Përdoruesi:Tigres

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

FAMILJA FISNIKE MEKSI

Fisi Meksi u shfaq rreth shekullit të X dhe besohet se përbën degën fillestare të fisit fisnik të Buas(Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë, 1995. f. 77). Albanologu i shquar Milan Shufflay ka gjetur në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416, se krahina ndërmjet Kepit të Rodonit, Krujës dhe Lezhës, banohej nga fisi Messi, Meksi, Mexi. Origjina më e largët duhet të ketë qënë fshati Mesi i ndodhur, sipas historianit serb Stefan Nemania, në zonën në mes lumenjve Shkumbin dhe Drin.42 Studime Shqiptare (1854), shkruan se fisi Meksi e ka prejardhjen nga fisi Doda.(Hahn. Studime shqiptare,Tiranë, 2007. f.216) Është i njohur fakti se, prej kohësh, shumë nga Meksajt kanë ushtruar profesionin e mjekut pas studimeve në universitetet më të shquara të kohës (Parma, Padova, Bolonja. Napoli, Athinë etj.), por edhe si mjekë popullore (xherah), duke e trashëguar këtë profesion nga të parët e tyre që kanë qënë të famshëm në gjithë Ballkanin. Më i shquari ndër ta ka qënë Pano Panajot Meksi, Xherahu i dëgjuar në taborin e Marko Boçarit dhe mësuesi i Vangjel Zhapës që me vonë u zhvendos në Rumani, ku siç dihet u pasurua edhe nëpërmjet ushtrimit të profesioni të mjekut popullor. Nga të gjitha burimet del se, krahina në veri të Shqiperisë, e shtrirë nga veri-lindja e Lezhës deri në brigjet e Shkumbinit, e banuar nga fisi Meksi, u përfshi në fillim të mijëvjčçarit të kaluar në një principatë të vetme, me Krujën si kryeqendër. Më pas kjo principatë u pushtua nga mbretërit bullgarë si dhe nga principatat shqiptare më të fuqishme, që ndodheshin në jug dhe në veri të saj. Luftëtarët e fisit Meksi u shërbyen perandorëve bizantinë dhe despotëve të Epirit. Ata bënin pjesë gjithashtu në gardën personale të Komnenëve të fuqishëm. Gjatë periudhës së luftrave të suksesshme të popullit shqiptar për liri, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, fisi Meksi ka dhënë një kontribut të shquar, që vërtetohet nga shumë dokumenta të kohës (Historia e Shqipërisë Tiranë,1979). Menjëherë pas pushtimit të plotë të Shqipërisë nga hordhitë turke, fisi Meksi u zhvendos në disa drejtime: Dalmaci, Venedik, Itali, Moravi (Çeki) dhe sidomos në drejtim të Jugut. Një degë e familjes Meksi u vendos në Dalmaci që në vitin 1449. Më pas (1553), Meksajt i gjejmë në katalogun e familjeve fisnike të Kotorrit, qytet kështjellë nën Republikën e Venedikut. Dokumente veneciane vërtetojnë se luftetarët e fisit Meksi, të vendosur në Dalmaci, kanë luftuar si stratiotë nëpër repartet e ushtrisë së Republikës kundër pushtuesit turk. Stema (blazon) e Meksajve që jetuan dhe luftuan në qytetin e Kotorrit, është e kaltërt me një brez të artë. Degë të tjera të fisit Meksi u vendosën në qytete të ndryshme të Venetikut (Venecie, Verona, Feltre, Trieste). Luftëtarë nga fisi Meksi i ofruan shërbime ushtarake Republikës së Venedikut, duke spikatur veçanërisht në luftën Venediko-Turke të vitit 1465 . Gjithastu marrdhëniet me mbretëritë eurpiane forcoheshin me lidhjet martesore të fisit Meksi.

