Përdoruesi:OrgesaR

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrethi i Hasit [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hasi është rrethi i 36-të në territorin e Shqipërisë, 21000 banorë zyrtarisht, sipas regjistrimit të vitit 2004, ndonëse kanë ndikuar edhe këtu migrimi dhe emigrimi, si kudo veçanërisht në veri, duke pakësuar numrin e popullsisë së këtyre anëve.

Gjithashtu Hasi ka një siperfaqe prej 374 km2 me qendër administrative Krumën. Hasi, si njësi administrative, në veri dhe në lindje kufizohet me Drinin e Bardhë dhe degën e tij Erenikun, që e ndajnë nga krahina e Rekës dhe Podrimjes. Kurse në jug dhe perëndim Hasi kufizohet me Lumën dhe Malëziun. Në veri-perëndimi kufizohet nga përroi i Skatinës , që është edhe kufiri me rrethin e Tropojës.

Sipas të dhënave historike dhe historianëve lokalë, Hasi në shekullin XVII-të njihet edhe me një emër tjetër si Shulla. Pjetër Mazreku (1586-1637) në shkrimet e tij, përmend Shulla ose Has dhe shkruan se në këtë zonë jetojnë një numër i madhe shqiptarësh myslimanë. Ndërsa Sulejman Pulaha e lidhë emrin e krahinës me ndarjet administrative të perandorisë osmane në Nahije dhe Hasëve në shekullin e XV-XVI-të.

Historia e krahinës së Hasit, sipas burimeve të ndryshme mendohet të jetë vend i origjinës së Kastriotëve. Luçari (1605 ) dëshmon se Kastrioti dhe Mazreku kishin origjinën nga krahina e Hasit afër Lumit Drin . Pjetër Bogdani, prift katolik , studiues dhe shkrimtar, ishte nga Hasi, autor i veprës , “Çeta e Profetëve” 1657. Kjo vepër mbetet një gur themeli i gjuhës së vjetër shqipe.

Më 1913 nga Konferenca e Londrës, Hasi u nda në dy pjesë, i cili sipas kronikave të kohës, ishte 645 km2. Në vitin 1921 Hasi bënte pjesë në prefekturën e Kosovës, ku përfshiheshin edhe Kukësi e Tropoja, e që njihnin si qendër Krumën deri me 1925. Aktualisht Hasi është i ndarë në dy pjesë, rreth 271 km katror, apo mbi 40 përqind shtrirje territoriale, ndodhet në Gjakovë dhe Prizren të Kosovës. 

Qyteti i Krumës [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krumë është kryeqendër e rrethit Has në Shqipërinë e veriut. Gjatë pushtimit Austo-Hungares në vitin 1914-1918 Kruma ka qenë qendër e madhe ku ka pasur në juridiksionin e saj nga Zhuri e deri në kufi me Gjakovën aty kanë qenë të instaluara të gjitha institucionet vendore derin tek gjykatat. Nga viti 1921 deri në shkurt të vitit 1925 ka qenë qendra e Përfekturës së Kosovës ku ka pasur në juridiksionin e saj malsine e Gjakoves (Tropoje) dhe Lumën (Kukesin) është ri shpallur qytet në vitin 1972 shtrihen në një lartësi prej 370-450 m mbi nivelin e detit. Ka një popullsi prej 8270 banorë (gjithë Hasi ka një popullsi prej 22.000 banore), në qender ka një shkollë të mesme të përgjithshme prej 750 nxënës dhe një konvikte prej rreth 125 nxënës dhe një shkollë 9 vjeçare prej 1400 nxënës. Shkolla e parë shqipe në këtë zonë është hapur në vitin 1921 me ndihmën e Bajram Currit. Ky është një qytet i këndshëm e i vogël që ndodhet në rrëzë Pashtrikut, në veri-perëndim të malit e Bjeshka Krumës (Malin e Kruma), nga e cila vjen një burim të madh të ujit nëntokësor quajtur Vrella me ujë të pastër dhe të ftohtë, duke shërbyer popullatës vendore për nevojave për ujë të freskët. Nga ky burim në fund të malit, fillon lumi Kruma me ujërat të qarta dhe të freskëta, i cili shkon në drejtim të perëndimit, dhe, mbledhjen me degëve të tjera dhe duke u bërë më të madh, kthesa pak në të majtë si një hark dhe të bashkohet me Drinin, tani Liqeni Atificial i Fierzes. Në anën veri-lindje të qytetit ka malin e Gajrepit me lartësi 1400 mbi nivelin e detit ndërsa ne perëndim shtrihet rrafshnalta e hasit me toka pjellore ku ka një prodhimtari te bollshem ne pemtore, vreshta dhe futikulture ndërsa toka me pjellore është Plani i Krumës, Plalja e Hasit është e rrethuar nga kodra te buta dhe te ulëta te cilat vazhdojnë deri ne brigjet e liqenit te Firzes. 

