Jump to content

Përdoruesi:Natyra8072/Giorgio Armani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Natyra8072/Giorgio Armani

 



Giorgio Armani (lindi në Piacenza me 11 korrik të vitit 1934) është një stilist dhe sipërmarrës italian i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër (Giorgio Armani), një nga markat më të rëndësishme në botë në fushën e modës.

Pasuria e tij deri në vitin 2021 është vlerësuar nga revista Forbes me rreth 8.2 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e 6-të më të pasur në Itali dhe të 326-tin në botë. Në vitin 2000 ai deklaroi të ardhura tatimore prej 167 milion eurosh.


Giorgio Armani në 1997

I rritur në Piacenza ku edhe studioi në shkollën e mesme Respighi, në vitin 1949 ai u transferua me familjen e tij në Milano. Në këtë qytet më 1953 ai u diplomua në gjimnazin Leonardo da Vinci, dhe u regjistrua në fakultetin mjekësor të Universitetit shtetëror, por pas tre vjetësh ai ndërpreu studimet për t’iu përgjigjur thirrjes së ushtrisë. Në fund të shërbimit të tij ushtarak ai gjeti punë si rregullues vitrinash dhe nëpunës për firmën Rinascente deri në vitin 1965, vit në të cilin ai u punësua nga Nino Cerruti për të ridizenjuar modën e markës Hitman dhe për paketimin e produkteve të firmës Lanificio Fratelli Cerruti . Emri i tij shfaqet direkt në universin e modës për herë të parë përmes markës së veshjeve prej lëkure Sicons. Në fakt, në vitin 1974 lindi linja Armani by Sicons, e cila e bindi atë përfundimisht për të krijuar një markë personale të modës.

Koleksioni i tij i parë u shfaq në vitin 1975, vit në të cilin ai themeloi kompaninë me të njëjtin emër, së bashku me partnerin e tij të jetës Sergio Galeotti (i cili vdiq para kohe vetëm 10 vjet më vonë). Në korrik të vitit 2000 Armani dhe Zegna Group nënshkruan një marrëveshje për të prodhuar dhe shpërndarë linjat Armani Collezioni në një ndërmarrje të përbashkët. Në mënyrë të ngjashme, në vitin 2002 Armani nënshkroi një marrëveshje me kompaninë Safilo për prodhimin e një linje ekskluzive të syzeve, të quajtura Emporio Armani. Në vitin 2000 Muzeu Guggenheim në New York e nderoi atë me një retrospektivë. Përveç linjës së parfumit (përfshirë Acqua di Giò ose Black Code) të një suksesi të jashtëzakonshëm tregtar, ndër markat më të famshme të kësaj firme janë Emporio Armani dhe Armani Jeans.

Në gjysmën e dytë të vitit 2006 Emporio Armani lansoi Remix, parfumin e ri për meshkuj dhe femra, i frymëzuar nga albumi i fundit i këngëtares Madonna dhe botës e diskotekave. Në vitin 2006 u botua biografia e parë kushtuar stilistit, Essere Armani, shkruar nga Renata Molho, botuar në Itali nga Baldini Castoldi Dalai dhe e përkthyer në dhjetë gjuhë të botës.

.Ai themeloi një zinxhir të butikëve të përhapur në të gjithë botën. Në vitin 2009 ai u bë ambasador i lëvizjes Internet for Peace të themeluar nga revista mujore Wired Italia me qëllim të nominimit të kësaj firme( Internet for Pecace) për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2010. Në qershor të vitit 2013 ai hapi një butik të ri në via Condotti në Romë me një festë inauguruese ku morën pjesë, ndër të tjera të famshëm si Milla Jovovich, Tina Turner, Clive Owen, Paolo Sorrentino, Giuseppe Tornatore, Laura Biagiotti, Margherita Buy, Ornella Muti, Raul Bova, Maria Grazia Cucinotta, Valeria Golino, Fiorello, Sophia Loren dhe Emma Bonino.

Gjithashtu në vitin 2013, stilisti mbështeti dizajnerët në zhvillim (dizajnerët e rinj) dhe i jep hua teatrit të tij Armani i cili do të shfrytëzohej si një vend për shfaqjet e tyre të modës. E para që shfaqet në via Bergognone (i njohur ndryshe si teatri Armani) është Andrea Pompilio në qershor, me koleksionin për burra Pranverë / Verë 2014. E dyta është dizejnatorja Stella Jean me koleksionin e grave Pranverë / Verë 2014 të prezantuar në shtator. Duhet cekur se ai posedon gjithashtu një pjesë prej 4.955% të aksioneve në firmën Luxottica. Në qershor të vitit 2020, ai fiton çmimin La Moda Veste la Pace, si dhe një mirënjohje që Organizata Botërore Kundër diskriminimit në Modë, Art dhe Sport African Fashion Gate i jep çdo vit Parlamentit Evropian në Bruksel, për vëmendjen e saj shumë aktive dhe të guximshme për çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe respektimin e mjedisit dhe botës shtazore.

