Përdoruesi:Rexhina1995/Ags
AgroAl & Global Services
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agro-Industri është një ndër sektorët më të bukur, por dhe më të vështirë për tu menaxhuar. Idea e investimit në një kompani për prodhimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit, e cila me pas u quajt :AgroaAl International", lindi si një iniciative dhe bashkëpunim i mirë midis Znj.Alma Tafani dhe Znj Klara Buda, dy profesioniste në fushat e tyre të sipërmarrjes. Kompania AgroAl Interantional, u krijua në vitin 2015 si një partneritet midis Znj.Tafani dhe Znj.Buda, me qëllimin kryesor, të sjellin prodhim vendas të qumështit. Prodhojmë qumësht të cilësisë së lartë. Përdorim kërkimin shkencor për të sjellë gjithmonë produkte të përmirësuara. Ofrojmë produkte të veçanta për çdo shije, për të gjithë. Kujdesemi për zhvillimin e prodhimit vendas duke mbështetur fermerët shqiptarë. Promovojmë shëndetin e mirë si motiv të punës sonë të përditshme. Mbështesim komunitetin nëpërmjet donacioneve dhe sponsorizimeve.
Procesi i Prodhimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fabrika e përpunimit është një fabrikë relativisht e re duke qenë teknologji e vitit 2010. Teknologjia e shoqërisë është tetrapak (suedeze). Linja është komplet e automatizuar. Produkti kryesor është qumeshti UHT (ultra high temperature) që nënkupton trajtimin e qumështit për një periudhë kohore prej 4 sec në 136 gradë celcius. Trajtimi i qumështit nëpërmjet kësaj teknologjie ruan vlerat e tij, duke vrarë jo vetëm bakteret e gjalla por edhe sporet që ndodhen në të, gjë të cilën teknologjia e pasterizimit nuk arrin ta bëjë e vetme.Teknologjia e kompanisë AgroAl nuk ndalet vetëm tek produktet UHT por mundëson edhe përpunimin e produkteve të pasterizuara. ”Pasterizimi HTST” është procesi i përpunimit me një temperaturë prej 70-75 gradë për 15-20 sec. Pas bërjes së analizave dhe testeve laboratorike, që vlerësojnë hyrjen e lëndës së parë, çdo proces në vijim ndiqet në mënyrë automatike duke rregistruar dhe kontrolluar çdo variacion apo anomali të mundëshme në procesin e përpunimit dhe paketimit të produkteve. Sterilizatori, që është edhe truri i linjës së prodhimit, është teknologjia më e fundit e prodhuar nga gjigandi tetrapak. Ky investim shkon përtej nevojave të vetme të përpunimit të qumështit. Shoqëria ka planifikuar që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, të fokusohet edhe në segmentin e përpunimit të lëgjeve të frutave, produkteve të qumeshtit me lëngje frutash, kremit dhe panës së kuzhinës dhe të pastiçerive.
Kush Jemi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompania AgroAl & Global Services International u krijua në vitin 2015, si një partnership midis znj. Tafani dhe znj. Buda, me qëllimin primar për të sjellë prodhim qumështi vendas, me cilësinë e vërtetë të qumështit, sipas standardeve dhe kushteve të sigurisë evropiane. Risia që sjell kjo kompani në treg është larmia e produkteve të qumështit natyral dhe ato me shije, në standardin e prodhimit dhe paketimit UHT, falë kjo një teknologjie shumë të avancuar Tetra Pak. Produktet u prezantuan për herë të parë në tregun shqiptar në muajin Gusht 2015, për të sjellë deri në fund të vitit 2015 një shportë prej 8 produktesh me prodhime qumështi dhe nënprodukte të tij. Kompania AGS Sh.p.k. (AgroAl & Global Service) është regjistruar me Nr. Nipt-i K62121038G, me objekt veprimtarie në fushën e shërbimit të pastrimit të brendshëm e të jashtëm, mirëmbajtjes së sistemim-gjelbërimit, shërbimit të ushqimit të gatuar, si dhe lavanderisë për institucionet private e shtetërore. Fillimet e aktivitetit të kompanisë datojnë qysh prej vitit 2003. Në vitin 2007, është momenti që shënon privatizimin e Lavanderisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe shoqëria AGS Sh.p.k. do të merrte dhe perfeksiononte shërbimin e Lavanderisë së Spitalit, nëpërmjet investimit në makineritë e teknologjisë më moderne, hedhjes në përdorim të tekstileve tepër cilësore dhe trajnimin e personelit të lavanderisë. Në vitin 2009, AGS Sh.p.k. shënon një tjetër sukses, shërbimin e hotelerisë deri në shtrimin e shtratit të pacientit. Trajnimi i personelit të shërbimit