Jump to content

Përdoruesi diskutim:58.164.100.85/Gjovalin Luka

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 58.164.100.85/Gjovalin Luka. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Daurr, një fjalë e re, që i duhet shtuar fjalorit tonë të shqipes

==============================
[Redakto nëpërmjet kodit]

Nga sa jeta e jonë na ka diktuar situata të tilla ndjenjash, shqiptari të ka njohur me të shprehurat e tija direkte: ndjenjat e gëzimit, të paqes, lumturisë dhe të dashurisë (nga njëra anë) dhe këto ndjenjat e urrejtjes, të egërsisë, krimit etj. (në anën tjetër).

Por, tek koha ka evuluar dhe shumë koncepte të vjetëra nuk po gjejnë hapësirë, që ato të zënë vënd tek e reja e evuluar, mendoj se shumë shprehje tonat duhen t’i përpunojmë që ato t’na marrin kuptimin që duam.

Po ju sjellë nja dy shëmbuj, ku shprehjet e dikurëshme dhe shumë kuptimplote, nuk të zënë vënd në konceptet e reja të kohës që po jetojmë…

1- Është thënë dikur se, “I qajnë hallin kalorësit, se i varen këmbët”. Sot, sidomos në kapitalizmin e zhvilluar, ku të fitohet kaq shumë me punën tuaj, kam arritur që edhe unë t’ja thëmë ndryshe mendimin tim, një inspektori shtetëror për kontrollet e sjelleve të bosave se, “Mos m’a qajë aspak hallin mua, pse po jam kalë dhe se po e mbajë kalorësin tim”, tek vërtetë nuk e kisha aspak problem dhe kurrë nuk kam qënë i shqetësuar, se po punoja për një bos të keq kapitalist, përderisa unë po e merrja komplet hakun e mundit tim…

2- Po kështu të kemi rastin kur themi, “Dardha e ka bishtin mbrapa”, duke menduar se asaj pune, që sapo e bëmë, do i dalin më pasë të metat e saja, apo se kjo e keqja do na vijë më pas. Por, përse ne të mos i themi tjetërit këtë të kundërtën? T'i themi këtë, kur e dimë vehten tonë se po punojmë me shumë kujdes, me shumë nder dhe pa gabime, se “Edhe bishti e ka dardhën para”... Kjo Kështu, që t’i lëmë tjetërit të kuptoj, se tani për tani unë vërtetë të jam një bishtë dardhe, por nesër – nga puna ime – unë patjetër do të jem një pasanik.

Faktet e vet jetës sime (këtij vëndi ku jetoj), të janë shëmbujt më kuptimplotete, ku dikur unë të isha bishti i një shoqërie (pasi kam pastruar deri edhe WC e ndërtesave të zyrave) dhe ja tek të jam sot, një dardhë e madhe prej ari (jo dardhë tamam, se ndryshe më hanë apo do kalbem).

Pra, nga sa shprehim, këtu nuk të flitet që t’na zhduken nga përdorimet ish shprehjet e vjetëra. Jo, aspak! Ato, patjetër që duhet të ruhen si një nga thesaret e kombit tonë, si modele të atyre kuptimeve dhe përshkrimeve të realitetit të kohës. Këtu të flitet, që ka ardhur koha për shtime në fjalorin tonë të disa shprehive të reja dhe t’i fusim këto tek fjalori ynë, si më kuptimplote nga sa na ishte ajo e mëparëshmja…

Fjala që duhet të diskutohet edhe nga linguistët specialist shqiptarë, është “daurr”. Daurr, është një bashkim i shkurtimeve ‘dashuri’ - da dhe ‘urrejtje’ – urr, një fjalë e re shqipe në përdorim shumë të gjërë në shoqërinë time, e cila të kupton qartë ndjenjat e kryqëzuar të dashurisë dhe urrejtjes, duke e lënë njeriun që e zotëron këtë bashkim, unitet, shkrirje të ndjenjë në një, në një gjëndje apatike të pashpresë, jo aftë që t’i shkojë qoftë urrejtjes apo qoftë dashurisë…

Mendoj, se kjo fjalë duhet t’i përhapet mbarë botës, nga ana e jonë dhe si një fjalë e shqipes sonë, pasi simbolizon gjëndjen e paqartë shpirtërore të një personi në dilemë…

Nga shumë studime të bëra nga ana ime, krahas atyre të bëra nga sociologë të njohur, të arrij në konkluzion se, “Shoqëria e sotëme tashmë, nuk e ka njerzinë vetëm ato me ndjenjat e dashurisë apo vetëm me ato ndjenjat e urrejtjes. Shoqëria e sotëme e globalizimit, e martesave të përzierjeve në mes kombeve të ndryshme dhe kjo jeta e kontrollit të çdo gjëje dhe të plotë me anën e elektronikës, ka filluar t’i ketë ndjenjave të saja, një shkrije të re të emocioneve të shprehura përgjatë situatave të jetës, me ndjenja të dyshimit jo përcaktues në vendimin.

Po ju sjellë një shëmbull të situatës “daurr”…

Një ditë më takoj të bisedoja me një mikun tim, rreth situatës së tij, me gruan e vetë. Këtë problem, sigurisht që e hapi ai vet, pasi ai më kërkonte mua, t'i jepja një mendim, se si duhej të vepronte ai, ndaj të shoqes. E shoqja, të është vërtetë një femër yll e bukur, por që e ka si ves këtë luajtjen kumar në Casino, duke ja harxhuar familjes padrejtësishtë para të shumta. Miku im, këtë ves e urren për-vdekje. Shpeshë, ai të grindej keqazi me të shoqen, gjë që unë dhe gruaja ime e vinim menjëherë re, sapo të takoheshim me njëri-tjetërin. Por, nga ana tjetër, miku im e do aq shumë gruan e tij, sa - besoj - as vet Romeo dhe Julieta nuk mund të dashuroheshin më shumë… Pra, tek ky njeri, të janë të kryqëzuara keqazi, dy ndjenjat paralele, të cilat e bëjnë këtë burrë një njeri me një llogjikë të çakorduar, jo vendim-marrëse, hezitante, sigurisht edhe toleruese por edhe ankuese, dënuese, por edhe falëse etj, etj, etj, kësi ndjenjash të pafundëme, që e lënë këtë njeri, të pa zgjidhjen e duhur të hallit që ka…

Shëmbuj të tjerë rreth "daurr", të kemi kaq shumë, sa po kaq shumë valë të kanë oqeanet e botës, ku po përmëndim thjeshtë këto ndjenjat, kur një femër apo një mashkull të lidhur me dashuri, e pëlqejnë shumë njeri-tjetrin, por njëra palë e tradhëton të dashurin/të dashurën me një tjetër, tek padashje ai ose ajo, i jepet ndjenjës së pandalëshme të afshit përvëlonjës madhështor që e zotëron vetëm kjo dashuria e shpejtë dhe seksi i çastit…

Pra, edhe këtu të kemi dashurinë e njërës anë, e kryqëzuar kjo me urrejtjen e madhe të tradhëtisë, nga ana tjetër…

Kështu, arrijmë në konkluzion se “daurr” të është kjo fjala më e saktë, që e përshkruan këtë ndjenjën dyfishe të emocioneve të paspjeguar morali tek njeriu i këtyre situatave.

Pastaj, nga fjala “daurr”, ne mund të marrim shumë kuptime të tjera të përdorimit, të lidhura këto më këtë rrënjë, si p.sh.: “gjëndje daurrante”; “person i pozicionit daurr”; “daurrizmi i tij/saj” etj, etj.