Përdoruesi:Skaut shssh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shoqata e Skautëve Shqiptarë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është një organizatë rinore edukuese që ka si qëllim të japë kontributin e saj në formimin integral të personit njerëzor sipas parimeve dhe metodës së skautizmit të shprehura në Ligjin dhe Premtimin skaut. Shoqata e konsideron skautizmin si një metodë edukimi të plotë dhe aktive që i nxit fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të jenë të përgjegjshëm dhe protagonistë të formimit të tyre. Shoqata vepron si një entitet jofitimprurës, joqeveritar, jo politik, jo fetar në të mirë dhe interes të publikut dhe është e hapur ndaj çdo personi pa dallim race, besimi fetar apo përkatësie politike. Shoqata synon të formojë qytetarë të angazhuar në jetën e Vendit, të çelur ndaj tjetrit dhe botës, të ndërgjegjshëm për problemet sociale, ekonomike, kulturore, mjedisore dhe të gatshëm për të kontribuar në zgjidhjen e tyre. Shoqata, në respekt të të drejtave të paprekshme të personit njerëzor, promovon barazinë gjinore, bashkëjetesën mes popujve, vëllazërimin mes të rinjve të të gjitha vendeve dhe është kundër çdo forme racizmi dhe diskriminimi.

Fushat e veprimtarisë së SHSSH[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqata kryen veprimtari në fushën e edukimit jo formal sipas metodës skaut, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të fëmijëve dhe të rinjve për jetën, përmes zhvillimit të fantazisë, lojës, aventurës në natyrë, përvojës komunitare, kërkimit progresiv të kuptimit të jetës dhe zhvillimit të përmasës sociale dhe shpirtërore. Kujdeset gjithashtu për formimin e personave që ushtrojnë një veprim edukues dhe pedagogjik nëpërmjet kurseve të formimit, seminareve, laboratorëve, praktikave, shkëmbimit të përvojës.

Shoqata është aktive në fushën socio politike përmes formimit të vazhdueshëm të të rinjve me vlerat e të vërtetës, lirisë, drejtësisë dhe nxitjes së përgjegjësisë civile, pjesëmarrjes demokratike në jetën e komunitetit, solidaritetit social.

Në fushën e mjedisit Shoqata i kushton një vëmendje të posaçme kujdesit dhe respektit për natyrën dhe biodiversitetin dhe jep një kontribut proaktiv në mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e tij në jetën e secilit, përmes kurseve të formimit, fushatave ndërgjegjësuese, veprimtarive në natyrë, përdorimit të burimeve alternative të energjisë, kursimit të burimeve natyrore, promovimit të riciklimit të materialeve jo biodegradabël.

Në fushën e vullnetarizmit, shoqata kujdeset për rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin dhe aktivizimin e vullnetarëve sipas kërkesave dhe nevojave të komunitetit ku ata jetojnë. Vullnetarizmi, në përputhje me moshën, kryhet në formën e shërbimit për të rriturit dhe në formën e solidaritetit për më të rinjtë. Shoqata pret dhe aktivizon vullnetarë të vendeve të tjera në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Shoqata vepron në fushë të mbrojtjes civile, në kuadër kombëtar dhe ndërkombëtar, si nëpërmjet veprimtarive të informimit, sensibilizimit, formimit ashtu edhe me pjesëmarrjen e vullnetarëve në situatat e emergjencave civile.[1]

Vendndodhja dhe Territori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Selia e shoqatës është në Tiranë. Shoqata e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.




  1. ^ Statuti SHSSH