të hotelerisë, rriti dukshëm shpejtësinë dhe kualitetin e shërbimit të lavanderisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 2011, AGS Sh.p.k. futet në tregun e Katering-ut, duke ofruar një shumëllojshmëri gatimesh, me një shërbim cilësor dhe staf kuzhine të kualifikuar. Po në këtë vit, kompania futet fuqishëm në tregun e Pastrimit duke ofruar shërbimin e pastrimit të Qendrës më të madhe Tregetare në Shqiperi, Qendra TEG. Falë eksperiencës së saj, përdorimit të makinerive profesionale të pastrimit, rekrutimit të personelit, duke i trajnuar në mënyrë të vazhdueshme në këtë fushë, AGS Sh.p.k., arriti të shkëlqente edhe në këtë sektor. Kompania jonë aktualisht numëron rreth 210 punonjës, plus stafin drejtues, të cilët janë të aktivizuar në shërbimet që ne ofrojmë. AGS Sh.p.k., çmon angazhimin e secilit punonjës dhe duke qenë një kompani e vetëdijshme për rëndësinë e punës profesionale për një ecuri të sukseshme, vendos në veprimtarinë e saj rregulla për ngritjen profesionale dhe organizon vazhdimisht trajnime të punonjësve, me qëllim sigurimin e një zhvillimi të qendrueshëm e të shumëanshëm. Për të transferuar njohuritë, ky sektor përkrah dhe nxit elementin e ri nëpërmjet kualifikimeve afatgjata. AGS sh.p.k. ka kontrata të rregullta pune me punonjësit e saj, dhe kryen në kohë shlyerjen e pagave, tatimeve, sigurimeve shoqërore e shëndëtsore, duke respektuar çdo normë ligjore.
Misioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qëllimi ynë i vetëm dhe kryesor është kënaqësia dhe besimi i klientëve, partnerëve dhe punonjësve tanë. Në një ambient shoqëror të rritjes së dinamikës dhe sfidave ditore, është vizioni i kompanisë tonë që vetëm klientët besnikë mund të garantojnë vitet e susksesit. Kompania jonë është ndërtuar mbi baza përgjegjshmërie. Me anë të risive dhe investimeve të vazhdueshme në teknologji, ne kemi arritur një avantazh konkurrues në treg. Ne sigurojmë që shërbimet tona të jenë të garantuara dhe cilësore, sipas standardeve ndërkombëtare dhe normave higjeno-sanitare, duke i’u përgjigjur kërkesave të klientit, kudo dhe në çdo kohë. Ne kursejmë kohën tuaj!
Shërbim Katering
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një kuzhinier personal, ju mundëson krijimin e një përvojë fantastike shijesh, me një gosti të personalizuar. Ne sjellim shërbimin e një restoranti cilësor në jetën private, komoditetin e shtëpise tuaj, atje ku jeni ju! Ne ofrojmë shërbimin e banketeve, për raste të ndryshme si: prezantime të kompanisë, inaugurime, takime zyrtare, kongrese, festa publike apo private, si dhe evenimente të tjera. Falë eksperiencës së shefave të kuzhinës dhe stafit të përkushtuar, ne ju ofrojmë një shërbim me cilësi të lartë. Ne organizojmë evente në perputhje me kërkesat dhe pritshmëritë tuaja, duke i kushtuar rëndësi edhe detajeve më të vogla, me qëllim që miqtë tuaj të flasin gjatë për to. Ne ofrojmë një shërbim ku cilësia, shumëllojshmëria e ushqimit dhe estetika, janë prioriteti ynë. AGS KATERING përveç shërbimit të Katering-ut, ofron shërbimin e Ushqimit të Gatuar në Vend për çdo institucion publik dhe privat. Një ndër kërkesat për bashkëpunim, është edhe ajo e vendosjes në dispozicionin tonë, nga ana e klientit, të një hapësire që ndodhet brenda institucionit, i cili mund të shfrytëzohet si ambient kuzhine. Në këtë mënyrë, çdo ushqim dhe shërbim serviret me cilësi dhe shpejtësi maksimale, pasi çdo ushqim gatuhet brenda ambientit të institucionit tuaj. Ne projektojmë, analizojmë dhe koordinojmë manaxhimin e kuzhinës, duke e gatuar dhe servirur ushqimin në vend. Ne seleksionojmë dhe trajnojmë personelin tonë, vlerësojmë furnitoret dhe kontrollojmë kuzhinat, mencat tona, falë sistemit të sigurisë ushqimore HACCP, me standardet më të larta të higjenës. Analizojmë dhe projektojmë një shërbim unik për çdo institucion, duke krijuar një gamë menush të personalizuara, me pjata që gatuhen çdo ditë. Për sa i përket ofrimit të këtij shërbimi për Institucione, ne krijojmë paketa të posaçme, duke u bazuar në përmbushjen e kërkesave specifike të klientit. Duke ngrëne shëndetshëm gjatë pushimit të mëngjesit dhe të drekës, punonjësit “ushqejnë” vullnetin e tyre për rezultate më të mira.
