Jump to content

Përdoruesi:Sem123~sqwiki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

-Ndryshe nga sa ndodh ne bote, ndotja akustike është një nga problemet e mëdha në Shqiperi. Mirepo, ndërsa para viteve ’90 njiheshin zhurmat e prodhimit në industrinë tekstile, minerale, mekanike, etj, aktualisht ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve tregojnë që ato janë të pranishme gjatë ditës dhe natës, krijohen dhe nga aktivitete private, qofshin këto lokale nate, apo sallone bastesh. Një banor i kryeqytetit tregon se shqetësimi i tij i përhershëm është një sallon bastesh, poshtë pallatit ku ai banon. Por, shqetësimet e banorëve lidhen me furrat e bukës, klinikat dentare në godina banimi, apo boritë e makinave e trafikut të rënduar. Inspektorët e mjedisit ndërmarrin herë pas here aksione për zbatimin e ligjit të zhurmave, ndërsa kanë marrë masat përkatëse në çdo rast konstatimi të shkeljes së ligjit. Megjithatë, zhurma me burim të ndryshëm është prezente. Një banor i rrugës së Durrësit thotë se në apartamentin e tij më shumë dëgjohet zhurma që shkaktohet nga trafiku i makinave, që shpesh herë e lë e dhe pa gjumë. Banorët ngrenë shqetësime edhe për rënien papushim të borive, apo dhe sinjalet kundër vjedhjes, që, sipas tyre, "kur fillojnë të bien nuk dinë të mbarojnë". Por, burime zhurmash, të cilët na qëllon ta dëgjojmë rëndom, janë edhe pompat e ujit nëpër pallate, apo lavazhet pranë godinave të banimit, etj. Rreziqet ne shëndet Nëse ndokush mund të shfaqë zemërim, apo pakënaqësi, shkak mund të kenë qenë dhe zhurmat e larta. Perceptimi i zhurmave në jetën e përditshme ka një rëndësi të madhe për mirëqënien e shëndetit të popullatës, shprehen specialistët e shëndetit publik. Në qoftë se ka një ‘bombardim’ nga zhurma, të përditshëm, me kalimin e kohës, kjo ndikon edhe në shëndet. Në radhë të parë, zhurmat ndikojnë duke shkaktuar një traumë të strukturave kokleare të veshit të brendshëm që çojnë deri në një humbje të dëgjimit të pakthyeshme. Por, edhe në sëmundjet e hipertensionit, pasi duke çliruar më tepër adrenalinë në gjak rritet tensioni i këtyre njerëzve që marrin nivel zhurmash më të madh se norma, në sëmundjet ishemike të zemrës, në çrregullime të gjumit, por edhe në performancën e përditshme të njerëzve të ekpozuar karshi zhurmave, sqarojnë specialistët. Ndërkohë, ka evidenca të pjesshme që vijnë nga perëndimi që japin dhe dëmtime në sistemin imunitar dhe defekte në lindje.

Por, zhurmat ndikojnë edhe duke i dhënë njerëzve të ekspozuar ndaj zhurmave varietet emocionesh negative, sikurse zemërim, papëlqyeshmëri të gjërave, moskënaqje, pazotësi, paaftësi, depresion, ankth, shqetësime, lodhje e dëshpërim, ndonjëherë deri në fazën e fundit, çmenduri. Specialistët shpjegojnë se veç zhurmës janë një sërë faktorë social-psikologjikë dhe ekonomike, por ka dhe faktorë të tjerë personalë, demografikë, si mosha, seksi, statusi social, që të gjithë së bashku ndikojnë në shëndet. Ndikimi i zhurmave në shëndet varet dhe nga kohëzgjatja, por dhe eksperienca e popullatës ndaj tyre (sa e ndjeshme është ajo ndaj zhurmave dhe faktorëve të mësipërm). Ndërkohë, niveli kufi i zhurmave varet nga zonat ku do të bëhen matjet. Në rrugët kryesore dhe duke qenë sa më në qendër niveli duhet të jetë më i ulët. Niveli kur fillon të çrregullohet gjumi është 42-45 dB, ndërsa kur niveli është mbi 80 dB, atëherë shkohet drejt një shurdhimi të plotë. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë nivelet, sipas zonave ku gjenerohet zhurmë. Masat për t'u marrë Ndërsa inspektorët mjedisorë vazhdojnë aksionet për nivelin kufi të zhurmave dhe respektim të orarit, situata higjieno-sanitare gjatë sezonit të kaluar veror, e shoqëruar me nivel të lartë zhurmash, u kushtoi 5 drejtorëve të shëndetit publik paralajmërim për shkarkim nga puna. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, paralajmëroi atëherë masa administrative deri në ndjekje penale për të gjithë ata që bëjnë kompromis me biznesin në dëm të shëndetit të njerëzve. Ndërsa ky sezon u shoqërua me masa dhe situatë më të mirë të ndotjes akustike, ankesat për ndotjen akustike ishte sërish prezente. Por, a është i mjaftueshëm vetëm zbatimi i vendimit për mbyllje të aktivitetit pas orës 24.00? Specialistët mendojnë se masat për evitimin e zhurmave duhen parashikuar që në projektin e ndërtimit të godinave. Ndërtimi i lokaleve dhe pub-eve në katet e para/bodrume, të godinave të banimit, pa kushtet e duhura, të parashikuara në ligj, është një prej shqetësimeve që ata ngrenë. Ligji përcakton që çdo ndërtim dhe rikonstruksion ndërtesash, për banim apo për veprimtari të tjera ekonomike e shoqërore, projektohet dhe realizohet në mënyrë që zhurma në brendësi apo në afërsi të saj, të jetë brenda nivelit kufi. Ndryshimi i destinacionit të përdorimit të ndërtesës duhet të shoqërohet me masa mbrojtëse nga zhurma, për respektimin e vlerës kufi. Sipas specialistëve të shëndetit publik, duhet pasur parasysh që veç zhurmave të jashtme janë dhe zhurmat e brendshme, ndaj duhet patur kujdes në rast të ndryshimit të destinacionit të një ambienti (psh. nga banesë në klinikë dentare). "Nëse që në projektim mendohet vendi për pub dhe merren të gjitha masat kundra zhurmave le të ndërtohet, por jo të ndodhë e kundërta; këtu të gjitha katet e para adaptohen, bëhen dyqane pub, servis automjetesh, furra buke", pohojnë specialistët. Sipas tyre, që në momentin e parë duhet parë projekti i ndërtimit të pallatit, ku duhet parë dhe pjesa për zhurmat për secilin kat. Nëse në katin e parë parashikon vendosjen e një pub-i duhet kërkuar izolimi që në fillim, ndërsa në katet e sipërme bëhet një tjetër izolimi për ndarjen midis apartamenteve.