Jump to content

Përdoruesi:Tashshko/TRANSFORMATORI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Transformatori

Qka është Transformatori?

Transformatori është pajisje elektrike statike të cilat bëjnë zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit elektrik, rrymës elektrike dhe fuqisë elektrike.

Parimi themelor i punës së tyre rrjedh nga ligji i Faradeit, i cili shpreh lidhshmërinë ndërmjet fushës elektrike dhe asaj magnetike. Transformatorët kanë gjetur përdorim të gjerë në centrale elektrike, për bartjen dhe transmetimin e energjisë elektrike, nga centralet deri tek përdoruesi. Në bazë të numrit te pështjellave apo dredhave në parësor(hyrje) dhe në atë dytësor(dalje) dallojmë tranaformatore:

Transformator Ngritës (tensionin me një vlerë të caktuar në hyrje, në dalje e jep një tension me vlerë më të madhe) dhe Transformator Zbritës (e kundërta e atij rritës).


Forma e nje Transformatori.
Forma e nje Transformatori

Forma e nje Transformatori





Ky lloji i Transformotari eshte i madhesis 110 kV, pra bene pjese ne grupin e transformatoreve te tensioni te ulet dhe sherben per shperndarjen e rrymes ne vendbanime.

Ndertimi i Transformatorit:

Transformatorët ndërtohen nga materialet ferromagnetike, të cilët zotërojnë përçueshmëri të madhe magnetike, gjithashtu edhe materialet me përçueshmëri elektrike. Qarku magnetik i tij ndërtohet nga fletëzat apo llamarinat e holla, të izoluara ndërmjet veti me një material izolues, për shkak të eliminimit të rrymave foku. Ato fletëza kryesisht janë të ndërtuara nga hekuri. Transformatorët kanë gjithashtu përhapje të gjerë në paisjet elektronike dhe qarqet e komandimit duke kryer funksione të tilla si:

- transformatorë hyrje - transformatorë izolues ndërmjet qarqeve elektrike - transformatorë bllokues të sinjalit të vazhduar duke ruajtur lidhjen me sinjalin altenativ ndërmjet qarqeve. - transformatorë matës. - transformatorë për ushqimin e drejtuesve të rrymës etj. Transformatorët shërbejnë për të transferuar energjinë elektrike nga një qark në një tjetër i cili zakonishtë nuk ka lidhje elektrike me të parin. Tensioni në këto dy qarqe zakonishtë është i ndryshëm por me të njëjtën frekuencë.


Pështjellat e transformatorëve.

Pështjellat e transformatorëve përgatiten kryesishtë me përcjellës bakri dhe rrallë me përcjellës alumini. Pështjellat e tensionit të lartë dhe të ulët në varësi të vendosjes së tyre kundrejt njëra-tjetrës.

Pështjellat mund të jenë:

1. koncentrike.

  • Pështjella cilindrike shumështresore.
  • Pështjella cilindrike një dhe dy shtresore.
  • Pështjellë në formë vide.
  • Pështjellë e pandërprerë me bobinat spirale.

Duht te thksohet se peshtjellat koncentrike jan me te perdorurat ne praktik.

Figura e peshtjellave.
Figura e peshtjellave



Figura e peshtjellave









Transformatoret me pështjella koncentrike.
Transformatoret me pështjella koncentrike

Gjithashtu kem edhe peshtjella alternative qe kanë lidhje magnetike më të mira, por nga ana tjetër kërkojnë sasi më të madhe izoluse, prandaj në transformatorët e fuqisë kryesisht përdoren pështjellat koncentrike.

Forma e Transformatoreve me pështjella koncentrike eshte






Dallojme dy lloje te Transformatoreve

  1. Transformatori i Tensionit
  2. Transformatori i Fuqise

Transformatori i pare pra i Tensionit bën zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit sipas nevojës.

Transformatori i fuqise bën rritjen e fuqisë elektrike apo zvogëlimin e saj








Libri I Makinave nga prof.Nysret Avdiu dhe prof.Bahri Prebreza.

https://www.google.com/webhp?tab=ww&ei=t3STU6viOKHeyQPQwIGwCA&ved=0CBkQ1S4#q=nysret+avdiu

http://www.elektrotehnika.hr/uploads/gal/transformatori1v.jpg

http://transformatori.net/?lang=en

http://www.koncar.hr/Proizvodi_i_usluge/Transformatori