Përdoruesi:Porrnoferr/Artikuj dhe seksione në shitje/Manushaqes
Appearance
SHKENDIJ' E DIELLIT NDAJ MANUSHAQES Manushaqe bukuroshe, Pse s'ngre kryete perpjete, Po rri e mpit' edh' e qete, Pse s'zbukuroh e s'shendoshe? Pa shiko lulet' e tjera, Q'u cel' e u lulezuan, Shih, pa shih c'u zbukuruan, I ngjalli perseri vera. O lulez' e Perendise, Qe te mbolli vete Zoti, Zgjohu tani q'u ngroh moti, Erdhi koh' e gjallesise ; Se dheu anembane mbleroi, E te vdekurit' u ngrine, Gjithe c'jan' u perserine, Zoti nga gjum' i rend' i zgjoi. Me dergoi dhe tek ti Zoti, Qe te t'ap jetez' e dite, Te te bije shpirt e drite, E te behesh si qemoti. Pej qiellit bukurine Edhe nga parajsa ere Te kam prure kete here, Po hape, pa hape gjine. Hap syt' e qesh dhe gezohu, Se gaz te math te kam prure, Mos me rri si e semure, Po celu e zbukurohu. Shpendera, hithera, ferra persiper te kane rene, Dritene ta kane zene Me flete shume te gjera; Te kane kallure gjemba, Qe te cpojn' e te lendojne Edhe gjakne ta helmojne, Qe te levrin neper rremba. Dhe ca nga fletet' e tua Me te huaja perzjere, Secila do te te bjere Demn' e vdekjene pothua. Oh! fletete qe i rrite, Duke nxjerre nga gjiri yt, T'u bene si hale ne syt Pa m'u fishk' e m 'u drobite! Dimer' t math me debore, M e te ftoh t' e me te ngrite E m,e gjithe ligesite, Te la. te mjer' e te gjore; Ah, ta xbriti bukurine Dhe gjellimn' e gjithe c'kishe, Vdiqe, u trete, u prishe, Te thate te shoh tanine! Po mos u tremp, behu trime Edhe ki durim e shprese,' E pa silli Zotit bese, Dhe kesaj fjalese sime. Dheu ishte nje her' i shkrete, Gje te gjalle nuke kishte, Dhe fare i rjepur ishte Pa fill bar e pa nje flete! Ndaj soje gje s'piperrinte, Po brenda ne ate brume Ishte nje shpirt i math shume, Qe prit kohe te bucinte. Nga ay shpirt i pa ane Gjerera pa funt u ngrine, Qe edhe sot ven' e vine, Edhe te sosure s'kane. Kush pandeh' te dil nga dheu Gjithe ky rremet q'eshte sot, Oh!prevec se i madhi Zot, Qe me doret te ti e kreu. Ay, i qofshime fale I dha shpesit fluturimne, Njeriut mendjen e mejtimne, Edhe njerezi e fjale. Tani me kane derguar Nga fron i lart' i Perendise, Si engjellin e Marise Me fryme te shenjteruar . Me s'me mba as gjemp as flete, Se kam ardhur me shume mall, Nde gjithit tent dua te ngjall Zotn' e math e te vertete.