjilli në pjesën qendrore të saj. Fundi i fushës gjendet në lartësinë 550-600m, zbret prej dy anëve në drejtim të Sitnices, përkatësisht të lumenjve Nerodime dhe Lepenc, kurse malet anësore që gjenden për rreth saj ngritën deri në 1000m. Pasi që kjo fushë është më e hapur ndaj veriut, si dhe dallohet me një lartësi më të madhe mbidetare, atëherë në të më tepër shfaqen masat ajrore kontinentale që vijnë nga ana e veriut. Fusha e Drenicës është e lëshuar në mes maleve qendrore, përgjatë rrjedhës së lumit Drenica, i cili duke dalë nga kjo fushë, krijon një grykë dhe pastaj derdhet në Sitnicë. Në pjesën verilindore të Fushës së Kosovës, në mes malit Kopaonik dhe maleve lindore shtrihet Fusha e Llapit, e cila është më e lartë se fusha e Kosovës. Në pjesën juglindore gjendet Anamorava, e cila ka një gjatësi prej 41 km dhe gjerësi 16 km ( rreth 650 km katrorë ). Pothuajse gati njehtë si në Fushën e Kosovës, edhe në Fushën e Drenicës, të Llapit dhe të Anamoraves, shprehen karakteristika të masave ajrore të ftohta kontinentale, pasi që dallohen me lartësi më të madhe mbidetare se Rrafshi i Dukagjinit, dhe janë më te hapura ndaj veriut.

Lartësia mbidetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lartësia mbidetare ka ndikim të madh tek klima, pasi që nëpërmjet lartësisë së madhe mbi nivelin e detit, konkretisht me rritjen e lartësisë mbidetare ulet temperatura e ajrit ( për çdo 100m, temperatura zbret për 0.60C ), rritet sasia e reshjeve, numri i ditëve me reshje bore dhe trashësia e saj, etj. Kosova dallohet me një lartësi mbidetare mesatare prej 811 metra. Lartësia mbidetare në rrafshe luhatet prej 400 deri 700 metra, ndërsa pika më e ulët prej 297 metrash dhe ndodhet në Vermicë, afër kufirit me Shqipërinë, kurse pika më e lartë është Gjeravica me 2656 metra.

Ndikimi i ujërave ose botës ujore në klimë shprehet në zbutjen e temperaturës, në krijimin e qarkullimit lokal të erërave tokësore ose detare, në shtimin e lagështisë së ajrit, etj. Kosova dallohet me një hidrografi të pasur , por e cila nuk është e shpërndarë njësoj brenda territorit të saj , pasi që Rajoni Perëndimor ka pasuri më të mëdha ujore se sa ai Lindor. Edhe pse Kosova nuk ka dalje në dete apo oqeane , ajo brenda territorit të saj ka disa lumenj , liqene etj.

Ndikimi i lumenjve në klimë qëndron në atë se ato e zbusin klimën , e sidomos përmes masave ajrore të nxehta që depërtojnë përmes luginave të tyre , e në këtë rast duhet cekur lumin Drini i Bardhë , përmes luginës së të cilit depërtojnë masat ajrore detare nga Mesdheu , andaj edhe në Rrafshin e Dukagjinit vijnë në shprehje tiparet e klimës së modifikuar mesdhetare. Përveç lumit Drini i Bardhë , në territorin e Kosovës gjenden edhe disa lumenj të tjerë , cilët kanë ndikim në klimë, si p.sh. Ibri , Lepenci, Ereniku etj. Në malin e Nerodimës ( Suka e Dërmanit ), ujërat e Kosovës ndahen në tri pellgje, duke rrjedhur në drejtim të tri deteve : në Detin Adriatik , në Detin Egje dhe në Detin e Zi. Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11.645 km katror , 6.8% më e madhe se sipërfaqja administrativo – politike , që tregon se pjesa dërmuese e ujërave krijohen brenda sipërfaqes së saj. Pjesa më e madhe e ujërave të territorit të Kosovës i takon ujëmbledhësit të Detit të Zi ( 50.7% ), 43.5 % i takon ujëmbledhësit të Detit Adriatik , ndërsa pjesa tjetër prej 5.8 % i takon ujëmbledhësit të Detit Egje. Ujëmbledhësit të Detit të Zi i takojnë këta lumenjtë : Ibri , Sitnica , Drenica , Llapi , Morava e binçës , Nerodima dhe Krivareka. Ujëmbledhësit të Detit Adriatik i takojnë : Drini i Bardhë me degët e tij , përkatësisht me Lumin e Istogut , Lumëbardhin e Pejës , të Deçanit , Erenikun , Lumin e Klinës , Mirushën , Toplluhën , Lumëbardhin e Prizrenit , Lumin e Plavës dhe atë të Restelicës. Ndërsa , ujëmbledhësit të Detit Egje i takojnë Lepenci dhe Nerodima. Në Kosovë , varësisht nga mënyra e të ushqyerit të lumenjve me ujë ( nga shiu ose bora e shkrirë ) dhe nga maksimumi dhe minimumi ( i parë, i dytë dhe i tretë ) i sasisë së ujit në lumenj,dallohen dy regjime , dy tipa me nga tri variante : regjimi nivalo – pluvial dhe regjimi pluvio – nival.
-Regjimit nivalo – pluvial ( bore – shi ), (lumenjtë e tipit alpin , që rrjedhin prej maleve të larta të Kosovës) të variantit malor të Dukagjinit , të Moknes dhe të Sharrit i takojnë këta lumenj : Drini i Bardh, Lumi i Istogut , Lumëbardhi i Pejës , i Deçanit , i Prizrenit , Ibri , Lumi i Plavës , Restelica dhe Lepenci. Këta lumenj, maksimumin e parë e kanë në maj, të dytin në prill, ndërsa të tretin në qershor , apo edhe në mars.
-Regjimit pluvio – nival ( shi – borë ), ( lumenjtë që burojnë në malet e ulëta e të mesme të pjesës qendrore e lindore të Kosovës ) të variantit dukagjin – lindor , lindor të Kosovës dhe të Anamoravës, i takojnë këta lumenj : Klina , Mirusha , Toplluha , Ereniku , Sitnica , Llapi , Drenica , Morava e Binçës, Nerodima dhe Krivareka , me maksimumin e parë dhe të dytë në shkurt ose në mars , të tretin në maj ose prill , ndërsa minimumin e kanë në shtator dhe gusht. Lumenjtë e regjimit të parë i takojnë kryesisht anës perëndimore të Kosovës ( Rr. Të Dukagjinit ) , ndërsa lumenjtë e regjimit të dytë i takojnë kryesisht anës lindore të Kosovës ( Rr. Të Kosovës ). Prurjen më të madhe e kanë lumenjtë e tipit alpin , kryesisht ata që shtrihen në rajonin perëndimor të Kosovës , ndërsa prurje më të vogël e kanë lumenjtë e rajonit lindor të saj. Gjatësi më të madhe kanë lumenjtë që shtrihen në rajonin lindor se sa ata që shtrihen në rajonin perëndimorë, ndërsa dendësia më e madhe e rrjetit lumor është në rajonin perëndimorë të Kosovës.

Liqenet kanë ndikim të madh në klimë, pasi që me avullin e ujërave të tyre ndikojnë në zbutjen e klimës dhe po ashtu janë të lidhur më tepër edhe me reshje atmosferike, sepse reshjet anojnë ml tepër nga ujërat. Në Kosovë, hasim tri lloje të liqeneve natyrore: akullnajore (glaciale apo malore), lumor dhe relikte. Përveç tyre, gjenden edhe disa liqene artificiale. Liqenet akullnajore (glaciale apo malore), në numër më të madh gjenden në Malet e Sharrit (16 liqene) dhe në Bjeshkët e Nemuna. Prej disa liqeneve akullnajor burojnë disa lumenj si : Ereniku (nga liqeni i vogël i Gjeravices), Lumëbardhi i Prizrenit, dega e djathë e Lepencit, etj. Liqenet lumore në Kosovë janë formuar vetëm në Mirushë, në pjesën e mesme dhe të poshtme të rrjedhës. Liqene Relikte në Kosovë gjendet vetëm një, ai i Breznës në Opojë, i cili ka sipërfaqe shumë te vogel dhe është duke e humbur ujin. Në Kosovë gjenden edhe liqene artificiale si: Liqeni i Gazivodes (më i madhi), Radoniqit, Batllaves, Prelepnices, etj,

Përberja e tokës (dheut)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dheu po ashtu ka ndikim në formimin e klimës, pasi që në ato vende ku dheu është cilësor aty mund të kultivohen lloj bimësh, e sidomos ka ndikim në rritjen e pyjeve, të cilat janë faktorë kyç në formimin e klimës. territorin e Kosovës, për shkak të llojllojshmërisë së relievit, përbërjes gjeologjike, kushteve klimatike, hidrografike, floristike dhe veprimit të njeriut, janë zhvilluar toka të ndryshme, e një pjes, e tyre edhe ka pësuar ndryshime. Mirëpo pjesa më e madhe e territorit (56%) është e mbuluar me tokë të cilësisë së dobët. Pjesa prej 29% është tokë e cilësisë mesatare dhe pjesa më e vogël rreth 15% është e cilësisë së mirë. Tokat e mira dhe që i shërbejnë prodhimtarisë bujqësore, gjithnjë e më shumë po mbulohen me vendbanime, rruge, objekte ekonomike e shërbyese, etj. Kjo po ndodhë për shkak të shtimit të popullsisë, migrimit të popullsisë etj. Si rezultat i këtyre faktorëve mendohet se rreth 1000ha tokë pune humbin gjçdo vit dhe këto veprime kanë ndikim edhe në mikro-klime.

