Përdoruesi:Ymer Raci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ymer Raci

Ymer Raci u lind me 4 korrik 1957 në Jellovc të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Jashanicë, Gjimnazin në Klinë, ndërsa Fakultetin e shkencave matematike-natyrore,drejtimi i gjeografisë në Prishtinë. Poashtu edhe studimet Post-diplomike i ka kryer në Prishtinë, ku mori titullin Magjistër i shkencave. Nga viti 1990 është angazhuar në Lëvizjen për Pavarësi (LDK). Anëtar i Këshillit Komunal për Arsim në Klinë, që nga formimi me 1995. Si aktivist i LDK,s dhe drejtor shkolle disa here është marr në biseda informative,është maltretuar dhe arrestuar nga milicia serbe, gjatë viteve 1990-1998. Ka punuar; arsimtar i gjeografisë në shkollën fillore në Jashanicë të Klinës (1982 -1995) , Në vitet 1992-93 krahas punës në shkollën fillore në Jashanicë punoi profesor i Gjeografisë në Gjimnazin“Luigj Gurakuqi” të Klinës, në punktin shkollor në Gllarevë, (sepse masat okupuese serbe nuk lejonin mbajtjen e mesimit shqip në objektin e Gjimnazit), Ka qenë Drejtor i shkollës në Jashanicë të Klinës (1995 - 2004), Zv.Drejtor, e në vazhdim U.D. Drejtor i Departamentit për Çështje Jorezidente (Diasporen) në Ministrinë e Kultures, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë (2004,2005), Nënkryetar i Komunës së Klinës (2006,2007). Nga viti 2008 punon në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ku punon edhe aktualisht në poziten Udhëheqës i Divizionit për Zhvillim Ekonomik Rajonal. Në Fakultetin Ekonomik të Kolexhit Universitar “Fama” nga viti 2010 është ligjërues në lëndët Ekonomia e Resurseve dhe Mbrojtja e Mjedisit, Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, ka ligjeruar lëndët; Gjeografia e Kosovës dhe Gjeografia e Vendbanimeve (2011-2012), Ka kryer trajnime në disa fusha si; në fushën e Arsimit, Menaxhimit, Administrates publike, Bashkëpunimit ndër-komunal, Zhvillimit Rajonal , Mjedisit(Ambientit) etj.

Ka botuar punime nga fusha e Turizmit, Mjedisit(ambientit), nga fusha e Arsimit ka botuar Monografinë “Historiku i Arsimit në Jashanicë të Klinës” etj.