Përdoruesi:Porrnoferr/Artikuj dhe seksione në shitje/Krijo prektoren
Në dritaren udhëheqëse të sistemit operativ, gjegjësisht në drejtorin e saj tek e cila vijëm nëpërmjet klikimit butas të butonit "Start", veprim i cili shpalos një shtyll me një listë e në të cilën duhet të klikojmë "Opcionet e sistemit" (varsisht nga gjuha e përdoruesit të S.O. - në gjermanisht është : "Einstellungen"). Sido që të jetë, pamja e ardhëshme varret nga parapëlqimet e juaja për hapjen e kësaj kartele.
- Nëse janë parapëlqimet për të ju shpallosur kjo kartell atëherë në listen e shtyllës së hapur klikoni "Opcionet për Regjion dhe gjuhë" (varsisht nga gjuha e përdoruesit të S.O. - në gjermanisht është : "Regions- und Sprachoptionen")
- Nëse janë parapëlqimet për të ju shfaqur kjo kartell një dritare me më pakë figurëza - elemente të grupuara/kategorizuara, atëherë klikoni Opcione për: Datë, Orë, Gjuhë dhe Regjion" (varsisht nga gjuha e përdoruesit të S.O. - në gjermanisht është : "Datums-, Zeit-, Sprach- und Regjionaleoptionen"). Me shfaqjen e dritares së re keni dy zgjedhje. Për futjen në përdorim të një gjuhe klikoni direk dëftimin "Për me më shumë gjuhë" (varsisht nga gjuha e përdoruesit të S.O. - në gjermanisht është : "Weitere Sprachen hinzufugen"). Më këtë i kapërceni disa hapa të panevojshëm. Po që se, keni ndërmen të konvertoni vlera tjera si data, ora, dhe regjioni atëherë klikoni dëftimin "Opcione për regjione dhe gjuhë" (varsisht nga gjuha e përdoruesit të S.O. - në gjermanisht është : "Regions- und Sprachoptionen").
- Nëse janë parapëlqimet për të ju shfaqur kjo kartell me gjithë përmbajtjen e saj të pa kategorizuar (një metod klasike e saj), atëherë klikoni direk mbi figuren e globit nën të cilën shkruan "Opcione për regjione dhe gjuhë" (varsisht nga gjuha e përdoruesit të S.O. - në gjermanisht është : "Regions- und Sprachoptionen").
Me hapjen e kartelës dhëmbëzore "Opcione për: Datë, Orë, Gjuhë dhe Regjion" (varsisht nga gjuha e përdoruesit të S.O. - në gjermanisht është : "Datums-, Zeit-, Sprach- und Regjionaleoptionen"), ju paraqitet mundësia e ndryshimit apo plotësimit të këtyre komponenteve/funksioneve:
Dhëmbëzorët :
- Regjioni
- Gjuha
- Etj.
Dhëmbëzori Regjioni (gjermanisht. Regionale Einstellung)
Me klikimin e këtij dhëmbëzori na paraqitet një kartel me dy pjesë: a.) për standartet dhe format e të shprehurit të shifrave, monedhave, orës si dhe datës. b.) për vendqëndrimin e juaj saktësisht vendqëndrimin e makinës të lidhur në rrjetë.
Përmbajtja e karteles "Standartet dhe Formatë" e regjioneve me opcionet ku mund të caktohen format e shprehjes për numra, për monedha, për orën si dhe për datën.
Zgjidhni një element që të shikoni përmbajtjen e tij. Klikoni mbi shenjen në të djathtë të fushës së bardhë, nga e cila shpaloset një shtyll me një listë.
Me të klikuar, shpaloset një listë brenda një shtylle e cila ka disa standarte të gjuhëve sipas vendeve të caktuara. Për gjuhën shqipe momentalisht është përzgjedhja "Albania" (gjer. "Albanisch"). Me të zgjedhur dhe mbyllur të shtyllës, mund të shikojmë ndryshimet në formën e të shprehurit të shifrave, (pikë, presje apo hapsirë boshe pas tri shifrave), në formën e të shprehurit të monedhës gjegjësish vlerës së saj, për Shqipërin është monedha "Lek", në formën e shkurt dhe të gjatë të shprehurit të datës. Për ndryshime të metejshme klikoni "Përshtate" (gjerm. "Anpassen...").
- Nënkartela "Numrat" - mundëson përzgjedhjen e pikëzimit për dëftim të shifrave decimal; mundëson caktimin e gjatësis së shifrave decimale që keni dëshirë të shprehen; mundëson përzgjedhjen e pikëzimit për dëftimin e "qindësheve" - grupimit të tre numrave brenda një shifre; mundëson caktimin e shenjës negative; mundëson përzgjedhjen e formës së shprehjes së numrave negativ; mundëson caktimin të formës së shprehjes së zeros para numrave të plotë; mundëson caktimin e simbolit ndarës tek listat; dhe së fundi mundëson caktimin e sistemit matës.
