Jump to content

Përdoruesi:Muhamed b. sytari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Imam Muhamed Sytari


U lind në qytetin e Shkodrës më 21.05.1978.

Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame

për gjuhë arabe dhe studimet islame.

Nga viti 2001 dhe në vazhdim punon si mësues i besimit në Medresenë "Haxhi Sheh Shamia", Shkodër.

Ka shërbyer si vaiz dhe hatib në xhaminë e Tophanës, Shkodër, nga viti 1998 deri në prill 2010. Në prill të vitit 2010 zgjidhet Myfti i Zonës së Shkodrës.

Veprimtaria fetare:


Është veshur me petkun fetar, xhybe dhe çallmë, nga hoxha i tij Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi, në Damask me datën 04. 07. 2002.

Është zgjedhur një ndër shtatë antarët e Këshillit të Teologëve Islamë, pranë Komunitetit Musliman Shqiptar. (Ky Këshill është miratuar në Mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të KMSH- së, datë 23. 10. 2001).

Ka shërbyer si vaiz dhe hatib në xhaminë e Tophanës, Shkodër, nga viti 1998 deri në prill 2010.

Më 22 prill 2010, është emëruar Myfti i Zonës Shkodër.

Më 18 shtator 2010, është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Kulturës dhe Thirrjes Islame në Këshillin e Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.


Vepra të botuara:

Në vitin 1998, ka përkthyer librin e tij të parë nga arabishtja në shqip, "Besova Zotin tuaj" të autores amerikane Emili Bramlet, botuar në Damask.

Në fund të vitit 2002 ka botuar në Tiranë një përmbledhje ligjëratash dhe intervistash me personalitete bashkëkohore islame, të titulluar: "Opinione bashkëkohore islame".

Në muajin shtator të vitit 2003 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Përpjekje të dështuara".

Në dhjetor të vitit 2004 ka botuar në Shkodër përmbledhjen me studime e publicistikë me titull: [Hap pas hapi me "Udhën Islame"].

Në fillimet e vitit 2005 ka botuar në Prishtinë, monografinë: "Vehbi Sulejman Gavoçi- Dijetar nga dijetarët e ymmetit"- (Botim i Bashkësisë Islame të Kosovës).

Në shkurt të vitit 2006 ka botuar në Shkodër një përmbledhje vizionesh islame dhe kujtimesh të titulluar: "Përhapni për mua, qoftë dhe një fjalë…".

Në nëntor të vitit 2006 ka botuar në Shkodër monografinë: “Hafiz Qamil Tresi- Në gjurmët e një biblioteke, që sfidon heshtjen e kohës...”

Në qershor të vitit 2007 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: “Kujtime dhe refleksione të një Ramazani”

Në shtator të vitit 2007 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: “Bibliografi “Udha Islame” 50 numrat e parë”

Në maj të vitit 2008 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: “Ve alejkes-selam...”

Në janar të vitit 2009 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Hafiz Musa Hoxha- Vaizi besnik i qitabeve të vjetra"

Në shkurt të vitit 2009 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Rrugëtime të një hatibi"

Në dhjetor të vitit 2009 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Dhe kthehet kjo hëna e re e Ramazanit..."

Në dhjetor të vitit 2010 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Madhështia e shpirtit Islam"



Punime të tjera shkencore:

Lektor i librit "Horizonte Islame- Si dhe Pse", të autorit F. Shega. (Botim i Bibliotekës "Al- Islah"), botuar në Damask, 1996.

Në vitin 1999, ka punuar për redaktimin e librit "Njohuri rreth Kur'anit- Syneti e bidati", të dijetarit të njohur islam Vehbi Sulejman Gavoçi, botuar në Shkodër.

Në vitin 2008, ka punuar për redaktimin e librit "Themelet e një medreseje", të autorëve Eljaz Kraja dhe Ahmet O. Osja, botuar në Shkodër.


Pjesëmarrje dhe kumtesa në veprimtari shkencore e teologjike:

Ka marrë pjesë në seminare, simpoziume, konferenca (shkencore e ndërfetare) e promovime librash, brenda vendit dhe jashtë tij, ku në shumicën e rasteve ka qenë edhe referues, si në: Shkodër, Tiranë, Durrës, Ulqin, Tuz, Prishtinë, Damask e Phoenix.

Që herët merret edhe me publicistikë islame, sikurse është ftuar në dhjetra emisione televizive me përmbajtje fetare, si në Shkodër, Tiranë, Prishtinë, etj.


Pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare e rajonale:

Referues në “Konferencën e Parë të të Diplomuarve” nga Fondacioni "Shejkh Ahmed Keftaro"- Damask, 13. 08. 2004.

