Jump to content

Përdoruesi:Mrizi i Zanave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

“Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës

“Mrizi i Zanave” është restorant e qendër agroturizmi në Fishtë, pranë Lezhës. “Mrizi i Zanave” është restorant e qendër agroturizmi në Fishtë, pranë Lezhës. Por ai është një vend ku rendin turistë e qytetarë nga e gjithë Shqipëria, madje edhe nga Kosova, të cilët shkojnë në restorantin “Mrizi i Zanave” në Lezhë. Edhe të huaj, turistë dhe diplomat. Një vend i mahnitshëm, por mbi të gjitha me gatime nga më të mirat. Me një kulturë shërbimi jashtëzakonisht cilësore. Tek “Mrizi i Zanave”, i cili ka marrë emrin e veprës poetike të Gjergj Fishtës, nuk mblidhen zanat, por qytetarë shqiptarë nga të gjitha viset e të huaj që vijnë për të shijuar kuzhinën tradicionale me produkte ekskluzivisht të zonës. “Mrizi i Zanave” i shtrirë në një kodrinë të gjelbër ka si moto refuzimin e rendjes së përditshme, qetësinë, reflektimin, që përforcohet edhe nga Shtegu i Mendimit, një shteg në natyrë, ku në dru janë skalitur vargjet e poetit Gjergj Fishta. Idenë për hedhjen e hapit të parë të agroturizmit në Fishtë e pati romantiku i fshatit Altin Prenga. 34 vjeçari rrëfen se pas qëndrimit 11-vjet në Itali, ai donte të bënte diçka vetë, të ikte nga imazhi i emigrantit. Tradita e një familjeje kuzhinierësh i erdhi në ndihmë, por edhe një ide që njihet në perëndim, thotë ai. “Mbledhja bashkë edhe në Shqipëri e nostalgjikëve të fshatit”, ata që e duan fshatin si një strehë qetësie, larg zhurmës urbane. Ajo që miqtë e Altin Prengës e quajtën „çmenduri” , rezultoi si një histori suksesi jo vetëm për Fishtën, por madje më gjerë në zonën e Zadrimës thotë Altini.