Jump to content

Përdoruesi:Lumideti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Merxhan Avdyli, është i lindur më 7 janar 1961 në Sadovinë të Jerlive të Vitisë. Në fshatrat Gërmovë dhe Goshicë ka kryer shkollën fillore; gjimnazin, drejtimi i shkencave natyrore-matematikore e ka kryer në Viti; në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, më vonë Filologjik, ka kryer studimet në katedrën e Letërsisë dhe gjuhës shqipe, në të njëjtën katedër ka ndjekur edhe studimet e shkallës së tretë nga teoritë letrare dhe analiza e formave letrare, ku më 2 prill 2008 ka marrë gradën shkencore magjistër, duke mbrojtur temën "Trajtat e vargut dhe të strofës në poezinë e Dritëro Agollit". Ka bashkëpunuar me një numër të madh gazetash e revistash, në të cilat i janë botuar shkrimet e shumta letrare, eseistike, publicistike, gazetareske. Gjatë viteve 1991-1993 ka qenë bashkëpunëtor i revistave “Fjala” dhe “Zëri”. Ka qenë redaktor (redaksia në Kosovë) i revistës i “Zëri i Kosovës” që dilte në Zvicër (1993-1997) dhe redaktor i dyjavores “Bashkimi sindikal” (1997-1998). Pas luftës ka qenë redaktor në radion “Kosova e lirë” (1999-2000); redaktor i javores “Zëri i Kosovës” (2000); kryeredaktor i revistës “Ardhmëria” (2001); redaktor përgjegjës i të përditshmes “24 orë” (2002). Nga marsi i vitit 2002 deri në dhjetor të vitit 2004, ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në postin e këshilltarit të lartë politik. Nga dhjetori i vitit 2004 deri më 9 janar 2008 ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës. Gjatë viteve të studimeve deri në burgosje (18 prill 1981) ka qenë aktiv në lëvizjen studentore, që ishte bartëse e ngjarjeve vitit 1981. Pas daljes nga burgu (29 nëntor 1999) është aktivizuar në politikë. Merret aktivisht me letërsi. Shkruar poezi, prozë, kritika letrare, ese etj. Shkrimet e para letrare, poezi, i ka botuar nga fundi i viteve te shtatëdhjeta në javoren “Zëri i rinisë“ dhe në gazetën studentore “Bota e re“. Ka bashkëpunuar me një varg gazetash dhe revistash, te ke të cilat ka botuar poezi, tregime, recensione, pastaj ese, artikuj të ndryshëm gazetaresk, reportazhe, fejtone e shkrime të tjera publicistike. Deri tash ka botuar këto libra: Libri i lirisë (poezi, bashkautor), “Zëri”, Prishtinë, 1991. Fati i flijuar (poezi), “Fjala”, Prishtinë, 1994. Shpërfillësi i madh (poezi), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004. Letra nga burgu – Libri i censuruar (epistolografi, bashkautor), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004. Sprova zbuluese të poetikës, (kritikë letrare), “Brezi 81”, Prishtinë, 2005. Studime për Agolin në Kosovë (përmbledhje studimesh nga autorët kosovarë për veprën e Agollit), Argeta LMG, Tiranë, 2006. Fat i pakryer (poezi), Argeta LMG, Tiranë, 2006. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Jeton në Prishtinë.