Përdoruesi:Lulzim Haziri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lulzim Haziri lindi në vitin 1962, në f. Reçan të Gostivarit. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme teknike i kreu në Gostivar. Studjoi Makinerinë në Fakultetin Teknik të Universitetit të Kosovës.

Lidhjen me letërsinë e ka gjetur në bibliotekën e babait të tij, arsimtar i gjuhës shqipe.

Gjatë kohës së studimeve, në shtypin e kohës (Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Bota e re, Flaka e vëllazërimit), boton poezi, tregime, kritikë dhe ese për muzikën rock.

Përmbledhjen e parë poetike “Kënga lind në vetmi” e botoi në vitin 1989, në SHB “Rilindja” në Prishtinë. Biografia e tij poetike shënon edhe botimin e librave: “Kur dyert hapen me zile” (1995), SHB “Vatra”, Shkup, “Dalja nga safari” (2005), SHB “Brezi9”, Tetovë,   “Vetmi e varur si numër në portë”, përzgjedhje poezishë, (2015), Logos-A, dhe përmbledhjen e fundit poetike “Testament prej mëndafshi” (2019).

Libri “Kur dyert hapen me zile” fitoi çmimin për libër më i mirë në Festivalin e poezisë shqipe, 1995.

Në vitin 2017 iu botua libri me poezi të përkthyera në maqedonisht “Кога љубовта се троши како креда”(Kur dashuria harxhohet si shkumës),  përkthyer nga Lindita Ahmeti,  të cilin e botoi shtëpia botuese “Goten” nga Shkupi.

Në vitin 2000  shtëpia botuese “Shkupi” ia botoi librin me shkrime për muzikën rock “Rokenrolli shqiptar!” ndërsa në vitin 2010, SHB “Nositi SH” nga Gostivari ia botoi edhe librin me kolumna gazetareske “Bardhë e zi”.

Përveç se poezi, boton edhe tregime.

Poezitë e Lulëzim Hazirit janë përfshi edhe në disa antologji të poezisë shqipe në gjuhë të huaja:

POEZIA: Antologjia e poezisë shqipe në Maqedoni: SHGB “MIKENA”, 2008

И/DHE/END: Antologji e poezisë më të re në Maqedoni (Anglisht, maqedonisht dhe shqip), botues TEMPLUM, Shkup, 2002

POEMAS: Antologia de poesia albanesa, Calidad Letra por Letra Desde 1911, Meksikë, 2013

OLIPA KERRAN TOIVO (“Na ishte njëherë shpresa”): Antologji e poezisë bashkëkohore shqipe në finlandisht, SHB “AVIADOR”,  2019

KËNGË TË VARURA NË DEGË DAFINE, Syth, 2020

PËRTEJ HARRIMIT (Jenseits des Vergessend): antologji e poezisë bashkëkohore shqipe në gjermanisht, ANTHEA VERLAG, 2022

DIELL PA HIJE – Antologjia e poezisë ballkanike të shek. XXI, Zgjodhi e përktheu Ramadan Musliu, botoi “Klubi i poezisë”, 2021, Tiranë.

Gjithashtu, disa poezi të tij janë përfshi edhe në disa antologji tematike si:

Sonata e heshtur: antologji e poezisë shqipe që krijohet në Maqedoni, Klubi letrar 94, 2003

The liquid sun: (the water - the drought), Mbrëmjet Strugane të Poezisë,2003  

The world is my home: (the house - the threshold), Mbrëmjet Strugane të Poezisë, 2004

Silence between two words: ars poetica, Mbrëmjet Strugane të Poezisë, 2005

Ut pictura poesis: Poetry in dialogue with the plastic arts, Mbrëmjet Strugane të Poezisë, 2006

A cage of wrinkles: poetry and childhood, Mbrëmjet Strugane të Poezisë, 2007

МУЗИКА, СЕКОГАШ И УШТЕ (Muzika, gjithherë dhe ende) – antologji tematike të poezisë në dialog me muzikën, Mbrëmjet Strugane të Poezisë, 2022

Poezitë e tij janë të përkthyera anglisht, spanjisht, finlandisht, hebraisht, rumanisht, rusisht, kroatisht dhe maqedonisht.

Punon si gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut.