Përdoruesi diskutim:9orest

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 9orest. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Letërsia e Vjetër e Arbëreshërve Të Italise[Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkak të vërshimit turk një numër i madhe shqiptarësh u detyruan të lene atdheun e të marrin rrugen e mërgimit për në Itali.Ky emigrim që u krye në disa valë kishte nisur me kohë po në grupe shumë të vogla.Pas vdekjes së Skenderbeut në vitet 1468-79 ai u dendesua.Mbreti i Napolit i vendosi shqiptaret ne krahinat e varfra te Jugut Italian në djerrinat e Basilikates,Molizes,Puljes,Kapitanates e sidomos ne Kalabri.Një pakic u vendos ne Sicili.Ne gjysmen e pare te shek. XVI dhe pikerisht ne vitet 1532-33 vendoset ne Itali edhe nje numer shqiptaresh te Greqise ,te Gadishullit te Morese.Shperngulja pati edhe me vone po ne permasa te kufizuara. Ndonese ne kushte teper te veshtira ekonomike pa perkrahje pa ndihme shqiptaret e merguar diten te ruajne gjuhen traditat e lashta dhe jeten zakonore te te pareve.Madje,krahas bindjes se jane "te huaj te dheu leti"(italian) ata e mbajten te pashlyer kujtimin e atdheut dhe te luftetareve herioke qe kishin bere stergjysherit nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit kunder pushtuesve osmane. Trojet ku u vendosen shqiptaret pertej detit qene prona feudale nga me te prapambeturat ne pikpamje ekonomike shoqerore e kulturore.Atje, ata jetuan pergjithesisht te shkeputur nga vendesit duke ruajtur mire tiparet e kombesise se tyre.Po ne shek.XIX me zhvillimin e marredhenieve kapitaliste edhe ne krahinat jugore te Italise nisen te shtohen kontaktet e lidhjet e arberesheve me vendesit nisi te depertoje kultura italiane;mjafte fshatra u asimiluan e e humben fizionomine shqiptare duke humbur gjuhen meme. Jeta kulturore e arberesheve te pertejdetit ne shek.XVI-XVII qe ne pergjithesi e varfer sadoqe nuk munguan perpjekjet per ta shkruar gjuhen e tyre dhe per te krijuar nje letersi te veten qe te sherbente ne radge te pare per nevojat fetare,gje qe ishte ne interes te kishes po qe nga ana tjeter ndihmonte per vazhdimin e tradites se shkrimit te shqipes dhe objektivisht per ruajtjen e kombesise. Ne shek.XVIII jeta kulturore e arberesheve u be me e dendur.Ne kete kohe u hapen dy kolegje,njeri ne Kalabri dhe tjetri ne Sicili (1732-34).Ata pergatitnin klerike qe do te sherbenin ne ngulimet arbereshe po qe ndihmuan edhe per gjallerimin e jetes letrare e pergjithesisht kulturore.Nje pjese e krijimeve u shkri me poezine popullore,disa mbeten te shperndara ne doreshkrime,nje shumice humben.E zhvilluar ne kushtet e feudalizmit edhe letersia e vjeter arbereshe ka qene nje letersi fetare dhe didaskalike. Autoret e saj perkthyen ose pershtaten letersine kishtare italiane e latine dhe me rralle krijuan poezi mistike origjinale.Ky prodhim ,relativisht i paket qe nje kapercyell per ne letersine artistike. Letersia arbereshe e Italise,me sa e njohim sot e ka origjinen te nje katekizem i perkryer prej italishtes nga Leka Matrenga dhe i botuar ne Rome me 1592,me titullin " E mbsuame e krishtere! "(Doktrina christiana).Aty gjejme edhe te paren vjershe qe njohim shqip,nje strofe teteshe ne njembedhjeterrokesh te hartaur me shkathtesi te plote e qe mund te flase per nje tradite me te hershme vjershimi shqip te kultivuar.Permbajtja eshte fetare.Gjuha vete e Matrenges,si edhe ajo e Buzukut ,flet gjitheashtu per nje tradite me te hershme te shkrimit te gjuhes sone.Per nje tradite te tille te sjelle nga Shqiperia,deshmonte fakti qe kemi permendur se tek arbereshet e Kalabrise ne krye te shek.XVII(1601) sherbesat fetare kryheshin shqip.Libri i Matrenges ashtu si dhe ai i Buzukut njihet nga nje kopje e Bibliotekes se Vatikanit gje qe duket te tregoje edhe nje here pas Buzukut se kisha katolike me gjithe ndonej leshim nuk e inkurajoi perdorimin e shqipes per nevojat kishtare. Matrenga ishte nga Hora e Arberesheve,ku coi jeten e priftit (1560-1619).Vepra e tij nuk la ndonje gjurme te dukshme dhe duhet pritur shek. XVIII qe te lind tek arbereshet e Sicilise nje levizje e vertet letrare sidomos pas krijimit te kolegjit te tyre te palermos (1734) sepse perpjekje njihen qe ne pjesen e dyte te shek.XVII.Qendra kryesore e kesaj levizje u be ajo shkolle,pastaj fshatrat Hora e Arberesheve dhe Palac Adriani.Mund te permendej nje