Përdoruesi:Rihanna and noizy
Shumë tipare njerëzore lidhen edhe me gjenetikën e individëve si për shembull sjelljet neurotike të cilat kanë lidhje me praninë e madhe të gjenit të serotoninës.Ajo që nuk dihet është mënyra se si tiparet e personalitetit ndikojnë në gjendjen shëndetësore tëorganeve të ndryshme të trupit edhe pse për këtë qarkullojnë shumë teori. Ja disa nga lidhjet që ekzistojnë mes sëmundjeve dhe tipareve të personalitetit.
Impulsivët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personat që janë shumë impulsivë, të hedhur, apo të paduruar mund të mendohet se janë më të rrezikuarit nga aksidentet, por në fakt rreziku më i madh që u vjen nga tiparet e tyre është ulcera e stomakut. Sipas përfundimit të disa studimeve të ndërmarra ndaj 4000 personave, është zbuluar se ata që kanë tiparet e sipërpërmendura janë më të prirur ndaj sëmundjeve të stomakut në krahasim me të tjerët në masën 2,4 herë. Arsyeja është se personat impulsivë i përgjigjen stresit me prodhimin e një sasie më të madhe të acidit se sa personat e tjerë.
Pikërisht kjo sasi sjell edhe sëmundjen e ulccerës. Këta personja kanë edhe probleme me të ushqyerit. Probleme që shkojnë nga bulimia deri tek anoreksia.
Gazmorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga zbulimet më të papritura ishte ai i që njerëzit me humor të mirë janë më të prirur për të vdekur më herët se të tjerët. Sipas një studimi, fëmijët që konsideroheshin nga prindërit dhe mësuesit si më të qetët e me humor më të mirë, në moshë madhore kishin vdekur më herët se ata që nuk gëzonin humor të shëndetshëm.
Ndryshe nga sa mund të pritej në rastin e personave me humor të mirë, studimet e fundit kanë provuar se një tipar i tillë i personalitetit mund të jetë problematik. Po cili është shkaku ? Sipas një teorie kjo vjen sepse njerëz të tillë i nënvleftësojnë rreziqet e jetës dhe ndoshta kanë vështirësi për tu marrë me situata të cilat nuk kanë dalë ashtu sikurse ata shpresonin.
Të shqetësuarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personat që kanë probleme me ankthin, që nuk arrijnë ta kontrollojnë atë zakonisht janë të prirur të kenë probleme me presionin e gjakut. Arsyeja e një lidhjeje të tillë është mbiprodhimtaria e hormonit të stresit. Gratë që kanë ankthe të theksuara që shkojnë deri në fobira, të tilla si fobia nga lartësia janë shumë të prirura për sëmundje të zemrës, sëmudne që kanë të bëjnë me presionin e gjakut dhe kolesterolin.
Këta persona kanë edhe një prirje të veçantë për të pirë duhan. Ka edhe një arsye tjetër që mund t‘I mërzisë njerëzit me këtë tipar të personalitetit. Një studim I Universitetit të Antverpit ka nxjerrë në pah se pas dhjetë vitesh trajtimi të sëmundjeve të zemrës, 27 % e personave që vuajnë nga ankthet nuk kanë mundur që të mbijetojnë.
Agresivët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tipat armiqësorë janë të hapur ndaj një numri të madh problemesh shëndetësore dhe për këta persona janë zhvilluar shumë kërkime shkencore. Njerëzit që vuajnë nga arterioskleroza janë ata që kanë më së shumti personalitete armiqësore. Një studim amerikan treoi se tipat agresivë janë më të hapur ndaj rreziqeve të infeksionit në të gjithë pjesët e trupit dhe sëmundjeve të zemrës, atyre të lidhura me infektimin e arterieve.
Shkaku mund të jetë sepse ky lloj tipari I personalitetit ka nivele më të mëdha proteinash të sistemit imunitar që kanë lidhje me inflamimin. Një tjetër teori është se njerëzit armiqësorë kundërpërgjigjen shumë më shpejt dhe shumë më ashpër ndaj stresit si mendërisht, ashtu edhe psikologjikisht. Kjo shkakton rritjen e presionit të gjakut dhe shpeshtimine rrahjeve të zemrës që çon në çrregullim të sistemit kardiovaskular.
