Përdoruesi:Poradecaru/Tomor starova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tomor Starova është një shkrimtar nga qyteti i Pogradecit. Ai është autor i librit “Këngë popullore nga rrethi i Pogradecit” libër që është botuar në vitin 1987, dhe është cilësuar si libër që përfshin të gjitha llojet e këngëve që ka pasur rrethi i pogradecit deri në atë periudhë. Gjithashtu autori më durimin e tij të pashoq ka shpjeguar në cdo detaj kengët që ka botuar, duke përfshirë preardhjen e këngës, kush e ka kënduar dhe kujt I është kënduar. Libri paraqitet me 342 këngë ku të gjitha janë nga rrethi i Pogradecit, dhe janë ndarë në kapitujt si më poshtë : I. KËNGË EPIKO-LIRIKE

           (BALADA)

II. KËNGË EPIKE

       KËNGË HISTORIKE

III. KËNGË PËR LUFTËN NACINAL-ÇLIRIMTARE DHE PËR NDËRTIMIN SOCIALIST TË VËNDIT. IV. KËNGË LIRIKE 1. KËNGË DASHURIE 2. KËNGË DASME 3. NINULLA 4. KËNGË KURBETI E NIZAMI

Këto këngë janë të shkruara në vargje nga autori të cilat janë mbedhur në cdo anë e trevë të rrethit të Pogradecit nga vetë autori i cili më pas ka botuar librin. Libri është me një vëllim, dhe është njohur si botim I Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë të Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Libri është botuar më një tirazh 1.500 kopje shtypur nga Kombinati Poligrafik “Shtypshkrinja 8-Nëntori” Tiranë.

Referenca : Libri “Këngë popullore nga rrethi i Pogradecit” përgatitur nga Tomor Starova dhe Redaktuar nga Riza Hyso, botuar në vitin 1987 në Tiranë nga Instituti i Kulturës të Akademisë së Shkencavë Tiranë.