Bota bimore ndikon shumë te klima, pasi ajo ndikon në uljen e temperaturës, krijon erërat lokale, e rritë lagështinë e ajrit, etj. Nga bota bimore, përkatësisht nga pyjet anojnë shumë të reshurat atmosferike. Në Kosovë , përhapja e botës bimore bëhet sipas kateve bimore në lidhje me lartësinë mbidetare. Së pari dallohet kati i viseve barishtore, ku bota bimore përfaqësohet nga livadhet, etj. Më pas vie Kati i pyjeve gjetherënëse apo i dushqeve, në të cilin bota bimore përfaqësohet nga Bungu, Qarri, Frashëri, Shkoza, etj. Pastaj në radhë është kati i pyjeve gjethembajtëse apo kati i Ahut dhe pyjeve halore, në të ciln bota bimore përfaqësohet nga Ahu, Pisha e Zezë, Bredhi, etj. Kurse mbi këto shtrihet kati i kullosave alpine, në të cilin bota bimore përfaqësohet nga bimët barishtore, boronica, dhe nga shkurre të rralla. Në klimën e Kosovës mund të rriten drunjtë e rrallë, që janë sjellë prej shteteve dhe kontinenteve tjera, si psh: Në parkun e Karragaçit në Pejë gjenden këto lloje: Pisha e Vainutit, Kedra e Himalajeve, Kedra Atlantike, Lari Evropian, Lari Japonez, Tuja e Azisë, Tuja e Amerikës, etj.

Ndikimi i njeriut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe njeriu ka ndikim të madh në krijimin e klimës, sidomos në ndryshimin e klimës. Disa nga shkaqet e ndryshimit të klimës në ndonjë vend apo rajon janë: Tharja e kënetave dhe moçaleve, pyllëzimet ose shpyllëzimet, krijimi i liqeneve artificiale, krijimi i kompleksve të mëdha industriale, ndotja e ajrit, etj. Njeriu mund të ndikojë në menyrë pozitive në krijimin dhe ruajtjen e një klime të përshtatshme në këtë mënyrë: duke pyllëzuar, duke mos i tharë kënetat dhe moçalet, duke mos e ndotur ajrin , duke mbajtur ambinetin të pastër, etj. Në Kosovë, sidomos pas luftës së fundit 1998-1999, fare pak është punuar në mbrojtjen e pyjeve dhe në mbrojtjen e ambientit. Ndërsa njeriu mund të ndikojë në mënyrë negative në ndryshimin e klimës në këto mënyra: duke shpyllëzuar vendet me pyje, duke i prerë pa kontroll ose duke i djegur ato, duke i tharë moçalet dhe kënetat, duke ndërtuar kombinate industriale që e ndotin ambientin pa masë, duke hedhur mbeturina të shumta në ambientin ku jeton, duke i degraduar lumenjtë, etj. Në Kosovë sidomos pas luftës së fundit, është vërejtur dhe vërehet një degradim i madh i pyjeve, çoftë nga prerjet ilegale pa kontroll, si dhe nga djegia e tyre nga persona të pandërgjegjshëm. Ndotje të madhe te ambientit nga objektet e mëdha industriale janë duke shkaktuar edhe termocentralet e KEK-ut.