numer autoresh fetare,midis te cileve Nikolle Brankati,Nikolle Filja,Nikolle Keta,Gavril Dara Plaku.Keta dhe te tjere leruan vjersherine kush la edhe ndonje gramatike te vogel a fjalor te shqipes,kush u interesua per mbledhjen e kengeve popullore etj.Nuk munguan veprat e erudicionit porse italisht ose latinisht.Asgje nuk u botua me kohe prej kesaj letersie.Dicka nisi te shohe driten e shtypit ,pas mesit te shek.XIX me iniciativen e gjuhetarit Dhimiter Kamarda,pastaj me shume ne shekullin tone si kenget popullore,kenget fetare,ndonje katekizem.Pjes ma e madhe e veprave mbeti ne doreshkrim,keshtu qe kjo levizje letrare mbetet disa anonime, Nikolle Brankati, nga Hora e Arberesheve,eshte nder te paret ne kohe(1675-1741).Ai pershtati kenge te ndryshme fetare shkroi edhe pak origjinale me nje gjuhe te sigurt dhe me mjeshteri gje qe duhet te deshmoje jo vetem per aftesit e autorit por edhe se ne kete pune ai kishte paraardhes .Vjershat e tij u perhapen e u bene anonime,pra eshte e veshtire edhe te identifikohen e te dallohen disa here nga krijimtaria e tjeter poetike e kohes. Ndikimi i poezise mistike italiane eshte i madh te Brankati: kjo vihet re si ne menyren e trajtimit lirik te temave si ne pasurine metrike qe ai sjell ne strofa dhe vargje.Merite e vecante e poetit eshte se ruan nje gjuhe pergjithesisht te paster dhe se bashke me gjuhen sjell edhe nje ndikim sado te kufizuar te poezise se popullit. Nikolle Filja (1691-1769) ishte nga fshati Mexojuzo (shqip:Munxifsi ),prift edhe ai,qe i kaloi shume vjet te jetes si famullitar ne nje ngulim te larget arberesh,ne Kieuti te Kapitanates.Ketu edhe u zbulua pjesa me e rendesishme e veprave te tij midis te cilave nje permbledhje kengesh popullore, "Kengeza e pleqrijse"(1737),permbledhja me e vjeter e llojit qe sot njihet.Eshte botuar nga Mikel Markianoi (1908).Me te ,Filja e cel rrugen folkloristeve te tjere arberesh si autorit Palac Adriani,Gavrill Dara Plakut (1765-1832),gjyshi i poetit te shquar te Rilindjes ,Gavril Dara i Ri.Vjershat fetare te Filjas kane te njejtat karakteristika me ato te Brankatit. Nikolle Keta (1742-1803),prej fshatit Kontesa Entelina eshte autori me i rendesishem arberesh i Italise gjer ne shek.XVIII.Ai studioi ne seminarin e Palermos dhe me perpjekjet e veta fitoi nje kulture te gjere.Ishte prift e rektor i seminarit te permendur.Qe i ri njohu veprat e shkrimtareve tane te Veriut te shek.XVII dhe iu vu punes per nje fjalor shqip-italisht, te cilin e kreu me 1777,po qe ka mbetur i pabotuar.(Ruhet ne biblioteken Mbreterore te Kopenhages dhe eshte edhe italisht -shqi.Ka rreth 10000 fjale) Nje punim i rendesishem i Ketes eshte traktati historiko-etnografik italisht me titullin " Thesar njoftimesh mbi maqedonet " (Nuk eshte botuar ,vecse pjeserisht ne shek.XIX,ruhet po ne Biblioteken Mbreterore te Kopenhages,titulli origjinal eshte " Tesoro di notizie su dei Macedoni " .Aty shtrohen sidomos ceshtjet e origjines dhe te autoktonise se popullit shqiptare.Autori trajton edhe historine e popullit tone duke u dhene nje vend te vecante lufterave te Skenderbeut; ai ndalet posacerisht te historia dhe gjendja e arberesheve te Italise. Vepra deshmon si per njohurite e autorit mbi gjithecka ishte shkruar per vendin dhe popullin tone qe nga lashtesia greko-latine e gjer ne ditet e tij,si per njohjen e traditave tona te shkruara dhe gojore,ashtu edhe per ndjenjat e zjarrta patriotike qe e frymezuan Keten su shkrimtar e dijetar. Keta ka lene edhe disa vjersha fetare ,prej te cilave ndonjera eshte botuar ne shek.XIX e kendej.Jane krijime pak a shume te ngathta mbi ngjarjet biblike dhe me karakter meditativ e moralizues.Interes kryesor paraqitin dy lirika te shkurtra autobiografike te autorit, te ardhura mire e ku spikat ndjenja patriotike.Njera prej tyre eshte e para sprove e tingellimit qe njihet ne gjuhen . I frymezuar nga qellimet e larta per ta ruajtur e zhvilluar trashegimin e vyer te stergjysherve ,gjuhen dhe letersine amtare,me krenarine e madhe se eshte " llastar " i nje atdheu dhe populli na tregon pikerisht se si ai punoi pa u lodhur per te qemtuar e per te vene ne pah traditat e pasura te popullit te vet.Ja dy tercinat qe e mbyllin kete tingellim,ku rreh nje zemer, e cila ka nisur te ziej nga idealet qe do te frymezonin rilindesit arbereshe te shekullit qe do te vinte,si De Raden,Daren e Ri etj.


