Jump to content

Përdoruesi:Sinan Ismaili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

John Maynard Keynes

John Maynard Keynes (5 Qershor 1883 - 21 prill 1946) ishte një ekonomist anglez idetë e të cilëve kanë ndikim të madh në teorinë dhe praktikën e makroekonomisë moderne, si dhe nga ekonomitë politike të qeverisë. Më parë ka punuar në qarqet e bizneseve të ngushta dhe ka avokuar përdorimin e masave fiskale dhe monetare për të zbutur efektet negative të recesionit ekonomik dhe depresionit. Idetë e tij janë bazë për ekonominë e Kejnsit ("kejnzijanstvo"),si dhe nga dega tjera të ndryshme .

Biografia

Babai i tij - John Neville Keynes ishte një profesor universiteti dhe autor i njohur i cili ka pasur ndikim të madh në formësimin e pikëpamjeve të djalit të tij.Njeri me rëndësi mjaft të madhe i cili gjithashtu ka pasur ndikim te madh është dhe mësuesi i tij Alfred Marshall, nga i cili mësim më vonë largohet dhe formon shkollë të re për mendim ekonomik e cila ka qenë kundertë me atë të mësuesit të tij. Ai me kalimin e kohës së tij është marur me veprimtari të ndryshme: ka qenë profesor i univerzitetit,studiues,polemist. Në jetën private është marrur me art, në veçanti e ka dashur letërsinë, muzikën, baletin dhe ajo e cila e ka tërhequr më së shumti ka qenë teatri. Për interesat e tij kontrubut të madh ka dhënë dhe gruaja e tij Lidija Lopokova e cila njihej si balerinë ruse dhe me atë është martuar ne moshën 42 vjeçare. Për kryerjen e punës së tij teorike dhe praktike ka fituar disa çmime duke përfshirëedhe atë: Bill ishte një anëtar i jashtëm i Akademisë të Shkencave Suedeze, Doktor Nderi i Universitetit Kolumbian, u emërua Zot i Tiltonit etj. Ai vdiq më 21 prill 1946 në Tilton.

Arsimi dhe Kariera

Kejn ka kryer gjimnazinë ne Iton e famshëm, ku ka treguar interesim ne shumë fusha. Është regjistruar në Univerzitetin e Kembrixhit për të studiuar matematikë, por interesat e tij ndaj politikës e kanë udhëhequr atë deri në fushën e ekonomisë të cilën e ka vazhduar ta studiojë. Pas diplomimit është punësuar në administratën shtetërore. Në vitin 1908 ai u zgjodh profesor i ekonomisë në Kembrixhë ku dhe mori departmentin e mësuesit të tij Alfred Marshall. Pikërishtë kjo punë i mundësoi atij që të marrë statusin e një ekonomisti. Ai ka punuar në Ministrinë Indiane ku ai tregoi talentin e tij për teorinë ekonomike ne praktikë. Arriti suksese të konsiderueshme i cili rezultoi në emërimin e tij si Zyrtar Financiar të Thesarit në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Deri më 1942, Kejns tashmë ishte një ekonomist i shquar dhe u shpërbly me titullin Zoti Kejns I Tiltonit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Keynes kishte pikëpamjet e tyre në How to pay for the war - si të paguajnë për luftën, me anë të së cilës ka avokuar rritje të tatimeve (në vend të shpenzimeve të deficitit), në mënyrë për të shmangur inflacionin. Kejnes shërbeu si guvernator i bankës së Anglisë, sekretar i Shoqërisë Mbretërore Ekonomike, redaktor i gazetës Ditari Ekonomik, përfaqësues i kompanisë të sigurimeve të larta të atëhershme, pjesëmarrës aktiv në klubin e famshëm të Ekonomisë Politike, morri pjesë në konferencën e Breton-Vud për formimin e fondit monetar ndërkombëtar dhe banka Shtetërore për rindërtim dhe zhvillim etj. Keynes ishte i interesuar për problemet praktike, dhe tregoi interes të veçantë për punën e aksioneve dhe spekulimeve. Interesi i tij i mundësoi pasurimin e materijalit . Një shok i tij për mendimin e Kejnsit për të bërë para shkruan: ekonomistët akademike asnjëherë nuk e kuptojnë se çfarë është ajo që i bën ata të jenë biznesmenë të pasur. Maynard e kuptoi atë, sepse ai vetë ishte i gatshëm të rrezikoj të luaj bixhozë. “Njëherë më tha: Mbani mend Nikolas, jeta e biznesit gjithmonë është një bast. Në ato sipërmarrje gjithmonë ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm si personalisht ashtu dhe për institucionet që ka punuar. Ekziston një shembull në të cilin thuhet se gjatë kryerjes së rolit të tij – menaxher financiar në kolegjin Mbretëror, arriti që ta rrisë kapitalin e kolegjit prej 20,000 funta në vitin 1920 deri në 300,000 funta në vitin 1945. Megjithatë ai arriti dramatikisht ta rrisë pasurinë e tyre personale nga 16,000 funta në vitin 1919 deri në 411,000 funta në vitin 1946. Shuma prej 411,000 funta është ekuivalente me 10,000,000 funta te sotshme.

