Përdoruesi:Mirelamuhametaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


                                                  KOMUNA E BYTYÇIT RRETHI TROPOJË


Komuna e Bytyçit pёrfshihet nё Rajonin Verilindor e bёn pjesё nё nё nrajonin Verilindor dhe ndodhet nё zonёn Malёsia e Gjakovёs dhe e Hasit. Nё ndarjen gjeografike tё territorit tё Tropojёs hyn nё zonen Juglindore.

Vija e pёrgjithёshme kufitare e Bytyçit ёshtё 56.4 km. Nga verilindja kufizohet me Gjakovёn (Kosova) ,juglindje me Golajt (Hasi) ,pёrendimi me Berishёn dhe veripёrendim me Llugajt. Bytyçi shtrihet nё 119.63km².



                                                    EKONOMIA E BYTYÇIT


Ekonomia e Bytyçt ka ndryshuar nga viti nё vit , duke kaluar nga ekonomi e grupuar, e centralizuar, dhe sot ёshtё ekonomi private.

Pёr popullaten vendase ka pasur shumё vershtiresi tё ndryshme tё cilat i kanё shtyer ata ,qё tё largohen nga Bytyçi e shpesh herё , tё jenё kembengules nё vendimet e tyre pёr tё zhvilluar jeten e tyre nё kёte njesi administrative.

Pёr ekonomine , qё sot mbizotron nё kёte territor mund tё themi se ekonomia zhvillohet mbi bazen e iniciatives pёrsonale tё popullates si dhe tё biznesmenёve tё ndryshem.

Bazat mbi tё cilat popullata merr tё ardhurat janё :

-Bujqёsia dhe blegtoria.

Banoret duke mos pasur shumё mundёsi punёsimi, janё drejtuar drejt prodhimeve bujqёsore dhe blegtoriale duke bere tё mundur mbulimin e shpenzimeve tё tyre familjare .Gjithashtu disa nga prodhimet e tyre si:qumeshti ,djathi,gjalpi, si dhe gjedh etj, I shesin ne trgun e brendshem tё Tropojes.

Megjitheate mungesa e baxhove si dhe e tregjeve pёr produktet si mishi ,qumeshti,gjalpi,djathi etj e kanё demotivuar kёte fushe ekonomike.

Gjithashtu banoret siperfaqet e tyre i mbjellin me bimet e arave tё cilat i pёrdorin plotёsisht pёr nevojat e tyre falmiliare.

Por po ashtu bytyçasit dallohen edhe pёr njё tjeter kulture pёr prodhimin e mjaltes , duke qenё se relievi ёshtё i ndёrthurur midis lendinave e pyjeve dhe natyra nё pergjithesi e karakterizuar nga ajri i pastёr krijojnё kushte tё pёrshtatshme pёr rritjen e bletёve.

Bytyç ka numrin mё tё madhё te zogjve tё bletёs nё rrethin e Tropojёs, pёrkatesisht 26% te numrit tё pergjithshem te rrethit. Nga kjo kulturё njё pjesё e mirё e popullatёs ka pёrfituar dhe e ka kthyer rritjen e zogjve tё bletёs nё njё ekonomi private.

Njё tjeter element i cili ka ndikuar drejtpersedrejti nё ekonomin vendase tё Bytycit duke bёre ,qё njё pjesё ndoshta jo dhe aq e madhe e popullates tё mos largohet tё mos zgjedh rrugen e migrimit dhe emigrimit eshte pasuria minerale .

Ky territor ёshtё shumё i pasur me minёralin e kromit ,çka ka bёre qё shumё individ pas viteve 90’ tё vetёpunesoheshin dhe tё merrnin inicjativen pёr tё krijuar njё biznes tё tyrin si dhe pёr pasojё shumё persona tё tjerё tё punsoheshin. Pёr vite me rradh kjo industri nxjerrёse ka qenё prespektiva kryesore nё ekonomin e banorve tё Bytyçit . Tё dhenat e studimeve dhe llogaritjet e detajuara gjeologjike krijonё njё imazh tё qartё tё pasurive minerale tё nentokes sё Bytyçit.

Nё Bytyç njihen rreth 100 vendburime tё kromit dhe janё zbuluar rreth 5 758 700 ton mineral me cilёsi 30% CR003. Vendburimet kryesore qё njihen janё Zogaj 1, Zogaj 2, Zogaj 5,Kepenek, Lugu i Gjinit 1, Lugu i Gjinit 2, Gjelaj 4 si dhe shumё tё tjera. Nё keto vendburime janё ngritur miniera tё cilat janё nё funksion cdo dite dhe nё to ka aktivitet aktiv . Nё tё gjitha kёto miniera qё permendem dhe jo vetem, pёrllogaritet numri i tё punsuarve rreth 170 vetё duke pasur parasyshe qё , numri i popullsisё ne kёtё njesi administrative nga viti nё vit ka shkuar duke u ulur me njё pёrqindje mesatare prej 25.93% .

Pёr shumicen e familjeve keto miniera janё e vetmja bazё ekonomike, pasi nё Bytyç ka shumё mungesё investimesh duke nisur ,qё nga infrastruktura. Shfrytezimi i kёtij minerali ka bёre , qё kriza ekonomike tё mos ndjehet aq furishem ndёr vite , pasi popullata ka pasur njё pikё referimi dhe njё bazё shumё tё fortё e cila ka ndihmuar nё ekonomite familjare.