- Nënkartela "Monedha" - mundëson caktimin e shprehjes së simbolit të monedhës; mundëson caktimin e formës së shprehjes së vlerave pozitive të monedhës, mundëson caktimin e formës së shprehjes së vlerave negative të monedhës, mundëson caktimin e simbolit ndarës të numrave decimal; mundëson caktimin e gjatësis së numrave të shifrave decimale; mundëson caktimin e simbolit për grupimin e "qindësheve" të tre numrave brenda shifrave, mundëson caktimin e formës për grupimin e numrave brenda shifrave.
- Nënkartela "Ora" - mundëson caktimin e formës për shprehjen e orës b.f. h:mm:ss:xx; mundëson caktimin e simbolit ndarës të vlerave të orës; mundëson caktimin e simbolit për paradite PD; mundëson caktimin e simbolit për mbasdite MD;
- Nënkartela "Data" - a.) pjesa "Kalendari" në të cilen është i mundshëm caktimi i një segmenti të viteve; b.) pjesa "forma e shkurt e datës" në të cilen është i mundshëm caktimi i formatit për të shprehur datën si dhe simboli ndarës i njësive të datës; c.) pjesa "forma e gjatë e datës" në të cilën është i mundshëm caktimi i formatit për të shprehur datën e plotë sipas viteve, muajit (edhe me shkronja) dhe ditës.
Në pjesën e më poshtëm të kartelës ndodhet pjesa Vendqëndrimi.
Këtu shënoni vendin nga ku përdorni makinën, ashtu që të merrni informata për lajme dhe kohën. Klikoni simbolin për shpalosjen e shtyllës dhe zgjidhni vendqëndrimin tuaj.
Pasi që të keni mbyllur shtyllat dhe mund të shihni kartelen vendosni a to ti barti tani për tani apo do t'i aktivizoni ndryshimet nëpërmjet klikimit me butonin OK. Kjo e dyta e mbyll edhe kartellen.
Dhëmbëzori gjuha
Me të klikuar mbi dhëmbëzorin "Gjuha" (gjer. Sprache), përpos mundësive për gjuhë me shenja të komplikuara, gjendet edhe pjesa "Gjuha e shërbimeve për tekste". Në këtë pjesë, gjendet butoni për detaje të këtij funksioni i cili mundëson caktimin e gjuhës së përdorur për tekste nëpër vegla të ndryshme shkruese. Kjo është edhe ajo për të cilën disa thonë të "prektorja" apo "tastatura shqipe". Si do që të jetë me të klikuar mbi butonin "Detaje" (gjer.Details...) shfaqet një kartel me dy dhëmbëzorë: "Rregullatori" dhe "ETJ". Në kartelen e dhëmbëzorit "Rregullatori" ndodhen dy pjesë: a.) pjesa për skemat e të dhënave për shkrim, të cilat me nxitimin e makinës vetënxitohen. Varsisht nga gjuha për përdoruesin e sistemit operativ, zakonisht për tek ne është anglisht, dhe një nga shteti ku gjendeni (mërgim). b.) pjesa "shërbimet e instaluar" - një fushë në të cilen mund të futen apo nxirren skema për gjuhë.
Prektorja
Për prektoren së pari duhet futur në pjesen "shërbimet e instaluar" gjuhën shqipe. Kjo bëhet duke klikuar mbi butonin "Fute" (gjer. Hinzufugen). Me të klikuar "Fute" hapet një kartel përzgjedhëse me dy fusha një rreshtore. Duke prekur simbolin për shfaqjen e fushës një rreshtore ju shfaqen lista me skema për gjuhë të ndryshme. Pasi që të keni zgjedhur "Albanien" për dy listat në shtyllat: "Skema e shkrimit" dhe "Etiketa e tastaturës":në fushën e pjesës së kateles do të duhej të shifnit skemen "SQ".
Shënim: "Prektorja" nuk është gjuhë ndërmjetësuese për përdoruesin e sistemit operativ, por vetëm etiket, çka d.m.th një vegël që mundëson etiketimin e tastaturës me simbole nga një gjuhë e ndryshme nga gjuha ndërmjetësuese e përdoruesit të sistemit operativ. Kjo etiket mundësonë futjene e teksteve nëpërmjet një riformimi të tastaturës për gjuhë të ndryshme. Gjuhë ndërmjetësuese e përdoruesit të sistemit operativ është ajo gjuhë etiketuese e opcioneve të sistemit të operative. b.f. të butonave, fushave, e funksioneve e veglave tjera.
Me të kryer të ndryshimeve, varsish e mbyllni tërë kartelen me butonin "OK" apo i sipërmerrni ndryshimet me butonin "sipërmerr" në këndin e djathtë të poshtëm të ekranit në të kaltërt paraqitet skema e gjuhës që përdorni për veglat tekste-shkruese. Për t'ju shmangur ngatërresave, është mirë që nga skema e përgjithëshme të hiqen skemat e gjuhëve tjera, ose të vendoset si standarte gjuha shqipe.
Si rrjedhë krijimit të "prektorës" simbolet që i shihni në tastaturën e juaj nuk përputhen me atë të prektores sepse ajo punon sipas tastaurës së gjuhës shqipe. Për të gjetur simbolet, gjegjësisht vendqëndrimin e tyre, mund të shërbeheni me tastaturen virtuale. Kjo vegël, ndodhet tek veglat ndihmëse plotësuese për "futje të dhënash", për "komunikim", për "Sistem". etj.