... Zok i zbjerre,pra t´di krahet coi ne Palerme e n´Kuntise,po ktej e atej; nder´n e arbreshet te gjith gramet kerkoi. Si krymp mundafshi gjith svis vetehej e kete vistar tuar,qendisi e shkroi, se te qesoj gjith Arbri ndjer pertej. Ne Kalabri gjer ne shek.XVIII hasim vetem ndonje sprove te rralle te shkrimit te shqipes,per shembull me 1638(sprove vjershe) po me themelimin ne Sh.Benedikt Ulano te kolegjit (1732) trensferuar ne Shimiter Korone me 1796,nisi tek arbereshet e asaj krahine nje levizje letrare e cila nuk paraqitet aq e gjere sa ajo e Sicilise,po qe pati perfaqesues te zot midis te cileve Francesk Avati ,mbledhes i pare mbledhes i pare i njohur i kengeve popullore arbereshe ne keto ane.(para 1756) dhe vecanerisht Jul Veriboba.Ato kenge u botuan me vone pjeserisht nga Dh. Kamarda e J. de Rada (1866) dhe pjeserisht mbeten doreshkrim.Nuk munguan as eruditet ,si nje Pampilio Rodota . Ky, duke shkruar mbi historine kishtare na ka lane shume faqe mbi historine e arberesheve ku i kushton nje vend me vete kohes dhe lavdise se Skenderbeut i dokumentuar mire dhe me nje ndjenje te vale patriotike(1763).

Jul Variboba (1724-88) Jeten e poetit me te njohur te letersise se vjeter arbereshe,Jul Veriboba ,nuk e njohim ende mire.Lindi ne fshatin Mbusat te Kozences edhe mesoi ne seminarin e Sh. Benedikut Ulanos,ku ishte ndonje vit edhe rektor.Punoi si prift ne fshatin e lindjes dhe pati mosmarreveshje te medha me bashkekombesit,sepse deshi t´i kthente katolike gje qe s´ishte ne interesin e tyre.Ai keshtu qe i detyruar te largohet nga Kalabria dhe perfundoi me 1762 ne Rome.Atje vdiq si sekretar i nje urdhri fetar.Atje po me 1762 ka qene shtypur vellimi i tij poetik " Gjella e shen Merise Virgjer ". Veriboba eshte i pari autor arberesh qe hartoi nje veper e cila i ka shume me te dukshme synimet artistike e qe shenon nje ure kalimi nga letersia e llojeve te shkurtra ne letersine e llojeve me te gjata " Gjella " nuk eshte kaq nje poeme se sa nje permbledhje poethash e vjershash te shkruara ne kohe te ndryshme me lidhje tematike me shume se me nje subjekt te vetem te shtjelluar.Ajo synonte propaganden fetare nder masa.Nga pikepamja kompozicionale nuk kami te bejme me nje veper te njesuar.Vende-vende mungon frymezimi dhe bihet ne vargenim te thjeshte.Cilesite artistike shfaqen sidomos ne humanizmin e ndonje nga personazhet ne lirizmin e vetvetishem te poetit,ne humorin qe pershkon shpesh vargun e tij, po edhe prozen ( kushtimi e parathenia,me te cilat celet vellimi ) . Figura kryesore e vepres eshte ajo e She.Merise.Variboba e koncepton ate sipas perfytyrimit kishtar tradicional,po shpesh shkeputet prej ketij perfytyrimi ,ia heq vjershen hierarkike,duke i dhene personazhit tiparet krejt njerezore. Ishte nje karakteristike kjo e poezise gjysmepopullore( "popullore xhiante" ) fetare italiane te kohes,qe spikat edhe te poetet arberesh te Sicilise.Ndjenjat e Sh.Merise paraqiten ne krijimet e Varibobes si ndjenjat e nje nene te zakonshme: Bir,si te vranith? Mua,ku me ljanith? Si s´te pan lipisi? Si s´te ndihu mosnjeri? Me tij bir dua te shihem. nder kete varr dua te mbellihem! Ne kete menyre e qan nena djalin qe i kane vrare dhe po varroset. Mund te thuhet se poeti nuk vepron po keshtu edhe me figuren e Krishtit.Ky pergjithesisht ka mbetur nje personazh pa gjalleri: ne kete rast autori i qendroi me prane perfytyrimit kishtar dhe pak