Përdoruesi:Piro48/Shkrimtaret shqiptare
Sotir Andoni SHKRIMTAR
Sotir Andoni ka lindur në vitin 1925 në Ziçisht të Devollit , në familjen e një tregtari të mesëm dhe patriot. Mësimet e para i mori në vendlindje nga një mësues me origjinë nga Kosova . Më pas vazhdoi shkollën qytetse dhe teknike në Korcë. Në vitin 1943, si shumë studentë, ndërpreu studimet sepse u bashkua me rezistencën antifashiste.Në fillim me cetën e Moraves dhe më pas në batalionin “Fuat Babani “ dhe Brigadën e IX. Ai ka filluar të shkruajë qysh në radhët e partizanëve, kur bashkë me traktet dhe komunikatat komuniste, shkruante dhe skica te vogla artistike. Pas lufte punoi si Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Korçë dhe kryeredaktor i gazetës lokale "Përpara".Por ai do të zhgënjehej keq në idealet e tij liberale dhe demokratike pas clirimit dhe menjëherë u vu në pozita opozitare me pushtetin komunist. Në verë të vitit 1948,u arrestua për “agjitacion -propagandë dhe tentativë arratisje” dhe dënohet me 5 vjet burg. Pas lirimit nga burgu, ai u dënua gjithë jetën me punë të rëndomta. Tani , jeta e tij shkon si një kalvar i vërtetë midis harresës dhe ngritjes së përkohshme, përndjekjes dhe luftes me të pamundurën për t’u afirmuar si shkrimtar. I hoqën të drejtën e krijimtarisë, e lanë pa punë, “e dëbuan” nga antologjitë, gjithfarësoj. Por ai megjithatë shkëlqeu me tregimet dhe novelat e rralla, plot jetë e të vërteta. Si vitet e tij. Periudhën pas viteve 90, Sotiri e jetoi aktivisht, duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Korcës, ku dha ndihmesë si demokrat i formuar e me kulturë. Për disa vjet kryesoi Degën e Korcës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Pas emigrimit ne SHBA me 1997, apartamenti i tij ne “Illyrian Gardens”, u bë studioja ku vazhdoi krijimtarinë letrare dhe publicistike. Në krijimtarinë e tij letrare vlerësohet si një vazhdues i denjë i shkollës Kuteliane. Shumë prej botimeve të tij janë vlerësuar me cmime letrare Kombëtare. Ndroi jetë më 19 korrik 2003 në Worcester. Nga viti 2004 është “ Qytetar Nderi” i qytetit të Korcës.