Përdoruesi diskutim:62.167.103.124

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 62.167.103.124. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Ulqin - Dështimi i mbajtjes së seancës së fundit të Kuvendit Komunal të Ulqinit ka thelluar edhe më tej krizën në Koalicionin Demokratik "Shqiptarët Bashkë" dhe pushtetin lokal të Ulqinit. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fuad Nimani, duke pranuar se pas dështimit të kësaj seance Kuvendi dhe pushteti lokal ndodhen në krizë, ka paralajmëruar se për situatën e krijuar do të njoftojë instancat më të larta republikane. Por kryetarët e klubeve të këshilltarëve të tri partive shqiptare, që përbëjnë Koalicionin Demokratik "Shqiptarët Bashkë", dhe të cilët as në seancën e fundit të Kuvendit Komunal nuk kanë arritur tzi harmonizojnë qëndrimet rreth pikave të rendit të ditës, mendojnë se ende nuk janë shterrur të gjitha mundësitë për daljen nga kriza e krijuar në Koalicion. Kryetarja e Klubit të Këshilltarëve të UDSH-së në KK të Ulqinit, Hatixhe Gjoni, thotë se daljen nga kriza e sheh në harmonizimin e mendimeve të të tri palëve të Koalicionit që ushtrojnë pushtetin lokal. "Unë shpresoj që kjo mund të arrihet, normalisht me mirëkuptim dhe tolerancë", thotë ajo. Ndërkohë, kryetarët e klubeve të këshilltarëve të LD në MZ dhe PPD në KK të Ulqinit mendojnë se krizën e krijuar mund ta zgjidhin vetëm udhëheqësit më të lartë partiakë. "E vetmja mundësi për të dalur nga kriza është që udhëheqësit më të lartë të të tri partive politike shqiptare të ulen të bisedojnë dhe tzi harmonizojnë qëndrimet për çështjet kontestuese, për të cilat kryetarët e klubeve nuk kanë mundur tzi harmonizojnë qëndrimet", thotë Ibrahim Perezaj, kryetar i Klubit të Këshilltarëve të LD në MZ në KK të Ulqinit. Ndërkaq, Islam Rexha, kryetar i Klubit të Këshilltarëve të PPD-së në KK të Ulqinit, thotë se brenda partnerëve të Koalicionit ekziston një marrëveshje e nënshkruar me të cilën parashikohet që në rast se situata e krijuar nuk mund të zgjidhet ndërmjet kryetarëve të klubeve, gjegjësisht këshilltarëve të klubeve, zgjidhjen duhet ta gjejnë udhëheqësit më të lartë të tre partnerëve të Koalicionit. "Mbetet vetëm që udhëheqësit më të lartë të të tri partive të zhbllokojnë situatën e krijuar. Mendoj se partnerët e Koalicionit janë të vetëdijshëm për situatën e krijuar, e cila kërkon një angazhim maksimal dhe zgjidhje të menjëhershme në mënyrë që të evitohen pasojat e mundshme", thotë Rexha. Kryetarët e klubeve të këshilltarëve të UDSH-së dhe LD në MZ shprehin habi me deklaratën e kryetarit të Komunës, Fuad Nimani, se për situatën e krijuar do të njoftojë instancat më të larta republikane. "Kur e kemi formuar Koalicionin që do të qeveriste në nivel lokal, këtë e kemi bërë në pajtim të tri subjekteve politike shqiptare, duke mos konsultuar as Qeverinë, askë tjetër, dhe as që kemi pasur parasysh opcionet tjera të qeverisjes, prandaj pa u kthyer përsëri problemi në organet e partive që kanë marrë këtë vendim nuk kemi pse të konsultojmë organet e pushtetit republikan", shprehet Hatixhe Gjoni, kryetare e Klubit të Këshilltarëve të UDSH-së. Edhe kryetari i Klubit të Këshilltarëve të LD në MZ, Ibrahim Perezaj, e vlerëson deklaratën e kryetarit të Komunës Fuad Nimani të pavend. "Një deklaratë e tillë është e pavend, sepse kryetari i Komunës duhet së pari të konsultohet me partinë e vet e pastaj me anëtarët e tjerë të Koalicionit para se ta bëjë një gjë të tillë", thotë Perezaj. Sa i përket mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale për zgjidhjen e krizës ekzistuese, të tre kryetarët e klubeve të këshilltarëve shprehen se nuk e shohin këtë si rrugë për zgjidhjen e problemit dhe se një gjë e tillë nuk i shkon në favor askujt, aq më pak partive shqiptare