Referues në Konferencën "Shtypi Islami, dje, sot dhe nesër"- Prishtinë, 23-24. 05. 2003.

Referues në Konferencën "Kur'ani te shqiptarët"- Prishtinë, 26-27. 12. 2005.

Referues në “Ceremoninë e Nderimit” të brezit të parë të hoxhallarëve të Fondacionit "Shejkh Ahmed Keftaro"- Damask, 15. 09. 2006.

Referues në Workshopin Ndërkombëtar, të organizuar nga NATO, me temë: "Forcimi dhe nxitja e bashkëjetesës ndërfetare dhe tolerancës për një shoqëri civile më të sigurt në Ballkan dhe më gjerë"- Tiranë, 29-30. 09- 01. 10. 2006.

Referues në disa aktivitete të zhvilluara nga Bashkësia Islame e Malit të Zi- Ulqin, Tuz, etj.

Referues ne aktivitetin nderkombetar, zhvilluar në Damask, me 21. 11. 2008

Është ftuar nga Qendra Islame Shqiptare Amerikane e Arizonës për të mbajtur ligjërata dhe aktivitete fetare me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit 1430, gusht-shtator, 2009.


Disa nga referatet e mbajtura në aktivitete të ndyshme shkencore:

"Si e njoh unë, studenti i tij, H.Vehbi S. Gavoçin"- Aktivitet kulturor, Shkodër, 06. 10. 2001.

"Ramazani dhe rëndësia e tij"- Seminar, Shkodër, 10. 11. 2002

["Vargu i Profetërve", libër udhëzues për rininë]- Promovim libri, Shkodër, 07. 05. 2002.

"Në shkollën shpirtërore të Sheh Ahmed Shkodrës"- Aktivitet kulturor, Shkodër, 17. 02. 2002.

"Islami nevojë jetike"- Simpozium fetaro- shkencor, Shkodër, 09-10. 03. 2003.

"Roli i shtypit islam në tolerancën ndërfetare në mjediset shqiptare"- Konferencë, Prishtinë, 23-24. 05. 2003.

"Koncepti islam i tolerancës ndërfetare"- Seminar, Shkodër, 14. 12. 2003.

"Vendi i diturisë në Islam"- Mbrëmje fetare, Ulqin, 03. 02. 2004.

"Si duhet të reagojmë ndaj sfidave antiislame?"- Seminar, Shkodër, 28. 03. 2004.

"Për shumë vjet muajin e njeriut!"- Veprimtari fetare, Shkodër, 13. 10. 2004.

"Nga mesazhet e emigrimit të Profetit (a.s)"- Mbrëmje fetare, Ulqin, 09. 02. 2005.

["Jeta dhe veprimtaria e Sheh Ahmed Shkodrës"- Libër i ri në bibliotekën islame shqiptare-]- Promovim libri, Shkodër, 27. 02. 2005.

"Dy fjalë në promovimin e librit tim…"- Promovim libri, Shkodër, 02. 04. 2005.

["Institucionet islame dhe hoxhallarët e Shkodrës"- Një libër enciklopedik, që zbulon të panjohura dhe dëshmon realitete]- Promovim libri, Shkodër, 22. 01. 2006.

"Shkodra, një realitet në kufi- (Bashkëjetesa ndërfetare në peshore)"- Workshop Ndërkombëtar, Tiranë, 29-30. 09- 01. 10. 2006.

“Bashkëjetesa dhe toleranca ndërfetare, model i një koekzistence paqësore”- Konferencë kombëtare, Durrës, 18. 03. 2007. Etj.


Botime në gazeta e revista:


Ka përkthyer në gjuhën shqipe, emra të mëdhenj të Thirrjes Islame në botë, si:

Shejkh Ahmed Keftaro,

Dr. Jusuf el-Karadavi,

Dr. Muhammed Said Ramadan el-Buti,

Shejkh Rexheb Dib, etj.

Bashkëpunon me revista e gazeta të ndryshme shqiptare, ku përmenden:


Revista

"Dituria Islame"- Prishtinë,

"Edukata Islame"- Prishtinë,

"Takvim"- Prishtinë,

"Argumenti"- Prishtinë,

"Familja"- Tiranë,

"Jehona"- Tiranë,

"Zemzem"- Shkodër,

"Etika"- Shkodër,

"Udhëzimi"- Phoenix etj.


Gazeta

"Drita Islame"- Tiranë,

"Udha Islame"- Shkodër,

"Drita e Dijes"- Shkodër,

"Elif"- Podgoricë,

"Shkodra"- Shkodër, etj.


referenca: http://www.myftinia-shkoder.org/6.html