Përdoruesi:Prof Lulzimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dr. Lulzim Zeneli u lind me 18.09.1975 në Prishtinë ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe te mesme. Ka diplomuar në Degën e Kimisë, në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore  te UP, ne vitin 2001. Studimet e magjistraturës i kreu ne vitin 2007, ku po të njëjtin fakultet mbrojti tezën e doktoratës me titull “Korrelacioni ndërmjet elementeve toksike dhe esenciale ne gjak te popullata humane ne varësi nga ndotja e mjedisit” në vitin 2013. Në Institutin e Biokimisë ne Fakultetin e Mjekësisë ka punuar si bashkëpunëtor/profesionist dhe asistent nga viti 2001 deri në vitin 2015, kur dhe u zgjodh mësimdhënës (Prof.ass.dr.) në Universitetin e Gjakovës “Femi Agani” në Gjakovë.

Ёshtë laureat i çmimit të ASHAK, Çmimi i fondit stimulues për hulumtues të rijnë (16. 06. 2014). Prof. Lulzim Zeneli,  ka avancuar studimet shkencore në Kroaci, Zvicër, Suedi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prof. Zeneli është udhëheqës dhe pjesëmarrës në disa projekte vendore dhe ndërkombëtare. Vetëm në pesë vitet e fundit, ka botuar si autor dhe bashkautor 15 punime shkencore nga fusha e Biokimisë dhe Toksikologjisë (sipas Web of Science dhe SCOPUS), ka marrë pjesë në më shumë se 30 konferenca ndërkombëtare.

Prof. Zeneli ka ushtruar funksione të ndryshme në kuadër të Universitetit të Gjakovës[1], duke qene shef programi të edukimit dhe anëtar i këshillit drejtues. Aktualisht është Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore.

Prof. Zeneli ka qenë deputet i Kuvendit të Kosoves në tri mandate (2001 - 2010), Shef i Grupit Parlamentar të Lidhjës Demokratike të Dardanisë (2007- 2010) dhe kryetar i komisionit parlamenta për mjedis dhe planifikimit[2] hapsinor.

Nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës Amerikane të Kimistëve. Flet gjuhën angleze dhe kroate.

  1. ^ Zeneli, Lulzim (20.06.2021). "Universiteti i Gjakovës | Fehmi Agani". uni-gjk.org. Arkivuar nga origjinali më 2021-06-20. Marrë më 2021-06-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ballina". www.kuvendikosoves.org (në anglisht). Marrë më 2021-06-20.