Jump to content

Përdoruesi:Piro Plesha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Themo Vasi- Hero i Popullit. 

Lindi në Nivan të Zagories më 1920. Pas shkollimit fillor në vendlindje, vitet e para të arsimit të mesëm i mori në gjimnazin e Gjirokastrës.Më 1937 së bashku me Ali Demin, Adil Carcanin përjashtohet nga gjimnazi i Gjirokastrës për pjeswmarrje në veprimtari antizogiste Mundit'i vazhdonte mësimet në Gjimnazin e Shkodrës, ku u njoh e u bë mik nga më të afërtit me Qemal Stafën, Nazmi Rushitin etj. Pas mbarimit të shkollws së mesme, shkon në Itali, Firence, ku ndjek vitet e para të Universitetit. Afruar qysh në Shkodër me idetë e lwvizjen komuniste,( antar i Grupit Komunist të Shkodës që nga viti 1938), pas pushtimit fashist të Shqipërisë,më 1941, kthehet në Shqipëri, pranohet në radhët e PKSH qysh në krijimin e saj dhe punon në qarkorët e PKSH të Tiranës e të Durrësit. Në fillim të vitit 1943 dërgohet në rrethin e Gjirokastrës për organizimin dhe drejtimin e njësiteve e cetave të para partizane dhe caktohet Komisar i batalionit partizan "Koto Hoxhi" qe në krijimin e tij.Krahas detyrës së Komisarit , kryen një sërë misionesh në emër të PKSH e të Frontit NCL në Jugë, në lidhjet me PK tw Greqisë etj. Në një pwrleshje të ashpër me forcat naziste gjermane në malet e Golemit,lufton burrërisht dhe bie dëshmor më 3 tetor 1943.