Etimologjia e emrit “Has”     [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk është e përcaktuar qartë prejardhja e emrit të Krahinës së Hasit. Studiuesi i fushës së gjuhësisë dhe të albanologjisë, Dr.Eqerem Çabej, konstaton se fjala hase rrjedh nga turqishtja dhe ka kuptimin e bukës së bardhë të dorës së parë.

Ndërkaq, duke e zbërthyer me tutje etimologjinë e kësaj fjale, sipas tij “hasi” nënkupton Kryengritës, i pabindur, i pashtruar. Sipas Çabejt një gjë të tillë e pohojnë edhe albanologët Pedersen, por edhe Lotti e Lambertzi, që e nxjerrin me kuptim turk që do të thotë rebel, kryengritës. E njëjta fjalë turke na del edhe bullgarisht asija që do të thotë i pabindur.

Mirëpo emërtimi Has del në pah në shek.XVI, përkatësisht në një dokument të vitit 1570. Shumë kronistë të fillimit të shek.XVII në argumentimin e origjinës së Kastriotëve, Hasin e përmendin me emrin Az apo Ass dhe popullinë si Askol, që në të vërtetë nga mungesa e përdorimit të (h),(s) në latinisht nënkupton emërtimin Has.

Ndërkaq, në vitet e para të shek.XVII Hasi njihej edhe me emrin Shullaa që në latinisht do të thotë Vendi i thatë, e që për shkak të natyrës së tij këtë e ka ruajtur edhe në ditët e sotme duke u quajtur Hasi i Thatë.

Në lidhje me Hasin, interes paraqet relacioni i Pjetër Mazrrekut, arqipeshkv i Tivarit(1586-1637). Ky arqipeshkv shkruan se Hasi përfshin shumë katunde të cilat janë të banuara me shqiptarë të besimit mysliman. Në studimet e Çabejt, Pjetër Mazreku njihej, përveç si nje klerik edhe si shkrimtar dhe relator, ai ishte nga fshati Mazrrek i Hasit.

Vet hasjanët emrin Has e ndërlidhin me traditat dhe zakonet të kësaj zone, por edhe për besën dhe bujarinë e përhershme që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë tek banorët hasjanë. Dikush e ndërlidh me fjalën vërtetësiorigjinalitet etj., që të shpie te konstatimi apo zbërthimi i kësaj fjale nga ana e Çabejt dhe ndërlidhja e saj me kuptimin e bukës së dorës së parë.

Mikpritja, buka dhe malli i dorës së parë janë disa nga elementet e traditës hasjane e që mund të çojnë te saktësia e etimologjisë së fjalës Has .

Hasi ka qenë një nga krahinat shqiptare ku kanë gjetur strehë e mikëpritje luftëtarë, kryengritës të ndryshëm, udhëheqës çetash etj., këtë e tregojnë edhe dhjetëra këngë që flasin për një gjë të tillë, në të cilat në mes tjerash thuhet: “Kush luftoi per shiptari, n’Has ka gjet besë e burrni.”  

