Përdoruesi:Xhemiiii

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pallati i endrrave– Ismail Kadare, Analiza e vepres![Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjinia e librit: Roman

Viti i botimit: 1977

• Rrethanat e autorit mbi ngjarjen: Pallati i ëndrrave jep realitetin e kohës kur është shkruar dhe të njerëzve të saj duke u mbështetur në metaforat, si Pallati i ëndrrave, nëpunësit dhe interpretuesit e tyre, ëndrra kolektive dhe individuale, ëndrra fatsjellëse dhe rrezikndjellëse, ëndrra e rëndomtë dhe bashkëndrra.

• Mbi librin: “Pallati i Ëndrrave” i Ismail Kadaresë ka kaluar në dy periudha: periudhën gjatë komunizmit dhe periudhën pas rënies së këtij të fundit. 1. Gjatë komunizmit: Dy kapitujt e parë të romanit, me titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, fillimisht u botuan në vitin 1977, në përmbledhjen me tregime “Emblema e dikurshme”. Autori e boton të plotë veprën tre vjet më vonë. Por në shkurt të vitit 1982, vepra u kritikua dhe u ndalua të qarkullojë. Në fillim nterpretohej sikur ishte kundër Perandorisë Osmane kjo për arsye se i drejtohej aq drejt Perandorisë Osmane 2. Pas rënies së komunizmit: Vepra pëson ndryshime artistike. Romani mori titullin “Pallati i ëndrrave” dhe emri i personazhit kryesor ndryshoi nga emri turk Ebu Qerim, në Mark-Alem. Në këtë periudhë vepra interpretohet si kundër komuniste.

Subjekti: Vepra ben fjale per nje shtet totalitar, qe ne shikim te pare duket si Perandoria Osmane, ku nje institucion, I quajtur Tbair Saraj (Pallati I enderrave), monitoronte,mblidhte dhe analizonte endrrat e qytetareve per te zbuluar ne to shenja te rreziqeve qe mund t´I kanoseshin shtetit. Ne nje realitet qe mund te jete Shqiperia, por edhe Perandoria Osmane, Mark Alemi, biri I nje familjeje te fuqishme, i Qyprillinjve, here ne pushtet edhe here e perndjekur, kerkon pune. Rrethanat e cojne ne Tabir Saraj. Ai eshte fare I papershtatshem per punet e Tabir Sarajit, por familja e futi per interest e saj. Fillon pune ne seksionin e seleksionimit te endrrave, seksion ky ku lexojne dhe dokumentojne endrrat endrrat qe u kane sjelle spastruesit nga baza, per te gjetur endrrat qe vene ne rrezik perandorine. Ne fillimet e punes ishte I hutuar dhe bente cdo gje per inerci. Por me pas , edhe pse e kuptoi se ky instuticion mund ta conte vetem drejt gabimeve, vazhdoi e ngjiti nje nga nje shkallet e karrieres deri ne maje. Dhe kjo jo se kishte zotesi te vecanta, por se ishte pjese e atij grupimi politik qe mori fuqine. Makina e shtetit e shperfytyron Mark Alemin, aq sa jashte pallatit jeta I duket banale edhe pa ngjyra. Mark Alemi, pinjolli I Qyprillinjve, nga lartesia ku eshte ngjitur, prêt renien e pashmangshme. Nuk ka rendesi se kur do te ndodhe, por do te ndodhe. Kjo eshte ligjesia e shteteve diktatoriale dhe totalitare. Ndaj Mark Alemi dhe grupimi qe ai perfaqesonte, nuk mund ti shpetonin kesaj ligjesie.

Struktura: Vepra ka arkitekture te thjeshte.

Ajo ndahet ne 7 kapituj:

•Mëngjesi

•Seleksionimi

•Interpretimi

•Dita e pushimit

•Darka

•Arkivi (pika kulmore)

•Afrimi i pranverës Piken kulmore e kemi ne kapitullin e fundit.

• Raportet Shtet Individ: Ne pamje te pare duket sikur vepra pershkruan vepren e Mark Alemit, por e verteta eshte me e thelle. Vepra perqendrohet ne marredheniet midis shtetit dhe individit. Katet dhe nivelet e nenpunesise ne Pallatin e endrrave jane njelloj si rrathet e ferrit. Nese si individ tenton te ngjitesh ne keto nivele , do te thote te kerkosh ndeshkim. Romani formulon qarte dilemen: te jesh ne Tabir Saraj, Brenda tij apo jashte tij, ti ofrosh atij sherbimin apo refuzimin, pra, ka dicka edhe amletiane ne ate qe me mire te ngjitesh ne hierarkine e kesaj piramide apo te qendrosh kokeulur. Tabir Saraji eshte zona pertej ligjit. Kush hyn aty gjendet nen mbrojtjen e asaj qe quhet “arsye shteterore”. Per te mberritur atje, eshte shume e veshtire. Ai ka aureolen e madheshtise, por pas fasades lulezon e keqja. Te verteten mbi kete shtet dhe mbi raportet e tij me individin e jep aq mire mendimi dhe fati i dajes se Mark Alemit, Kurtit:”…ai, pavaresisht nga emri i bukur qe ka, eshte instuticioni me I tmerrshem, me I verbri, me fatali.”