Elementet klimatike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të kuptuar më mirë veçoritë klimatike në Kosovë, përveç faktorëve klimatik duhet njohur edhe elementet klimatik si: diellosjen, temperaturën e ajrit, reshjet atmosferike, trashësinë e borës, shtypjen e ajrit, erërat, etj. 1.DIELLOSJA: është një element klimatik shumë i rëndësishëm për botën e gjallë. Në diellosje ndikon gjerësia (këndi i rrezeve të Diellit në Tokë), relievi (lartësia mbidetare, ekspozicioni, përmasat e formave relievore), Vranësirat, lëvizja e ajrit (erërat) etj. Në gjerësitë tona gjeografike diellosja vjetore do të duhej të zgjaste 4450 orë në vit, ose mesatarisht 12.2 orë në ditë. Në të vërtetë diellsoja në Kosovë zgjatë 2079 orë gjtë vitit, pse mesatarisht 5.7 orë në ditë, që është 47% nga diellsoja e mundshme. Në zvogëlimin e diellosjes ndikojnë lartësia e maleve, afërsia e tyre dhe pozita e tyre ndaj Diellit. Diellsoja më e vogël është në muajin dhjetorë, mesatarisht 54 orë në muaj. Kurse më e gjata në Korrik dhe Gusht shkon mbi 250 orë. Në kuadër të diellosjes, rol të rëndësishëm luan edhe të mbuluarit e qiellit me re. Vranësira në Kosovë sillet nga 52 deri 58% dhe ndryshon sipas muajve. Më i lartë është muajve të dimrit, kah fundi i vjeshtës dhe fillimi i pranverës. 2.TEMPERATURA E AJRIT: është një tjetër element klimatik me rëndësi tejet të madhe. Ritmi i temperaturës ndryshon gjatë kohës dhe hapësirës, Gjatë ditës, temperatura rritet nga e Diellit deri në orën 13, pastaj fillon të bie ngadalë deri në perëndimin e Diellit dhe vazhdon të bie deri në mëngjes. Ritmi mujor ka trend të rritjes nga dimri në pranverë, më shpejtë deri në muajin maj, pastaj më ngadalë deri në muajin korrik e gusht ku edhe e arrin maksimumin. Në shtator e tetor zbret më ngadalë, kurse pas tetorit zbret më shpejtë deri në minimumin e janarit. Në Kosovë sipas muajve temperatura më e ulët është në janar -0.9 0 C. Më e larta në korrik e gushtë 20.90 C. Vlerat ekstreme pozitive të temperaturave në Kosovë lëvizin mes 370 C dhe 390 C, ndërsa ato ekstreme negative mes -22.50 C dhe 32.50 C. Ditët me acar mesatarisht zgjasin mes 87 dhe 96 ditë dhe më të shpeshta janë në Rrafshin e Kosovës. Numri i ditëve me temp. Tropike mbi 30 gardë, lëvize mes 25 dhe 30 ditë, më shumë në Dukagjin. Temperatura Tropike janë më të shpeshta në korrik dhe gusht, por ato ndodhin edhe në qershor e maj. 3. RESHJET ATMOSFERIKE Në Kosovë hasen të gjitha format e reshjeve atmosferike ( shi, borë, breshër, vesë, etj.) Me dallime në sasi dhe kohë sipas muajve të vitit. Pjesa perëndimore e Kosovës (Dukagjini) merr më shumë reshje sesa pjesa tjetër e vendit. Viset e larta malore të Apleve Shqiptare lindore, marrin mes 1146mm dhe 1337 mm reshje gjatë një viti, në Mokne rreth 900mm, në Kopaonik 700-900 mm, në Sharr 800-1000. Sasia e reshjeve zvogëlohet nga perëndimi në drejtim të lindjes, prej 902mm në Pejë, 763mm në Klinë, 664mm në Komoran dhe 582mm në Prishtinë. Numri i ditëve me shi në Kosovë lëviz mes 95 dhe 130 ditë. Më shumë shi ka muajt e vjeshtës dhe të dimrit dhe në maj dhe qershor. Intensiteti i reshjeve është më i madh në viset perëndimore, pranë zonës malore periferike. 4. MBULESA DHE TRASHËSIA E BORËS Numri i ditëve me borë ndryshon në Kosovë ndryshon mes 20 dhe 30 ditë në viset fushore dhe 45 deri 65 ditë në viset malore. Në viset malore të larta mbi 1500m, mbulesa e borës zgjatë mes 180 deri 200 ditë. Në rrafshin e Dukagjinit trashësia e borës arrin deri 70 cm, në rrafshin e Kosovës 2o deri 30 cm, ndërsa në Alpet Shqiptare dhe në Sharr 20 deri 200 cm. 5. ERËRAT Erërat në Kosovë janë dukuri të rëndomta edhe pse nuk janë aq të shpeshta. Erëra diçka më të dendura mund të rastisim në Rrafshin e Kosovës se sa në Dukagjin, sepse rrafshi i Kosovës është më i hapur ndaj erërave që vijnë nga kuadranti verior. Në Dukagjin më shpesh fryn era e jugperëndimit dhe perëndimit ( më e shprehur është në Gjakovë, Pejë, Prizren). Ndërsa në rrafshin e Kosovës më shpesh fryn era e veriut, veriperëndimit dhe verilindjes.



  1. Riza Qavolli ( Libri : Gjeografia regjionale e Kosovës)
  2. Asllan Pushka (Libri : Metoda Kuantitative)
  3. Ruzhdi Pllana (Gjeografia Fizike)