Përdoruesi:Polis University
Universiteti POLIS I themeluar ne vitin 2006 qe ne fakt ishte rezultat I vendosmerise dhe I vlerave te Co_Plan, nje strukture jofitimprurese qe ka qene prijese e kerkimeve dhe praktikes ne terren per planifikimin urban ne Shqiperi dhe Kosove qe ne fillim te viteve 90. Co Plan ka fituar disa cmime nderkombetare duke perfshire edhe ato nga Banka Boterore dhe UNDP. Aktualish Co-plan eshte pjese e universitetit tone. POLIS eshte perkushtuar ndaj ofrimit te nje edukimi cilesor dhe aktual,duke balancuar me se miri teorine, kerkimet dhe praktiken ne menyre qe ti pershtatemi kerkeses ne vend dhe rajon. Veprimtaritë formuese janë të llojeve të ndryshme dhe sigurojnë një balancë shumë të mirë mes formimit teorik dhe praktik të studentëve. Ato realizohen nëpërmjet mësimit në auditor përmes leksionit, seminarit, studiove, workshopeve, ushtrimeve praktike por edhe studimit individual nëpërmjet studimit, punime relacionesh, detyrash apo projektesh, përgatitje provimesh, përgatitje e tezës së provimit dhe praktikave profesionale. Universiteti perbehet nga Senati,Rektori,Kancelari dhe administrata,gjithashtu pjese e rendesishme jane edhe strukturat e pavarura si keshilli I profesoreve,shoqata e studenteve dhe bordi I Cilesise dhe Etikes. Universiteti yne eshte I pajisur me zyren e karrieres e cila sherben si nderlidhese ndermjet tregut te punes dhe studenteve tane ,duke bere monitorimin e kerkesave te tregut. Aktualisht me 317 studente dhe 106 pedagoge ofrojme raportin me te mire te nr te pedagogeve per student ne arsimin shqiptar. Rritemi me nje ritem prej 80-100 studente/vit dhe kemi nje staf akademik e kerkimor prej 150 personash.Pjesa e madhe e studenteve tane jane nga Shqiperia por edhe nje numer te konsiderueshem studentesh nga vendet fqinje si: Kosova,Maqedonia e Mali I Zi, gjithashtu edhe stafi yne perbehet nga vendas e te huaj. Shqipja dhe Anglishtja jane te dyja gjuhe zyrtare te universitetit. Programi akademik I POLIS perfshin bachelor dhe master sipas standarteve te percaktuara nga “sistemi I Bolonjes”. Universiteti perfshin dy fakultete dhe nje njesi kerkimore. Fakulteti I Planifikimit Manaxhimit te Mjedisit Urban Fakulteti I Arkitektures dhe Dizajnit. Instituti Kerkimor Shkencor POLIS Objektivat tona jane: -Të pajisë studentët me cilësitë e lidershipit profesional në fushat e arkitekturës, urbanistikës dhe planifikimit urban në mënyrë që të ushtrojnë influencë për përmirësimin e situatës aktuale në vend dhe rajon; -Të pajisë studentët me dije në përshtatje me kërkesat dhe problematikën në rritje për këto shërbime si edhe standartet më të larta bashkëkohore duke synuar përshtatjen e specialistëve të kësaj shkolle jo vetëm brenda vendit por edhe në çdo vend tjetër jashtë Shqipërisë; -Të ofrojë studime në nivelin e masterit për fushat e përcaktuara më sipër; -Të kryejë aktivitete studimore, kërkimore, shkencore dhe praktike të lidhura ngushtë me veprimtarinë akademike dhe programet e studimeve që zhvillon -Të organizojë dhe të ofrojë studime doktorature në fushat e përcaktuara më sipër. Ne kemi si qellim permiresimin e vazhdueshem dhe implementimin e metodave me te fundit,per kete kemi nenshkruar mareveshje bashkepunimi me: University of Darmstad,(Germany), University of Trieste ,(Italy), IHS/Erasmus University,(Roterdam), TU Delft,(Holand), NTUA (Athens, Greece), Universities of Bari,( Italy), Universities of Ancona,( Italy), Universities of Pisa,( Italy), Bilgi( Istanbul, Turkey), TAMU (Texas, USA), American University of Kosovo etc. Gjithashtu Universiteti POLIS eshte antaresuar ne disa struktura nderkombetare te arkitekture dhe planifikimit:
Nenshkrim I MAGNA CHARTA ne Bolonje.
Anetar I AESOP (Association of Europian Schools of Planning) -Ne vitin 2011 ne jemi perzgjedhur si vendi prites I konferences se pervitshme te Shoqates se Shkollave Europiane te Planifikimit AEEA Association of Europian Education on Architecture CEEMAN Central and East Europian Management Development Association Universiteti njihet nga UNESCO
Jemi krenare qe tashme U_POLIS prezantohet ne nje ambient te ri me një siperfaqe rreth 6000 metra katrorë. Kampusi i ri plotëson në një standart të lartë kërkesat e studentëve dhe pedagogëve për arsim dhe edukim cilësor. Projekti i kampusit të ri u realizua nga studentë e pedagogë në kuadër të IKSH_POLIS dhe nga ana arkitektonike ky objekt ku do të studiohen shkenca që lidhen me ndërtimin, i ngjan një libri të hapur për studentët, duke i dhënë atyre mundësi të vëzhgojnë nga afër karakteristikat formale, konstruktive, teknologjike dhe programatike. Pikërisht ky motiv kaq i rëndësishëm ka qenë inspirimi i vazhdueshëm dhe pikësynim për t’u arritur gjatë procesit kërkimor-shkencor që e ka shoqëruar këtë projekt gjatë fazës së hartimit të tij. Tashme ne jemi te sigurt qe cdo kurs apo metodike bashkekohore suportohet plotesisht nga kushtet e krijuara ne kampusin tone te ri.