 Arsimi për herë të parë në Krumë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që në vitin 1922 u hap shkolla shqipe në Krumë. Ndërsa në vitin 1923, sipas dokumeteve të kohës, në Krumë u krijua Shoqëria Arsimore “Shkelzeni” e cila hapi kurse për zhdukjen e analfabetizmit, megjithëse në Krumë kishte shtëpi dhe xhami që shërbenin në atë kohë si qendra ku mësohej gjuha shqipe.

Në shkurt të vitit 1922 Bajram Curri i shkruan letër ministrisë së Arsimit të asaj kohe për hapjen e shkollave shqipe në Has e Lumë. Internati u transferua nga Kolegecaj në Has me vendosjen e këtyre institucioneve Kruma kishte marrë formën e plotë si qendër e prefekturës së Kosovës që në vitin 1921. Krijimi i Shoqërisë Arsimore “Shkëlzeni”, me ndihmën e shumë intelektualëve të kohës, kishte si qëllim përhapjen e arsmit ,kulturës dhe të mësohej historia e popullit.

Ky institucion, si pjesë e trashëgimisë kulturore , sot muze etnohistorik, mësuan shumë të rinj të atyre viteve, si nga Kosova, Kukësi, Tropoja dhe Hasi.

Shpatet e Pashtrikut, të vizituara nga turistët

Kësaj zone i është dhënë përparësi për të zhvilluar turizmin, kjo e shpallur edhe me vendim të Këshillit të Ministrave. Pashtriku është përmendur edhe nga shumë njerëz të dijes në shkrimet e tyre duke filluar nga Pjetër Bogdani e deri në ditët e sotme. Pashtriku, maja më e lartë e krahinës së Hasit, nga e cila mund të shijosh pamjet mahnitëse.

Nga Pashtriku mund të shikosh Hasin e Shqipërisë, Hasin e Gjakovës dhe Hasin e Prizrenit. Eskursionet, shëtitjet në shpatet e Pashtrikut janë për çdo turist vendas apo të huaj, një përshtypje që shkruhet në mendjen e seicilit. Të gjithë këto elementë i bëjnë të pasura, të vizituara, të shenjta shpatet e Pashtrikut.

Pasuritë nëntokësore të Hasit

Në Has ka disa objekte minerale me rreth 3 milionë tonë rezerva kromi me përmbajtje 30-32 % dhe në trupa të veçantë me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Maç, etj., ku njihen edhe rreth 300 mijë tonë rezerva me mineral kromi. Përveç mineralit të kromit, janë të njohur dhe mjaft objekte të bakrit, kuarcit, si në masivin Gabror të kaptinës në zonën Nikoliq 1 dhe 2 me rreth 2 milionë tonë rezerva, Golaj me një milion tonë.

Gjithashtu edhe në shkëmbinjtë në Helshan janë takuar një sërë objektesh, trupash mineral bakri si dhe Spas e Kosturr. Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 të shekullit të kaluar nga italianët. Banorët, por edhe specialistët thonë se nëntoka ende nuk është prekur.

Hasi sot…

Edhe në Has ndryshimet janë të dukshme. Tashmë vargjet e këngës të vendosura jo pa qëllim si titull i këtij reportazhi, i përkasin të shkuarës prej dekadash, por ne e sollëm si një kujtesë për brezat që historinë mos ta harrojmë. Edhe nga Hasi, si kudo veçanërisht nga zonat veriore, lëvizjet masive për në zonat urbane, kanë ndikuar në aspektin demografik.

Në bashkinë Krumë dhe në komunat e Hasit, papunësia është shqetësuese, si kudo në prefekturën e qarkut Kukës janë kryer investime në qytetin e Krumës, e në disa komuna, veçanërisht në infrastrukturën rrugore, po akoma mbetet që në këto zona të thella të vënë dorë shteti.

Një shëmbull që nuk ka nevojë për komente, mund ta citojmë, për t’u marrë në konsideratë nga organet përkatëse. Për të vajtur në prefekturë, banorët e Tropojës kalojnë në 8 vendtakime doganash nëpër Kosovë, e kjo vetëm për pak metra rrugë të pameremetuar dhe asfaltuar në aksit rrugor Bajram Curri-Krumë-Kukës.