Shërbim Pastrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me shërbimin e pastrimit të AGS PASTRIM, ju fitoni për pak kohë higjenizimin e ambienteve tuaja. AGS PASTRIM e njeh mirë rëndësinë e një mjedisi të pastër, të sigurtë dhe të shëndetshëm. Stafi ynë i mirë-kualifikuar është i fokusuar dhe i angazhuar për të krijuar një kulturë të fortë të pastërtisë, sigurisë dhe shëndetit, si pjesë integrale e aktiviteteve tona. Falë një eksperience disa vjeçare, stafit të specializuar dhe mbi të gjitha përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së fundit, përdorimin e detergjentëve jotoksike dhe eko-miqësore, AGS PASTRIM është zgjidhja e përshtatshme për kërkesat e çdo klienti. AGS PASTRIM ofron shërbimin e sterilizimit, dizinfektimit, derratezimit në ambientet spitalore dhe klinika private, ku dizinfektimi i sipërfaqeve është i domosdoshëm, për të parandaluar rrezikun e lartë bakterial. Ne jemi të specializuar në: Pastrimin e sipërfaqeve urbane Pastrimim e sipërfaqeve të brendshëm Pastrimin e xhamave të fasadave Pastrimin e Zyrave Pastrimin e Qendrave Tregtare Unë pastroj me AGS PASTRIM!
3D (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim)
Në gamën e gjerë të aktiviteteve të saja, AGS PASTRIM ofron shërbime të Licensuar për (3-D) Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim. Ky shërbim konsiston në sigurimin e një shkalle higjene të lartë, duke mundësuar shfarosjen e insekteve dhe parazitëve (brejtësave) në të gjitha ambientet, sidomos në ato agro-ushqimore. Për të siguruar një mbrojtje maksimale të biznesit, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm monitorimi, që bazohet në metodën e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes perfundimtare të problemit. Ndërhyrja kryhet me preparate të liçensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së. Preparatet nuk janë toksike dhe nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e punonjësve, për ushqimet dhe nuk lënë shenja në sipërfaqet e trajtimit. Kompania është e çertifikuar në standartet ISO 9001:2008 dhe ISO 14001:2004, duke ofruar shërbime që respektojnë mbrojtjen e ambientit, sipas normave të Komunitetit Europian. Gama e ndërhyrjes për shfarosje: • Insekte fluturuese (miza, mushkonja) • Insekte të tokës (milingona, akrepa, merimanga, furrtare, blata) • Insekte magazinash ushqimore • Parazitë Zvarranikë
Shërbime Lavanderi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AGS LAVANDERI është kompania e parë në Shqipëri e cila përkufizoi dhe perfeksionoi shërbimin e Lavanderisë për entet Spitalore. Këtë e ka arritur duke investuar në makineritë e teknologjisë më moderne, me përdorimin e materialeve tekstile cilësore, detergjentet ekologjike dhe zhvillimin e trajnimeve të vazhdueshme të personelit. Si pjesë e paketës së shërbimit të lavanderisë është edhe dërgimi dhe shtrimi i materialit në shtratin e pacientit, proçes që mbikqyret nga personeli i autorizuar i klientëve tanë. Pëlhurat tuaja kalojnë në një proçes: larje, tharje, presim, palosje, paketim dhe më pas dërgohen tek ju me anë të “shërbimit taxi”. AGS Lavanderi do t’ju sigurojë falas marrjen dhe dërgesat e pëlhurave tuaja, kudo ku ju ndodheni. Ju mund të nënshkruani një kontratë me AGS Lavanderi, për të marrë rregullisht shërbimin lavanderi të planifikuar.
Shërbim Gjelbërim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hulumtimet tregojnë se gjelbërimi ndikon pozitivisht në luftën kundër stresit. AGS GJELBËRIM realizon gjelbërimin e ambienteve tuaja për t’ju krijuar çlodhje dhe një kënaqësi shpirtërore. Ne jemi të specializuar në projektmin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit nëpër qytete, spitale dhe çdo ent tjetër publik dhe privat. Ne punojmë së bashku me klientët tanë, duke planifikuar gjelbërimin me bimë të shumëllojshme, në përshtatje me terrenin. Projektimi i një hapësire të gjelbërt, kryhet nga ekspertë dhe njohës të mirë të bimëve, mënyrës së vendosjes në terren dhe përshtatjen me njëra tjetrën. AGS GJELBËRIM e bën më së miri, falë inxhinierëve të mjedisit. Ne jemi të specializuar në: • Projektimin e ambienteve të gjelbëruara, vilave, resorteve, etj… • Zbatimin e projekt-gjelbërimit ; • Mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta; • Vlerësimin dhe ndikimin e bimëve në terren ; • Auditimin dhe ekspertizën mjedisore.
Referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shikoni më shumë rreth Ags : [1]