• Pallati: Imagjinata e Kadarese ka punuar si rrallehere: para nesh happen salla te medha e te ftohta, qindra dosje mbi tavolina, qindra koka mehmuresh mbi to, korridore te zymta, kuaj, karroca, korriere qe vejne e vine. Keshtu ne prekim nje realitet qe, ndonse I cuditshem, na behet I besueshem edhe aq shume trondites. Eshte nje pallat I mallkuar, I verber, misterioz, ku edhe ministrant nuk mund te futen, vecse me leje te posacme. Pallati I endrrave vendos per fatet njerezore dhe shteterore. Tabir Saraji apo pallati I endrrave shihej si nje nga institucionet themeltare te shtetit. Ky shtet kontrollonte cdo gje, “deri endrrat e njerezve”

• Endrra: Endrra shihet, pra nga Kadareja ne nje permase te re, e cila eshte lidhja e endrrave me ceshtjen kapitale te ekzistences, sin je celes per te zbuluar e shpjeguar rreziqet e te ardhmes.Por mund te shihet edhe si nje kurth, po qe se bie ne absurditetin e sa. Endrra mund te paralajmeroje komplote, tradheti, kryengritje, mund te jape sinjalin e nje carjeje te unitetit te perandorise, sinjalin e fillimit te nje lufte, te prishjes se aleancave, mund te paralajmeroje vjdhje te medha, abuzimet, degradimin. Keshtu ne romanin, e Kadarese, Endrra behet me e fuqishme se realiteti.

• Gjithekohesia (Universaliteti): Mekanizmi me emer Tabir Saraj nuk njeh pushim. Ne te edhe koha rrjedh sipas ligjeve te tjera. Ne roman nuk ka tregues kohore, as percaktim te sakte gjeografik. Historikisht nuk ka egzistuar nje instuticion I tille ne asnje perandori. Po nderkohe ky instuticion eshte vete ferri. Dhe jo vetem ai I komunizmit, por I te gjithe koheve edhe sistemeve. Imagjinata e Kadarese permban dicka magjepsese, zgjuese, provocative dhe cliruese. Arti I tij nxit shpirtin e rezistences se njeriut ndaj cdo lloj shtypjeje dhe totalitarizmi. Vepra e Kadarese, me teper se denoncim, eshte paraqitje e nje situate totalitare jo thjsht shqiptare, por e nje situate totalitare te perhershme, qe shfaqet here ketu, here atje dhe qe eshte perhere e pranishme, edhe atje ku nuk e mendon askush. Arti I Kadarese ka ndertuar nje gjeografi vetjake te histories, ku gjendet I shpalosur nje vision I madh artistic global. Korrieret shkojne e vijne nga te katerta anet e perandorise pa pushim, diten edhe naten. Ata sjellin endrrat, por tashme ato sjane thjeshte te individit. Kadare me to sjell “pagjumesine e popujve”

• Vecori te romanit: Vepra parakupton lexim alegorik me simbole si endrra, dosje, procesverbale etj. Nese shohim historine e romanit dhe kohen kur ai eshte realizuar e botuar, dallojme qe koha e ngjarjeve te rrefyera nuk eshte koha themelore e vepres ose ajo qe ka dashur te jape autori. Koha themelore qendron e fshehur, ndaj themi se koha ne roman eshte alegorike. Alegoria arrihet me ane te pershtjellimit kohor ose te analogjive, te ngjashmerive me kohen tjeter, ate te sundimit te diktatures ne Shqiperi. Pershkrimet e kryeqytetit ku luhen ngjarjet, jane te peraferta me Tiranen dhe se atmosfera qe rrethon ngjarjen, ngjason me atmosferen e terrorit, spastrimeve dhe burgosjeve ne Shqiperine diktatoriale. Nje nga elementet e vecanta te artit te Kadarese eshte perdorimi edhe ne kete veper I groteskut. Gjithcka ne veper eshte e zbehte, qe ga ndricimi I korridoreve, te veshja e nenpuesve, te fytyrat e tyre, madje gjer tek fjalet, levizjet, por mbi te gjitha shpirtin. Romani rrjedh ngadale, me njefare pertacie ne dukje me pak levizje, por me shume zhvillime te brendshme, me lufte ndergjegjie, meditime e filozofime te goditura. Ka pak personazhe, pak fjale dhe shume heshtje. Vec Mark Alemit, personazhet jane episodike dhe bartese dramash e tragjedish. Romani eshte nje nga arritjet me te medha te prozes shqiptare. Vete autori e ka vleresuar vepren si me te egren dhe me te fuqishmen ndaj diktatures nder tere veprat qe ai ka shkruar.