Fillimisht familja mbante mbiemrin Mexis, kurse më vonë u përshtat në De Mezzi ose Mezan. Mbiemri i fisit ka ndryshuar sipas gjuhës së shteteve ku ata kanë banuar. Në Shqipëri është përdorur ks (Meksi) ose s, ss (Mesi, Messi). Në krahinat që gjatë Mesjetës kanë qënë të pushtuara nga Venedikasit ose që u çvendosën në Itali ss (Messi, Da Messa), në Republikën e Venedikut, sipas dialektit lokal, z ose zz (De Mezzi, Da Mezan) dhe në Kotorr të Dalmacisë x (Mexa). Njëra nga stemat e fisit me banim në Venedik përmbante një keshtjellë me 3 kulla, nën të cilën është shkruar mbi një fjongo mbiemri Mexis. Stema tjetër përmbante një urë me 2 harqe, mbi të cilën ishte vizatuar një dorë e mbledhur grusht me gishtin tregues përpjetë. Kam bindjen se është e arsyeshme të lidhet ura e stemës me urën e famshme të Mesit, pranë fshatit me të njëjtin emër, nga ku, sikurse shkruan Shufflay dhe të tjerë, duhet të ketë qënë origjina e fisit Meksi. Familja Meksi-DeMezzi, me banim në Venecie, bënte pjesë në këshillin e fisnikëve të qytetit, duke qënë e regjistruar që prej vitit 1759 “në katallogun e titullarëve të Republikës së Venedikut”. Familja Meksi-Mezzan me banim në Feltre ishte regjistruar si familje fisnike e qytetit që më vitin 1557. Nikolla Meksi-Mezzan ishte guvernator i Venedikut në Peloponez.44 Një degë e familjes Meksi u vendos në Romë. Peshkopi Bernardo De Meza (Meksi) ishte përfaqësues i Perandorisë së shenjtë Romake në Angli (1521-1523) . Meksajt e vendosur në Çeki, ruajtën për shumë kohë mbiemrin tonë pa e ndryshuar. Ndër ta janë shquar Vasil Meksi, kryenoter dhe pedagog i teologjisë; Xhovani-Andrea Meksi, dekan i shkollës së Shën Pjetrit në qytetin Brunn; Amadeo-Paolo dhe Paolo-Salvatore Meksi, dekanë të Fakultetit Juridik dhe Kalorws të Urdhwrit të Maltës. Pjesëtarë të familjes Meksi janë vendosur në Greqi në periudha të ndryshme, duke filluar kryesisht pas shekujve X1V-XV. Ata u përqëndruan kryesisht në Peloponez, Athinë, Korint dhe në ishujt Speces, Leonidhis dhe Korfuz. Dokumenta të shumta vërtetojnë kontributin që kanë dhënë Meksajt e Greqisë, sidomos gjatë kryengritjes së vitit 1821 kundër pushtuesit turk. Veçanërisht është shquar Theodhori Meksi, oficer i flotës ushtarake greke, në luftën për çlirimin e Peloponezit. Jorgo Meksi, njëri nga kapedanët e athinasve, mori në dorëzim Akropolin nga turqit në vitin 1822 . Familja Meksi që banon në ishullin Speces mban edhe sot letrën me anë të së cilës udhëheqës të rëndësishëm të kryengritjes, Kollokotroni dhe Marko Boçari, falënderonin Joanis Meksin për heroizmat e kryera gjatë luftës kundër turqve. Në Muzeun Kombëtar Grek, krahas heronjve të revolucionit të vitit 1821, gjëndet edhe oficeri me origjinë nga Labova Kristo Meksi (1794-1832), komandant i një reparti të rëndësishëm të kryengritësve( Vasil Meksi. Materiale tw mbledhura nga Arkivi i Përgjithshwm i shetit grek, Athin, 1981. f.147) Gjatë shekujve XIX-XX kanë qënë të shumtë Meksajt e Greqisë që kanë luajtur një rol të spikatur si politikanë, tregtarë, juristë, mjekë etj.



Ndër ta veçohet Petro Meksi, komisari i Lidhjes së Prizrenit për Jugun e Shqipërisë, që udhëhoqi të gjitha veprimet e Lidhjes në krahinat e Jugut dhe shpalli botërisht se: “Ortodoksët e jugut nuk duhet t’i ndajnë fatet nga ato të vëllezërve të tyre myslimanë.” (Historia e Shqipërisë, II, 1965) Më pas Petro Meksin e shohim aktiv në çetën e Mihal Gramenos dhe pjesëmarrës, me gradën e togerit, në Luftën e Vlorës më 1920 luftoi me trimëri dhe u dekorua pas vdekjes, më 1962, me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë. I biri i tij Prokop Meksi, mori pjesë aktive në Luftën Nacional Çlirimtare. Ai u vra nga fashistët italianë në Durrës më 1943, por emri i tij u përjetësua kur dhjetra djem e vajza labovitë dhe nga fshatra të tjera të Rrëzës, formuan çetën partizane me emrin e tij. Insistojmë të përsërisim se dëshmori tjetër nga fisi Meksi është Sofo Meksi që u përjetësua nëpërmjet këngës së famshme “Lule Sofo, lule djalë”, që vërtet u krijua në Labovë por u këndua në të