e arriti poezine. Atmosfere e vepres se Varibobes,veper e krijuar permes tregimit te ungjijve,mbetet thellesisht mistike.Poeti ka ndjere nevojen qe ta beje tregimin sa me te afert per lexuesin dhe kete e realizon duke krijuar mjedise fshatarake te ngjajshme me mjediset arbereshe te kohes.Ne vjershat e tij rikrijohet atmosfera e fshatit arberesh me lirizmin e tij..Elementet e jetes arbereshe ( pershkrimi i disa zakoneve ,perdorimi i emrave te bashkefshatareve te poetit per disa personazhe episodike,permendja e ndonje toponimi arberesh ),mjete te ndryshme te gjuhes e te figuracionit,toni popullor i vjershes te gjitha keto o japin poezise se Varibobes ngjyren e kohes dhe te vendlindjes i theksojne notat njerezore dhe origjinale te saj, Autori eshte nje lirik i lindur.Ngjarjet dhe klishet e ungjijve nuk e pengojne qe shpesh ai te shfaqe gjallerisht,thjesht e ngrohte qendrimet dhe ndjenjat e veta.Lirizmi i poetit rrjedhe p.sh ne ninullat e ne kenget e barinjve,qe jane dhe aq prane menyres popullore. Sidoqe stili i tij eshte me se nje here proliks dhe jo pergjithesisht i punuar,Variboba gjen figura te goditura qe burojne prej figuracionit popullor. Duall si dielli del nga menat, i bukur,i shkelqier,i pamekat. Ka raste kurr portretet e tij jane vertet te gjalla:

Nguqen si nje trandafile, sbardhen si bora nder male; i shkelqen leshethit, i ben drite ballethit. Ka te zez sizit, ka te kuq veshzit, e cukar buzeza moll´e kuqe faqeza.

Te krijimet e Veribobes nuk jane te pazakonshme,perkundrazi,vargjet e rredhshme dhe te harmonishme.Eshte nje autor me kulture poetike,tek i cili bie ne sy pasuria e metrave dhe e mjeteve te tjera te vjersherimit.Ai perdor lloje te shumta vargjesh,nga peserrokeshi te katermbedhjetrrokeshi i dyzuar,me shpesh me rime te puthur e me rralle te kryqezuar.Ne dhjeterrokeshin e dyzuar,ai vendos mjeshterisht rimen e brendshme ne mes,si ne nje cezure. Vjershetor i shkathet,Variboba krijon vargje dhe strofa te punuara.Po qellon qe ato te perzihen pa kriter,sepse krijon shpejt e jo perhere me nje kujdes te mjaftueshem.Rimat e tij jane te kerkuara dhe e arrijne shpesh qellimin. Gjuha e Varibobes eshte gjuha e fshatit te tij.Po ndryshe nga krijimet e shume autoreve arbereshe te shekullit poeti i rendon vjershat me italianizmat qe perdor,zakonisht per te sajuar rimen.Ndikimi italian eshte i tepruar mbi gjuhen dhe prozodine e tij,po ashtu si te bejtexhinjte tane ndikimi oriental.Po fryma popullore me te cilen ai shkroi,beri qe krijimet e Varibobes qe njohin suksesin ,te gjer ne ditet tona dhe jane bere pjese e folklorit.


Letersia e vjeter arbereshe mbeti nje letersi kryesisht fetare dhe didaskalike.Ajo nuk pati nje ndikim te rendesishem mbi letersine arbereshe te Rilindjes,ndonese sherbeu si nje tradite.Rilindesve arbereshe iu desh pergjithesisht t´i kundervihet qe ta kapercejne.Poezia e asaj kohe ishte nen ndikimin e ndjeshem te poezise italiane (kete e veme re qe te Matrenga) ,ndersa te rilindesit do te kemi nje kthese te madhe ne traditat popullore ,per te cilat edhe shkrimtaret e meparshem treguan admirim por pak i moren si model.Tema e atdheut,qe filloi te trajtonte ndonje prej autoreve (N. Keta),kujdesi qe ata ne pergjithesi , treguan per ta pastruar gjuhe,-pervec Varibobes e ndonje tjetri ,-ishte nje shfaqje e patriotizmit ,qe e ngriten lart me vone De Rada, Santori,Serembe,Dara i Ri dhe rilindes te tjere.