Përdoruesi:VjollcaKrasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gripi sezonal në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Virusi i gripit

Virusi i gripit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gripi sezonal është një infeksion viral ngjitës I rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes. Mund të transmetohet direkt nga nga një person i sëmurë tek tjetri përmes spërklave gjatë kollitjes ose teshtitjes, ose në menyrë jodirekte në kontakt me gjërat apo objektet e infektuara me virusin e gripit sezonal. Disa nga shenjat(simptomat) më të zakonshme të gripit sezonal janë:

  • Temperature e lartë
  • Kollë
  • Teshtitje
  • Dhimbje fyti,koke
  • Ethe
  • Diarre
  • Lodhje[1]

Personi I infektuar me virusin e gripit mund ta bart tek të tjerët në një relacion kohor të shkurtër para dhe pas marrjes së tij. Të gjithë mund të preken nga virusi I gripit sezonal por ndjeshmëri mëmtë lartë tregojnë: Femijet e vegjël nën 5 vjeç, njerëzit me të moshuar, njerëzit me sëmundje kronike.[2]

Statistika për gripin sezonal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pergjatë viteve numri I të prekurve nga gripi sezonal shkakton rënie dhe ngritje në varësi të situatës.P.sh në vitin 2018,në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripitprej fillimit të sezonit të gripit 322 persona kishin rezultuar pozitiv.Sipas tipit 165 raste janë pozitive në Influenzën A dhe 99 në Influenzën B. Gjatë kësaj kohe pra gripi sezonal kishte shenuar rënie të vazhdueshme tëintensitetit.[3] Edhe përgjatë vitit 2019 situata ka vazhduar të jetë e mirë menaxhuar sa i përket gripit sezonal edhe pse në krahasim me vitin me parë ka pasur një rritje të intensitetit.Në testimet e bëra prej ku ishin testuar gjithsej 522 mostra të dyshuara për grip 214 rezultuan pozitive me gripin A dhe 216 pozitive me gripin B.[4]

Vaksinimi
Masat parandaluese dhe trajtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga masat që do të parandalonin përhapjen e virusit të gripit sezonal janë:Mbulimi I gojës dhe hundës gjatë kollitjes apo teshtitjes,larja e shpeshtë e duarve,ushqyerja në menyrë të shëndetshme,aktiviteti fizik,evitimi I kontakteve me njerëz të sëmurë. Pra ndër hapat me të rendesishëm për të mposhtur gripin përveç masave të përditshme parandaluese janë edhe vaksinimi dhe drejtimi tek profesionistët shëndetësor, pra mjeku juaj, di dhe trajtimi me barna në qoftë se i'u rekomandohet. Vaksinimi bëhet në muajt tetor deri dhjetor.Kjo vaksinë aplikohet në pjesën e sipërme të krahut. Në qoftë se jeni të sëmurë me grip preferohet të aplikoni disa gjëra për shëndetin tuaj si:

  • Qendroni në shtëpi
  • Evitoni kontaktet me njerëz
  • Pushoni
  • përdorni lëngjet dhe ushqimet e duhura.[5]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "rhinostop.ba". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "niph-rks.org". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "niph-ks.org". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "koha.net". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "niph-rks.org". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)