Jump to content

Përdoruesi:Syarta A. Mehmeti/Bedzhih smetana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

“Bedzhih Smetana”. Është themelues i shkollës kombtare muzikore të Çekisë. Njihet si kompozitori më nacionalist çek dhe krijues i stilit muzikor modern çek. Qëllimi i tij krijues ishte ndërtimi i një kulture të pavarur çeke. Që në fëmijëri u morr me muzikë, mësoi violinën e më pas pianon ku edhe u dallua në aftësit e tij. Veprat e tij kanë tema dominuese nga legjendat çeke, historia dhe tradita. Kryeveprat e tij janë 6 poemat simfonike me cikël “Atdheu im” që mbështeten në muzikën me program. Poemat simfonike më të njohurat janë: Vishehrad, Sharka dhe Valltava. Operat e tij më të suksesshme janë: Nusja e shitur (operë komike), Libusha, Dalibor. Qëllimi i Smetanës në krijimin e operave të tij ishte që të krijonte një kanon të ri, në vend që të përdorte këngë folklorike ai u kthye në muzikën popullore të valleve si vallja Polka. Ai gjithashtu përdori pak arie duke e preferuar të bazohte rezultatet e tij në ansamble dhe kore. Smetana edhe pse ishte ndjekës i reformes se operës të kompozitorit gjerman Rikard Vagner ai hodhi posht akuzat e tepruara duke e quajtur stilin e tij “Smetizëm” dhe duke e vlerësuar vetë stilin e tij si stil më të ndershmëm. Smetana kishte kompozuar edhe muzikë dhome dhe gjithsej i kishte 4 por secila kishte një domethënie të thellë personale. Nga fundi i vitit 1874 Smetana u shërdhua dhe më pas pësoi sëmundje psikike (depresion, insomni, halucinacione) duke mos u shëruar më. Me 2 maj 1884, Smetana ndërroi jetë dhe si shkaktar i vdekjes së tij sipas studimeve të fundit thuhet se kishe “Sifilizin”