Në Rumani ai vuri në dispozicion shuma të konsiderueshme të hollash për hartimin dhe botimin e Fjalorit dhe Gramatikës të gjuhës letrare rumune dhe përkthimin e veprave të klasikëve grekë dhe romakë si dhe për ndërtimin në Bukuresht të Akademisë, Universitetit dhe të një teatri madhështor të tipit helen. Në Greqi ai ndërtoi pallatin “Zappeion” të Athinës, që shërben edhe sot për ekspozita, Universitetin, Akademinë, Konservatorin, Bibliotekën Kombëtare, që janë edhe sot godinat më madhështore të kryeqytetit grek. Me këmbënguljen dhe financimin e Vangjel Zhapa Meksi u organizuan në Athinë, në vitin 1859 Lojrat Olimpike nën shembullin e Lojrave Olimpike të lashtësisë, të cilat u përsëritën edhe më 1870. Këto lojra, në të cilat garonin vetëm atletë grekë, ngjanin më tepër me kampionatet kombëtare të atletikës, hipizmit etj. Sidoqoftë këto lojra, që përmenden edhe sot në të gjithë botën me emrin “Lojërat Olimpike të Zhapës,” konsiderohen si “përpjekje për të përtëritur Lojrat Olimpike të antikitetit”. Përpjekja e parë ka filluar në Paris më 1796, fill pasi u zbuluan rrënojat e Olimpit të lashtë në Greqi. Ndër tentativat e tjera përmenden Lojrat e Rondo në Dophine, Francë (1832), Lojrat Skandinave (1834- 1836), Festivalet Olimpike Britanike (1849), kanadeze (1851) dhe sikurse e përmendëm, Lojrat Olimpike të Zhapës (1859-1870).

Petro Meksi, komisari i Lidhjes së Prizrenit për Jugun, Jorgji Meksi, gazetari revolucionar, që në artikullin “Puna e shqiptarëve” shkruante se “s’janë vetëm shkollat që do na ndajnë nga Turqia, por edhe baruti”; dhe Kristo Meksi, që pas një veprimtarie të dendur patriotike me koloninë shqiptare në Bukuresht, shoqëroi Ismail Qemalin për në Vlorë, ku si deputet i Gjirokastrës firmosi dokumentin final të shpalljes së pavarësisë. Meksajt e Labovës ishin një familje me rëndësi dhe miq të tepelenasit. Aliu me siguri e dinte që ata e kishin për traditë ushtrimin e mjekësisë popullore, kur zgjodhi Vangjelin dhe e dërgoi në Napoli për t’u diplomuar në Mjekësi. Më 23 shkurt 1803 studenti i ardhshëm kaloi Adriatikun duke shtrënguar fort rekomandimin e Vezirit për Ferdinadin e I Burbon. Veziri i Janinës i shkruante Mbretit: “Po ju dërgoj Vangjel Meksin shqiptarin për të mësuar atje. I lutem Madhërisë Suaj të keni mirësinë që t’i jepni mbrojtjen tuaj mbretërore në mënyrë që të gëzojë ato kushte dhe lehtësi, të cilat të çojnë në mësimin e këtyre shkencave”. Vetëm pas 5 muajsh, duke treguar interesimin e tij të veçantë, Ali Pasha i shkruan sërish mbretit të Napolit: “Ju dërgoj falënderimet më të shquara për gjithçka qe i është dhënë vVangjel Meksit, i cili shpresoj se do të përfitojë nga kushtet që i janë krijuar me bujari nga Sovrani dhe, kur të kthehet në Atdhe me vlerësimin për sjelljen e mirë dhe përvetësimin e dijeve, të ngrejë lart emrin e Mbretit të lavdishëm”. Këto letra janë botuar për herë të parë nga G. Monti tek Rivista d’Albania në vitin 1941, II, f. 48-50. Trajtimi iu bë si oficer, kurse për mësues pati mjekun dhe kimistin e shquar Nikola Akuto. Praktikën klinike e kryente në spitalin Shën Xhovani i Karbunarës.

Më pas Vangjel Meksi merr pjesë në revolucionin grek. Ai mendonte, ashtu si edhe Naum Veqilharxhi, që luftoi kundër turqve për çlirimin e Rumanisë, se vetëm në këtë mënyrë do të shpejtohej edhe çlirimi i Shqipërisë. Rilindja shqiptare fillon me Vangjel Meksin Rruga që ndoqën V. Meksi, G. Gjirokastriti, N. Veqilharxhi dhe më vonë Kristoforidhi për të futur shqipen në kisha dhe shkolla nëpërmjet Ungjijve dhe jo vetëm, ishte një veprim i menduar fare mirë. Ata shfrytëzuan institucionet arsimore dhe fetare që vareshin nga Patrikana, me pretekstin e përvetësimit sa më të mirë të dogmës fetare nëpërmjet gjuhës amtare.


http://fedhonmeksi.com/Libri.pdf