Giorgio Armani në 1997

Prodhimi i Armani mbahet mend për klasin dhe elegancën e veshjeve të tyre dhe aksesorëve të saj. Prodhimi i tyre varion nga veshjet e çdo kategorie: nga ato më klasike tek ato më të reja, siç janë xhaketat e pastrukturuara me të cilat revolucionarizon dizajnin ekzistues: eleminohen mbështetëset e brendshme (mbushjet dhe ndërlidhjet), lëvizen kopsat dhe ndryshohen përmasat tradicionale të tyre. Xhaketat bëhen një nga emblemat e stilit italian.

.Armani gjithashtu rishikon kostumin me të njëjtin sukses.

Frymëzuar nga kinemaja bardh e zi dhe atmosfera amerikane e viteve të njëzeta dhe të tridhjeta, në stilin i tij të ri zgjedh prerje të pastra dhe ngjyra të ftohta si: ngjyrën bezhë, të hirtë dhe gri, një nuancë e re e vendosur mes të hirtës dhe ngjyrës  së dheut, dhe mbi të gjitha  është ngjyra blu-Armani( e kaltra Armani) që e dallon prodhimin e tij. Sidoqoftë, ai nuk përjashton kostumin e përjetshëm bardh e zi, duke e çuar atë në një shkallë më të lartë se ajo e zakonshmja.

Një tjetër frymëzim i madh për Armanin është kultura orientale dhe ajo arabe. Në fakt, jakat koreane dhe palltot e ngjashme me djellaba (veshje tradicionale arabe) futen në disa prej rrobave të koleksionit të tij, të vendosura në treg në vitin 1990, në të njëjtën kohë me daljen në kinema të filmit Il tè nel deserto (Çaj në Shkretëtirë).

Koleksioni i tij Armani Casa është krijuar me modele të frymëzuara nga firma Art Deco dhe nga Lindja e Largët. Disa artikuj të koleksionit Emporio Armani vjeshtë- dimër 2018 janë frymëzuar nga punimet e artistit francez Pierre-Yves Le Duc Soap Opera.

Kostume për kinemanë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1980 Armani projektoi kostumet skenike të Richard Gere për filmin American Gigolo. Në vitin 2008, ai dizajnoi rrobat e veshura nga aktori Christian Bale (në rolin e Bruce Wayne) për filmin The Dark Knight, dhe më pas në prap në vitin 2012 në filmin The Dark Knight - The Return. Ndër filmat e tjerë për të cilët ai ka punuar janë: Fenomena (1985), Të Paprekshmit (1987), Caddillac Man(1990) dhe Ransom - Shpagimi (1996). Në vitin 2013 ai i veshi aktorët Michael Fassbender dhe Penélope Cruz në filmin Këshilltari - Prokurori dhe Leonardo DiCaprio në Ujkun e Wall Street. Në vitin 2015 ai vesh aktoren Jessica Chastain në filmin 1981: Investigation in New York. Në vitin 1999 ai prodhoi dokumentarin e famshëm të Martin Scorsese mbi kinemanë italiane Il mio viaggio në Itali. Armani ka qenë gjithmonë një nga markat më të dashura në Hollywood, dhe jo vetëm për modelet e kostumeve. Aktoret Nicole Kidman dhe Katie Holmes, të dy ish-gratë e aktorit Tom Cruise, janë ndër personazhet e famshëm më të njohura që kanë zgjedhur stilistin italian (dizajnet e tij)  për martesën e tyre.

Ndër vite ai ka lansuar disa disqe muzikore ambientale, elektronike dhe eksperimentale me titull Emporio Armani Caffè, të ndarë në vëllime të ndryshme dhe krijuar nga DJ Matteo Ceccarini. Ai gjithashtu dizajnoi rrobat për këngëtaren Alexia, e cila është e martuar me nipin e tij Andrea Camerana.

Giorgio Armani në 2009 së bashku me disa lojtarë të Olimpia Milano

Në të kaluarën, ai kishte projektuar uniformën shoqërore të Klubit të Futbollit Piacenza 1919, një ekip nga qyteti i tij i lindjes, për ekipin anglez të Chelsea si dhe për ekipin kombëtar anglez të futbollit. Në vitin 2012, marka e tij sportive EA7 krijoi uniformat e ekipit kombëtar italian për Lojërat Olimpike të Londrës. Firma Armani fillimisht u bë sponsori kryesor i ekipit të basketbollit Olimpia Milano dhe disa vjet më vonë, në vitin 2008, ajo e mori pronësinë e këtij ekipi. Fillimisht ekipi njihej si Pallacanestro Olimpia EA7 - Emporio Armani Milano dhe nga sezoni 2011-12 sponsorizimi i "Armani Jeans" zëvendësohet me markën "EA7 - Emporio Armani". Në sezonin 2013-2014, tetëmbëdhjetë vjet pas paraqitjes së tyre të fundit, shoqata historike milaneze u kthye për t'u kurorëzuar kampione e Italisë, duke fituar kampionatin e saj të njëzet e gjashtë. Gjatë viteve 2014, 2016 dhe 2018 Armani është edhe një herë sponsori zyrtar i ekipit kombëtar italian në Lojërat Olimpike.Stampa:Onorificenze Stampa:Onorificenze [[Kategoria:Kalorësit e Legjionit të Nderit]] [[Kategoria:Njerëz që jetojnë]] [[Kategoria:Lindje 1934]]