Jump to content

Përdoruesi:Valdet Rama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lindur në Prizren, RSF Jugosllavi, Rama bëri debutimin e tij në ligën e dytë profesionale gjermane 2. Bundesliga me FC Ingolstadt 04 më 17 Gusht 2008 ku ai startoi në ndeshjen kundër SpVgg Greuther Fürth, Rama arriti të shënoj Gol në këtë ndeshje. Më 26 Maj 2009, ai lajmëroi transferimin e tij tek Hannover 96 ku ai firmosi një kontratë 3 vjeçare.

Në Shkurt 2011, Rama firmosi për klubin suedez Örebro SK [3]. Ai dhuroi një impakt në madhë në vitin e parë me klubin, duke shënuar 8 Gola nga pozicioni i tij si anësorë. Gjatë sezonit të dytë ai u bë rezervë dhe trajneri i tij e kritikoi për mungesë të punës mbrojtëse [4]. Kjo gjë bëri që agjenti i shqiptarit të dilte kundër klubit, duke thënë se Rama është një nga lojtarët më të mirë të ligës dhe se ai u turpërua nga komenti i trajnerit. Ai gjithashtu i kërkoi Örebros që ta shiste lojtarin gjatë merkatos së verës [5]. Rama megjithatë qëndroi tek klubi deri në fund të sezonit 2012 Allsvenskan.

Pasi sezoni 2012 Allsvenskan përfundoi, më 31 Janar 2013, Rama firmosi një kontratë për Real Valladolid [6]. Ai u bë shqiptari i parë që luan në La Liga. Rama bëri debutimin e tij më 9 Mars 2013, në një ndeshje kundër Málagës që u mbyll në barazimin 1–1 [7], ai hyri në fushë si zëvëndësues në vend të Daniel Larsson. Ai shënoi Golin e parë me Real Valladolid më 20 Janar 2014 në humbjen 4–2 kundër Athletic Bilbao, ai shënoi në minutën e 90.

Kur Rama lëvizi në Spanjë për të luajtur në La Liga, ai deklaroi se ishte i etur për të luatjur me kombëtaren Shqiptare [9], dhe ishte kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të planifituar thirrjen e parë për të luajtur me kombëtaren në ndeshjet e ardhshme [10]. Rama bëri debutimin e tij me Shqipërinë më 26 Mars 2013 në fitoren 4–1 në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ai luajti 64 minuta dhe më pas u zëvëndëua.