Tipat inaccinj e kanë shumë më të vështirë që të shërohen në krahasim me të tjerët. Atyre u duhet më shumë kohë.Studiuesit e Universitetit të Ohios kryen këtë eksperiment për të vërtetuar sa më sipër. Një grupi personash u shkakruan plagë të vogla në krahë. Pas 4 ditësh vetëm 70 % e pacientëve kishte përmirësime të dukshme, 30 % ishin ende në fazat e para dhe pikërisht këta pacientë ishin persona me tipare agresive. Këta njerëz janë më të pritur edhe ndaj depresioneve dhe sëmundjeve mendore.
Të drojturit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personat e drojtur, ata që nuk marrin shumë iniciativa në shoqëri, apo në jetën e tyre personale janë më të dhënë ndaj marrjes së infeksioneve virale. Në disa studime të ndërmarra te kafshët, shkencëtarët kanë dalë në rezultatin se personat që pëlqejnë të shoqërizohen kanë më shumë nyje limfatike mbrojtëse se ata që janë të ndrojtur dhe parapëlqejnë vetminë. Nyjet limfatike janë pjesë e sistemit imunitar të trupit dhe ndihmojnë në shkatërrimin e infeksioneve të ndryshme dhe viruseve e baktereve.
Optimistët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ata gjithmonë shohin anën pozitive të jetës dhe jetojnë përafërsisht 7 vjet më shumë se ata që shohin vetëm zymtëri përreth. Rreziku i vdekjeve të hershme për shkak të ndonjë sëmundjeje është tek këta persona 55 % më i ulët se të të tjerët.
Sipas jëj teorie del se optimizmi rrit dëshirën për të jetuar, ndërkohë që sipas një teorie tjetre dëshira për shoqëri luan një rol shumë të madh në jetëgjatësi. Këto situata të mira ulin sasinë e prodhimit të hormonit të stresit. Optimizmi i jep një ndihmë shumë të madhe funksionimit të sistemit imunitar duke e mbrojtur atë nga stresi psikologjik. Një studim amerikan i kryer mbi individë të caktuar përgjatë një periudhe 30 vjeçare nxori në pah se optimistët janë më të shëndetshëm dhe kanë më pak paaftësi se tipat pesimistë.
Të mbyllurit në vetvete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personat që janë të mbyllur në vetvete dhe janë melankolikë me një gjendje që shkon shpesh në pikëllim, të klasifikuar se personalitete të tipit D, vuajnë nga një shkallë e lartë dhimbjeje shpirtërore, por në mënyrë të ndërgjegjëeshme i shtypin ndjenjat e tyre dhe si rezultat mund të jenë shumë më të prirur ndaj risqeve të kancerit, apo sëmundjeve të zemrës. Si pasojë tek këta persona regjistrohet edhe numri më i madh i vdekjeve. Këta njerëz kanë një stsiem të prodhimit të hormoneve që është shumë i brishte dhe shpesh i çrregullt që do të thotë se kanë rrahje të shpeshta zemre, presion gjaku të lartë dhe ngushim të enëve të gjakut. Tëgjitha këto janë shumë tën këqia për sistemin kardiovaskular.
Të përgjegjëshmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personat e përgjegjshëm janë edhe më jetëgjatët. Kjo veti ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetëgjatësi pasi tek këta njerëz presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe rrahjet e zemrës janë në nivele normale. Shkaku ndoshta është se njerëzit e përgjegjshëm shmangin rrezikun dhe kanë një jetë larg faktorëve që do të dëmtonin shëndetin.
Neurotikët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sikur të mos mjaftonte fakti se neurotikën e kanë shumë të vështirë për shkak të karakterit për të jetuar të qetë tani del se tipi i tyre u sjell edhe probleme të tjera të tilla si azma, dhimbjet e kokës, ulcerën e stomakut dhe sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi neurotikët shpesh përdorin strategji jo shumë të menccura për të zgjidhur problemet e tyre duke pasur sjellje armiqësore ndaj të tjerëve dhe shpërthime që kalojnë edhe në ofendime.
Kjo bën që ata të mos kërkojnë ndihmë dhe mbështetje për shkak se janë edhe dyshues e të përkeqësojnë gjendjen e tyre. Kjo I bën që të kenë një sistem imunitar më të brishtë se njerëzit e tjerë dhe një probabilitet më të madh për tu sëmurë. Një tjetër teori është se neurotikët ka më shumë shanse që të jenë të depresionuar dhe depresioni dëmton sistemin imunitar.
Të hapurit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ashtu si edhe optimistët ata ka më pak shanse që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Një studim italian doli në përfundim se personat që janë më të hapur ndaj realitetit dhe të tjerëve kanë 15% shanse më pak për tu kapur nga epidemit apo sëmundjet e virozat gribale të stinës së ftohtë.