Qasjet e tij ndaj investimeve bazohen kryesisht në:

• përzgjedhje e kujdesshme e disa investimeve për shkak të çmimit të tyre të lirë në krahasim me vlerat aktuale dhe potenciale reale gjatë vitit, si dhe investimet alternative në kohë;

• Mbajtja e njësive relativisht të mëdha, ndoshta edhe për disa vjet, deri sa ata të përmbushin pritjet e tij, ose derisa të bëhet e qartë se duke investuar në të njejtat është gabim;

• pozicion i investimeve të balancuara, gjegjësisht zgjedhje të ndryshme të rreziqeve të rezervave të individuale, që janë të mëdha, dhe nëse është e mundur marrjen e disave rreziqeve kontradiktore.

Veprat

Vepra më e famshme e Kejnsit është Teoria e Përgjithsme e punësimit, kamata dhe paratë (Teoria e Përgjithshme e Punësimit, Interesit dhe të hollave),shkruar më vitin 1936. Shpeshherë në literaturë haset sipas emrit të tij të shkurtur Teoria e përgjithshme.Me këtë punë ai u ngrit për Piedesalot – baba i ndërhyrjeve shtetërore dhe themelues i makroekonomisë. Vepra është e përbërë nga 24 kapituj që janë të ndarë në 6 libra. Qëllimi i autorit është me anë të kësaj pune të zbulohet se në çdo orë të caktuar përcakton të ardhurat kombëtare të një sistemi të caktuar ekonomik dhe shumën e punësimit të tij. Kejnes ka thënë se detyra e tij përfundimtare mund të të përbëhet në përzgjedhjen e atyre variablave që shteti mund të monitorojë dhe të menaxhojë me ato. Në këtë vepër dëshmon dhe përpiqet te vërtetojë se sistemi i tregut nuk kërkon ekuilibër dhe punësim të plotë por mosbalancim e cila është shprehur përmes krizave të shprehura dhe cikleve të pëkohshme. Ky libër ka kryer revolucion në shkencën ekonomike dhe çoi në pikëpyetje teorinë e mëparshme makroekonomike. Keynes shpjegon kuptimin e titullit të kësaj pune përmes deklaratës së mëposhtme: “Këtë libër e kam quajtur Teoria e përgjithshme e punësimit, kamatës dhe parave me një theks në mbiemrin e përgjithshëm. Qëllimi i zgjedhur i një titulli të tillë ishte për të theksuar dallimin në prezantimet e mia dhe konkluzionet me ato të teorisë klasike, sipas të cilave jam edukuar dhe që mbizotëron në kërkime teorike dhe konsiderata të ekonomike të aplikuara për hulumtim dhe shtresat e menaxhimit të këtyre gjeneratave në njëqind vitet e fundit. Unë do të jem një avokat i mendimit se postulatet e e teorisë klasike janë të zbatueshme vetëm në raste të veçanta,jo në kushte të përgjithshme,sepse kushtet që ajo i supozon nënkupton përkufizim vetëm në gjendjet e mundshme të ekuilibrit. Rast tjetër të veçantë që supozon teoria klasike nuk ekziston në realitetin e sotëm, dhe në qoftëse merret tentativë që teoria klasike të zbatohet në përvojat e përditshme ajo do të jetë e pasaktë dhe fatale (humbur)”. Keynes besonte se teoria e tij vlen si në aspektin e punësimit të plotë edhe atë të paplotë. Në veprën e tij vend të rëndësishëm kanë dhe faktorët psikologjik. Vet ekzistimi i kapitalizmit përshembull e kryen nga “pasioni për fitim”, shkaqet e papunësisë dhe krizës janë pasqyruar në ndryshimin e ndjenjave optimiste dhe pesimiste, dhe si përfundimtare konsideron prirjen për konsumim dhe kursim.

Në vijim do të elaborohen shkrimet e Keynes:

1913 Indian Currency and Finance- Sistemi monetar dhe financiar i Indisë

1919 The Economic Consequences of the Peace- Pasojat ekonomike të Paqes

1921 A Treatise on Probability – Diskutim përreth gjasave

1922 Revision of the Treaty – Përsëritje të teorisë

1923 A Tract on Monetary Reform – Diskutim mbi reformën monetare

1925 The Economic Consequences of Mr. Churchill- Pasojat ekonomike të z .Churchill

1925 A Short View of Russia-Një pamje e shkurtër e Rusisë

1926 The End of Laissez-Faire – Fundi i Laissez-Faire

1926 Laissez Faire and Communism – Laissez-Faire dhe Komunizmi

1930 A Treatise on Money) – Diskutim rreth parave shkruar në dy vëllime

1931 Essays in Persuasion- Ese në linja

1933 Essays in Biography – Ese biografike

1933 The Means to Prosperity- Domethënia e prosperitetit

1936 General Theory of Employment, Interest and Money – Teoria e Përgjithshme e Punësimit, Interesit dhe të hollave

1940 How to Pay for the War: A radical plan for the Chancellor of the Exchequer – Si të paguani për Luftën: një plan radikal për Kancelarin e Thesarit.